Xhon Mek-Arthër na vjen në ndihmë duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve si më poshtë dhe shumë të tjerave në këtë broshurë. Në çdo faqe të saj do të zbuloni parime themelore biblike për familjet dhe do të mësoni si të ndërtoni marrëdhënie të forta, të gëzueshme dhe që nderojnë Perëndinë, të cilat do të sjellin bekim pafund në familjen tuaj.
- Si mund ta forconi martesën tuaj?
- Në ç’mënyra praktike mund t’i duan burrat/gratë e tyre?
- Si është nënshtrimi biblik?
- Cila është mënyra e duhur për të rritur fëmijët?
- A duhet t’iu binden fëmijët prindërve që nuk janë të perëndishëm?