Pёrfytyroni sikur hapni njё libёr dhe gjeni atje njё pёrshkrim tё hollёsishёm dhe të gjallë tё çasteve tё fundit tё historisё njerёzore. Ngritjen e njё udhёheqёsi botёror me fuqi tё mbinatyrshme. Luftё globale. Fatkeqёsi natyrore tё njё shkalle qё bota nuk e ka parё ndonjёherё. Sheh pёrplasjen pёrfundimtare mes drejtёsisё dhe të keqes. Kjo histori rivalizon edhe letёrsinё mё tё mirё fantastiko-shkencore.
Por ёshtё krejt e vёrtetё.
Kjo, deklaron Xhon Mek-Arthёr (John MacArthur), ёshtё ajo qё gjejmё nё librin ndoshta mё tё pёlqyer dhe gjerёsisht mё tё keqkuptuar tё Biblёs: Zbulesa. Mesazhi historik i Xhonit, “Udhёtim i shpejtё pёrmes Zbulesёs”, i pёrshtatur kёtu nё formё broshure, ndihmon pёr t’i hequr misterin njё pjese tё Shkrimit qё shumё njerёz e konsiderojnё tepёr tё vёshtirё pёr t’u kuptuar. Megjithatё, libri i Zbulesёs premton bekime pёr ata qё i lexojnё fjalёt e tij dhe ua vёnё veshin atyre. Kjo broshurё “Udhёtim i shpejtё” do t’ju ndihmojё tё kuptoni simbolet, gjuhёn figurative dhe rёndёsinё e kёsaj historie tё mahnitshme tё parashkruar. Ajo do t’ju shtojё dëshirën pёr parajsёn, ose do t’ju japё njё dozё tё nevojshme meraku pёr tё ardhmen tuaj tё pёrjetshme dhe do t’ju drejtojё te Krishti, i vetmi qё mund t’ju shpёtojё nga zemёrimi qё Ai do tё sjellё njё ditё.