Pse është dashuri Perëndia? SEPSE PERËNDIA ËSHTË TRINI.
Pse mund të shpëtohemi? SEPSE PERËNDIA ËSHTË TRINI.
Si mund të jemi në gjendje që ta jetojmë jetën e krishterë? PËRMES TRINISË.
Në këtë libër plot gjallëri, gjejmë një hyrje në krishterim dhe në jetën e krishterë, e cila, nga fillimi në fund, është e rrënjosur në Perëndinë tonë triun — Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë. Përmes Trinisë nuk kuptojmë vetëm personin dhe veprën e Krishtit, por edhe lutjen, kishën dhe çdo aspekt tjetër të besimit tonë. Me shkathtësi dhe qartësi, Reeves-i nxjerr mësime nga historia e kishës deri në të tashmen, ndërkohë që i referohet një larmie të madhe mësuesish dhe predikuesish të shquar. Në këtë libër do të gjeni një përshkrim të pasur dhe të kënaqshëm të doktrinave bazë të krishterimit, që i shtjellon të vërtetat e thella dhe jetëndryshuese të besimit tonë.