Apostulli Pal e porositi birin e vet në besim (1 Timoteut 1:2), Timoteun, i cili do të vazhdonte punën e përhapjes së ungjillit dhe forcimit të kishave, që të luftonte luftën e mirë, duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë (1:18-19). Ai duhet t’u mësonte pleqve që të ishin të aftë të jepnin mësim (3:2), ndërsa dhjakëve që ta ruanin misterin e besimit me ndërgjegje të pastër (3:9). Ky “mister i besimit” është përjetimi i përzemërt i përmbajtjes së besimit të krishterë, gjë e cila përlëvdon Perëndinë: Dhe pa kundërshtim misteri i perëndishmërisë është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u drejtësua në Frymë, iu duk engjëjve, u predikua ndër paganë, u besua në botë, u ngrit në lavdi (3:16). Thirrja që i formulon Pali Timoteut është kjo: Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbenjës i mirë i Jezu Krish- tit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të doktrinës së mirë, që ke ndjekur (4:6). Timoteu duhet t’i shmanget çdo mësuesi që nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë (6:3). Letra e parë që Pali i drejtoi pasuesit të tij si misionar e përmbledh kështu porosinë në vargjet për- mbyllëse: O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shman- gur nga fjalët e kota profane dhe nga kundërvëniet e diturisë së rreme, të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty. Amen. (6:20-21).
Në letrën e dytë drejtuar birit të vet shpirtëror, Pali e thekson edhe një herë tjetër këtë: Mbaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje në besim dhe dashuri, në Krishtin Jezus. Ndoren e mirë ruaje me anë të Frymës së Shenjtë që banon brenda nesh (2 Timoteut 1:13-14). Lexoni dhe 2:14-15; 2:24- 26; 3:14-16; 4:2-5. “Ndorja” (greqisht: paratheˉkeˉ) është një de- pozitë e vlefshme që i besohet një kujdestari. Me këtë fjalë Pali nënkupton fjalët e shëndosha të Jezu Krishtit, fjalët e besimit, doktrinën e drejtë, të cilat i janë besuar kishës, si kujdestare e Krishtit. Kisha nuk mund të qëndrojë, të rritet, të lulëzojë dhe të jetë e frytshme, pa këtë doktrinë biblike.
Pikërisht për këtë arsye e kemi botuar në gjuhën shqipe librin që ti lexues i dashur po merr sot në dorë. Ky është një libër shumë i njohur dhe i rëndësishëm: Përmbledhje e doktrinës së krishterë. Ai përbën vërtet një përmbledhje të një vepre shumë më të vëllimshme: Teologjia sistematike, nga i njëjti autor.
Autori është Dr. Luis Berkhof (1874-1957). Ai pati një kar- rierë të gjatë dhe të spikatur si profesor në Seminarin Teologjik “Kalvin” në Grand Rapids, SHBA. Të dy librat e përmendur janë përmbledhje e shkrimeve dhe materialeve të përdorura në 38 vite mësimdhënie. Përmbledhja u shfaq për herë të parë në vitin 1938. Ajo është rishtypur shumë herë. Arsyen për këtë e gjeni në kapakët e pasmë të versioneve të ndryshme në anglisht: “… i pashoq si doracak i njohur i doktrinës së krishterë, i shkruar nga një pikëvështrim ungjillor dhe i reformuar”. “E admirojmë këtë libër për qartësinë e vet dhe për paraqitjen e gjallë që i bën një materiali të njohur. Mësimet janë të shkurtra dhe futen drejt e në temë. S’njohim libër tjetër doktrine që do t’ua rekomando- nim atyre që duan një libër ku të gjejnë shprehjen e shkurtër, por mjaftueshmërisht të plotë, të mësimeve të Biblës”.
Nuk ka nevojë për rekomandime të tjera që të justifikojmë përkthimin e Përmbledhjes së doktrinës së krishterë në shqip. Kishat protestante në Shqipëri që, me hirin e Perëndisë janë ripërtërirë që nga 1991, kanë nevojë për një doracak të tillë të shkurtër biblik. Të krishterët, kishat dhe grupet e studimit, si dhe shkollat biblike dhe kolegjet teologjike, mund të përfitojnë së tepërmi nga ky material i shëndoshë dhe i përmbledhur. Mësi- met janë të shkurtra, të mbushura me citime nga Bibla (disa prej të cilëve duhen mësuar përmendësh) dhe të pasuruar me sugje- rime për studim të mëtejshëm, si dhe me pyetje për përsëritje. Studentëve që e lexojnë këtë Përmbledhje dhe që dëshirojnë të shkojnë më thellë, u rekomandojmë të blejnë Teologjinë siste- matike të Berkhofit ose librin tjetër të tij: Historia e doktrinës së krishterë.
Si botues i përkthimit shqip, “Misioni i Bashkësive të Refor- muara” (ZGG-Albania) është i gatshëm ta paraqesë dhe ta japë këtë libër në kishat dhe në grupet e studimit.
I dashur lexues, këtë libër po ta dorëzojmë me fjalët e rrëfimit dhe rekomandimit që Pali i tha Timoteut: I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë (2 Timoteut 3:16-17).
Gerard Wassink Tiranë, korrik 2016