2.Thelbi i natyrës së mëkatit. Për momentin, shumë njerëz e zëvendësojnë fjalën “mëkat” me fjalën “ligësi”, por ky është një zëvendësues i dobët, sepse fjala “mëkat” është shumë më spe- cifike. Ajo nënkupton një lloj ligësie, pra, një ligësi morale për të cilën njeriu është përgjegjës dhe që e vë nën një vendim dë- nimi. Prirja e sotme që ta konsiderojmë mëkatin thjesht si një gjë e gabuar që u bëhet qenieve të tjera njerëzore, s’e kap fare thelbin e çështjes, sepse një gjë e gabuar e tillë mund të quhet mëkat vetëm për sa kohë që është në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë. Mëkati përcaktohet siç duhet nga Shkrimi si “paligj- shmëri” (1 Gjon 3:4). Ai nënkupton mungesën e përputhjes me ligjin e Perëndisë dhe, si i tillë, është e kundërta e asaj dashurie që kërkon ligji hyjnor. Bibla e shikon gjithmonë mëkatin në lidhje me ligjin (Rom. 1: 32; 2:12-14; 4:15; 5:13; Jak. 2:9, 10; 1 Gjon
3:4). Mëkati është, pikësëpari, faj dhe i bën njerëzit të ndëshkue- shëm para gjykimit (Rom. 3:19; 5:18; Efe. 2:8), pastaj është edhe shprishje e brendshme ose ndotje morale. Të gjithë njerëzit janë fajtorë në Adamin dhe, si rrjedhojë, lindin me natyrë të shpri- shur (Jobi 14:4; Jer. 17:9; Isa. 6:5; Rom. 8:5-8; Efe. 4:17-19).
Mëkati e ka vatrën në zemrën e njeriut dhe nga kjo qendër ndi- kon intelektin, vullnetin dhe ndjenjat, madje gjithë njeriun, dhe gjen shprehje përmes trupit (Fja.U. 4:23; Jer. 17:9; Mat. 15:19, 20; Lu. 6:45; Heb. 3:12). Në dallim nga katolikët-romanë, ne besojmë se mëkati nuk nënkupton vetëm veprimet e jashtme, por përfshin dhe mendimet, ndjenjat dhe synimet e liga të zem- rës (Mat. 5:22, 28; Rom. 7:7; Gal. 5:17, 24).
3.Mëkati në jetën e racës njerëzore. Këtu, tri pika meritojnë të merren në shqyrtim:
- Lidhja e mëkatit të Adamit me atë të pasardhësve të tij. Kjo është shpjeguar në tri mënyra të ndryshme. (1) Shpjegimi më i hershëm njihet si teoria realiste, sipas së cilës në fillim Perëndia krijoi një natyrë të përgjithshme njerëzore që me kalimin e kohës u nda në aq pjesë, sa dhe individët njerëzorë. Adami zotëronte tërësinë e kësaj natyre të përgjithshme njerëzore; përmes mëka- tit të tij, kjo natyrë u bë fajtore dhe u ndot. Natyrshëm, çdo pjesë individuale e saj merr pjesë në këtë faj dhe ndotje. (2) Në kohën e Reformacionit doli në pah teoria përfaqësuese. Sipas kësaj pikëpamjeje, Adami kishte një marrëdhënie të dyfishtë me pasardhësit e vet: ai ishte kreu natyror i tyre, por ishte dhe për- faqësuesi i tyre si kreu i besëlidhjes. Kur ai mëkatoi, si përfaqë- suesi i tyre, ky mëkat iu vesh edhe atyre dhe, si rrjedhojë, ata lindin në gjendje të shprishur. Kjo është pikëpamja jonë e refor- muar. (3) Një teori e tretë, jo aq e njohur sa të tjerat, është ajo e fajësimit të ndërmjetëm. Sipas saj, faji i mëkatit të Adamit nuk vendoset direkt në llogarinë tonë. Shprishja e tij u transmetohet pasardhësve dhe kjo i bën personalisht fajtorë. Ata nuk janë të shprishur për shkak se janë fajtorë në Adamin, por janë fajtorë për shkak se janë të shprishur.
