1.Natyra e hirit të përgjithshëm. Kur flasim për hirin e përgjith- shëm, kemi parasysh, ose (a) ato veprime të përgjithshme të Fry- mës së Shenjtë përmes së cilave ai, pa ripërtërirë zemrën, ush- tron një ndikim të tillë moral te njeriu, saqë përmbahet mëkati, ruhet rendi në jetën shoqërore dhe nxitet drejtësia civile; ose
(b) ato bekime të përgjithshme përmes së cilave Perëndia u jep gjithë njerëzve, pa asnjë dallim, siç i duket e përshtatshme. Në dallim nga arminianët, ne pohojmë se hiri i përgjithshëm nuk e bën të aftë mëkatarin që të kryejë ndonjë mirësi shpirtërore, as të kthehet drejt Perëndisë me besim dhe pendim. Njeriu mund ta kundërshtojë këtë hir; madje, ky hir gjithmonë kundërshtohet pak a shumë dhe më së shumti prek vetëm pjesën e jashtme të jetës shoqërore, qytetare, morale dhe fetare. Ndonëse Krish- ti vdiq me qëllim që të shpëtonte vetëm të zgjedhurit, gjithsesi, gjithë raca njerëzore, përfshi të papenduarit dhe të mohuarit, përfiton së tepërmi nga vdekja e tij. Bekimet e hirit të përgjith- shëm mund të konsiderohen si rezultate të tërthorta të veprës shlyese të Krishtit.
2.Mjetet e hirit të përgjithshëm. Mund të veçojmë një sërë mjetesh:
(a) mjeti më i rëndësishëm është drita e zbulesës së përgjithshme të Perëndisë. Pa të, gjithë mjetet e tjera do të ishin të pamun- dura dhe të paefektshme. Ajo ndriçon çdo njeri dhe shërben për të udhëzuar ndërgjegjen e njeriut natyror. (b) Edhe qeve- ritë njerëzore i shërbejnë këtij synimi. Sipas “Rrëfimit” të besi- mit tonë (“Rrëfimi belg i besimit”, pika 36), qeveritë njerëzore caktohen nga Perëndia, për të kufizuar prirjet e liga dhe për të nxitur rendin dhe njerëzillëkun. (c) Një tjetër mjet i rëndësishëm është edhe opinioni publik, kur ai është në harmoni me ligjin e Perëndisë. Opinioni publik ka ndikim të jashtëzakonshëm në sjelljen e njerëzve që janë shumë të ndjeshëm ndaj gjykimit të tij. (d) Së fundi, edhe ndëshkimet e shpërblimet hyjnore shër- bejnë për të nxitur mirësinë morale në botë. Shpesh ndëshki- met hyjnore frenojnë veprat e mëkatshme të njerëzve, ndërsa shpërblimet hyjnore i nxisin të bëjnë atë që është e mirë dhe e drejtë.
3.Efektet e hirit të përgjithshëm. Veprimit të hirit të përgjithshëm mund t’i vishen efektet e mëposhtme: (a) Vonohet ekzekutimi i dënimit me vdekje të njeriut. Në fillim (pra, kur Adami ra në mëkat), Perëndia nuk e ekzekutoi plotësisht dënimin me vdek- je të mëkatarit dhe këtë nuk e bën as tani, por i jep kohë për pendesë (Rom. 2:4; 2 Pjet. 8:9). (b) Përmbahet mëkati në jetën e individëve dhe kombeve. Shprishja që hyri në jetën njerëzore përmes mëkatit vonohet dhe nuk i lejohet ende që të përmbushë veprën e saj shkatërrimtare (Zan. 20:6; 31:7; Jobi 1:12; 2:6).
(c) Njeriu ka ende njëfarë ndjesie të së vërtetës, të së mirës dhe së bukurës, i vlerëson këto deri në një farë mase, si dhe zbulon dëshirën për të vërtetën, moralin dhe disa forma feje (Rom. 2:14- 15; Veprat 17:22). (d) Njeriu natyror është prapëseprapë i aftë që të kryejë disa të mira të natyrshme ose drejtësinë qytetare, disa vepra që janë së jashtmi në harmoni me ligjin, ndonëse pa vlerë shpirtërore (2 Mbret. 10:29-30; 12:2; 14:3; Lu. 6:33). (e) Të gjithë njerëzit marrin bekime të shumta dhe të pamerituara nga Perëndia (Psa. 145:9, 15, 16; Mat. 5:44, 45; Lu. 6:35, 36;
Veprat 14:16, 17; 1 Tim. 4;10).
Mësoni përmendësh. Pasazhe që provojnë pikat e mëposhtme:
a.Një mundim i përgjithshëm i Frymës me njerëzit:
Zanafilla 6:3. “Dhe ZOTI tha: ‘Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet’”.
Isaia 63:10. “Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymën e tij të shenjtë; prandaj ai u bë armiku i tyre dhe luftoi kundër tyre”. Romakëve 1:28. “Dhe, meqenëse nuk e quajtën me vend të njohin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur,
për të bërë gjëra të pahijshme”.
b.Përmbajtja e mëkatit:
Zanafilla 20:6. “Dhe Perëndia i tha (Abimelekut) në ëndërr: ‘Po, unë e di që e ke bërë këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sate, ndaj të ndalova të kryesh një mëkat kundër meje; ndaj nuk të lejova ta prekësh’”.
Zanafilla 31:7. “Ndërsa ati juaj më ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesën time dhjetë herë, por Perëndia nuk e lejoi të më bëjë të keq”.
Psalmi 105:14. “Ai nuk lejoi që t’i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre”.
c.Veprat e mira nga ana e të parilindurve:
2 Mbretërve 10:30. “Prandaj ZOTI i tha Jehut: ‘Meqenëse ke vepruar mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe i ke bërë shtëpisë së Ashabit të gjitha atë që kisha në zemër, bij- të e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezin e katërt’”. Shih dhe vargun 31.
Luka 6:33. “Dhe nëse u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, ç’hir keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët bëjnë të njëjtën gjë”.
Romakëve 2:14, 15. “Sepse, kur kombet që s’kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s’kanë ligjin, janë ligj për vetveten; këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegjja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre akuzojnë ose edhe mbrojnë njëri-tjetrin”.
d.Bekime të pamerituara mbi gjithë njerëzit:
Psalmi 145:9. “ZOTI është i mirë me të gjithë dhe plot dhem- bshuri për të gjitha veprat e tij”.
Mateu 5:44, 45. “Por unë po ju them: “Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, të bëheni bij të Atit tuaj që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drej- tët dhe të padrejtët”.
1 Timoteut 4:10. “Sepse për këtë, edhe mundohemi dhe po shahemi, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve”.