korrik 17

Korrik 2022


Nëse shërbesa jonë është që të dëshmojmë Krishtin në ndonjë situatë të pafavorshme, çelësi nuk do të jetë zgjuarsia jonë, por hiri i ardhshëm me bollëk.

Nga të gjithë njerëzit, apostujt dukej se kishin më pak nevojë për ndihmë për të dhënë një dëshmi bindëse për Krishtin e ringjallur. Ata kishin qenë me Të për tre vjet dhe e kishin parë të vdiste. Dishepujt e kishin parë Jezusin të gjallë pas kryqëzimit. Në arsenalin e dëshmisë së tyre ata kishin “shumë prova” (Veprat 1:3). Ndoshta mendon se, nga të gjithë njerëzit, shërbesa e tyre për të dëshmuar në ato ditë të hershme do ta mbështeste veten mbi fuqinë e lavdive të shkuara, të cilat ishin ende të freskëta.

Por libri i Veprave nuk na e thotë këtë. Fuqia për të dëshmuar me besnikëri dhe me efektshmëri nuk vinte kryesisht nga kujtimet e hirit. Ajo vinte nga furnizimet e reja të “hirit të madh”. “Hir i madh ishte mbi të gjithë ata.” Kështu ishte për apostujt dhe kështu do të jetë edhe për ne në shërbesën tonë të dëshmimit.

Çfarëdo shenjash dhe mrekullish shtesë që mund të tregojë Perëndia për ta theksuar dëshminë tonë për Krishtin, ato do të vijnë në të njëjtën mënyrë që erdhën edhe për Stefanin. “Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull” (Veprat 6:8). Hiri po mbërrinte nga Perëndia për gjithçka që Stefani kishte nevojë–dhe në fund për gjithçka që do t’i nevojitej për të vdekur.

Ekziston një hir dhe fuqi e jashtëzakonshme në të ardhmen, në të cilat mund të mbështetemi në krizat e një nevoje të veçantë në shërbesë. Ky është një veprim i ri fuqie, përmes të cilit Perëndia “i jepte dëshmi fjalës së hirit të tij” (Veprat 14:3; shih gjithashtu Hebrenjve 2:4). Hiri i fuqisë që furnizohet vazhdimisht, jep dëshmi për hirin e së vërtetës, i cili është dhënë njëherë e përgjithmonë.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

>