1 janar

Janar 2022    


Hiri nuk është vetëm prirja e Perëndisë për të na bërë të mirën atëherë kur nuk e meritojmë, por në fakt, është një fuqi reale nga Perëndia që bën të ndodhin gjëra të mira në ne dhe për ne. Hiri i Perëndisë ishte veprimtaria e Perëndisë në Palin për ta bërë atë të punonte edhe më fort: “Me anë të hirit të Perëndisë… jam munduar më shumë se gjithë të tjerët.” Prandaj, kur Pali thotë: “Veproni për shpëtimin tuaj,” ai shton: “sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin, edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:12-13). Hiri është fuqi nga Perëndia për të bërë gjëra të mira në ne dhe për ne. Ky hir është i mëparshëm dhe i ardhshëm gjithashtu.

Ky hir derdhet përjetësisht në ujëvarën e pafundme të së tashmes, nga lumi i pashtershëm i hirit që vjen te ne nga e ardhmja, në rezervuarin gjithnjë e në rritje të hirit në të shkuarën. Gjatë pesë minutave në vazhdim do të merrni hir mbështetës, i cili derdhet mbi ju nga e ardhmja, dhe kështu do të grumbulloni pesë minuta të tjera hir në rezervuarin e së shkuarës. Reagimi i duhur ndaj hirit që përjetuat në të shkuarën, është mirënjohja dhe reagimi i duhur ndaj hirit që ju është premtuar në të ardhmen, është besimi. Ne jemi mirënjohës për hirin e mëparshëm të vitit që lamë pas, dhe jemi të sigurt për hirin e ardhshëm për këtë vit të ri.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022

Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia