2 janar

Janar 2022 


Vdekja e Jezusit mbart mëkatet. Kjo është vetë zemra e krishterimit, zemra e ungjillit dhe zemra e veprës madhështore e shpenguese të Perëndisë në botë. Kur Krishti vdiq, Ai i mbarti mëkatet. Ai mori mëkatet, por jo të vetat. Jezusi vuajti për mëkatet që të tjerë kryen, në mënyrë që ata të ishin të lirë prej tyre.

Kjo është përgjigjja për problemin më të madh në jetën tënde, pavarësisht nëse e ndien apo jo që ky është problemi kryesor. Ka një përgjigje për mënyrën sesi mund të pajtohemi me Perëndinë, pavarësisht se jemi mëkatarë. Përgjigjja është se vdekja e Krishtit është një ofrim “për të marrë mbi vete mëkatet e shumë njerëzve”. Ai i mori mëkatet tona dhe i mbarti ato në kryq, ku edhe përjetoi vdekjen, që ne meritonim.

Çfarë do të thotë kjo tani për vdekjen time? “Sikurse njerëzit [edhe unë] një herë do të vdes.” Kjo do të thotë se vdekja ime nuk është më ndëshkuese. Vdekja ime nuk është më një ndëshkim për mëkatin. Mëkati im është hedhur tej. Mëkati im është “larguar” me anë të vdekjes së Krishtit. Krishti e mori ndëshkimin.

Atëherë, pse vdes unë? Për shkak se Perëndia ka vendosur që vdekja të vazhdojë të jetë në botë për tani, madje edhe mes fëmijëve të Tij, si një dëshmi e qëndrueshme për tmerrin e jashtëzakonshëm të mëkatit. Me vdekjen tonë, ne vazhdojmë të manifestojmë efektet e mëkatit në botë.

Gjithsesi, për fëmijët e Perëndisë vdekja nuk është më shprehje e zemërimit të Tij ndaj tyre. Vdekja është bërë porta përmes së cilës hyjmë në shpëtim dhe jo në dënim.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>