- Mëkati fillestar dhe aktual. Ne bëjmë dallimin mes mëka- tit fillestar dhe atij aktual. Të gjithë njerëzit lindin në gjendje mëkatare, e cila quhet mëkati fillestar dhe është rrënja e gjithë mëkateve aktuale që kryhen nga njeriu.
- Mëkati fillestar. Ky përfshin si fajin, ashtu dhe shprish- jen. Faji i mëkatit të Adamit na vishet neve. Ne jemi fajtorë në të, për shkak se ai mëkatoi si përfaqësuesi ynë. Për më tepër, ne trashëgojmë dhe shprishjen e tij dhe tani kemi padyshim një prir- je drejt mëkatit. Nga natyra, njeriu është tërësisht i shthurur. Kjo nuk do të thotë se çdo njeri është aq i keq sa mund të jetë, por se mëkati ka shprishur çdo pjesë të natyrës së tij dhe e ka bërë të paaftë të bëjë diçka të mirë shpirtërore. Gjithsesi, ai mund të bëjë shumë gjëra të përgëzueshme në lidhje me njerëzit e tjerë, por edhe veprat e tij më të mira janë rrënjësisht difektoze, për shkak se ato nuk shtyhen nga dashuria për Perëndinë dhe as nuk bëhen për t’iu bindur atij. Kjo shprishje dhe paaftësi e plotë mo- hohet nga pelagjianët, arminianët dhe modernistët, por mësohet qartazi në Shkrimet (Jer. 17:9; Gjoni 5:42; 6:44; 15:4, 5; Rom. 7:18, 23, 24; 8:7, 8; 1 Kor. 2:14; 2 Kor. 7:1; Efe. 2:1-3; 4:18; 2 Tim. 3:2-4; Tit. 1:16; Heb. 11:6).
- Mëkati aktual. Termi “mëkat aktual” përfshin jo vetëm mëkatet që nënkuptojnë veprime të jashtme, por edhe ato men- dime, dëshira dhe vendime të vetëdijshme që rrjedhin nga mëkati fillestar. Ato janë mëkate që individi i kryen në dallim nga natyra dhe prirja e tij e trashëguar. Ndërsa mëkati fillestar është një i vetëm, mëkatet aktuale janë të shumta. Mund të jenë mëkate të jetës së brendshme, si krenaria, zilia, urrejtja, epshet sensuale dhe dëshirat e liga; ose mëkate të jetës së jashtme, si mashtrimi, vjedhja, vrasja, kurorëshkelja, e kështu me radhë. Ndër to ekzis- ton dhe një mëkat i pafalshëm, pra, mëkati i blasfemisë kundër Frymës së Shenjtë, pas së cilit është i pamundur ndryshimi i zem- rës dhe për të cilin nuk është e nevojshme të lutemi (Mat, 12:31, 32; Marku 3:28-30; Lu. 12:10; Heb. 6:4-6; 10:26, 27; 1 Gjon 5:16).
- Përbotshmëria e mëkatit. Shkrimi dhe përvoja na mësojnë se mëkati është i përbotshëm. Ndonëse pelagjianët nuk e mohoj- në këtë, për këtë gjë ua veshin fajin kushteve të jashtme, si mje- disit të keq, shembujve të këqij dhe llojit të gabuar të arsimit. Ka pasazhe ku Bibla pohon drejtpërdrejt natyrën e përbotshme të mëkatit (si te 1 Mbret. 8:46; Psa. 143: 2; Fja.U. 20:9; Pred. 7:20; Rom. 3:1-12, 19, 23; Gal. 3:22; Jak. 3:2;1 Gjon 1:8, 10).
Për më tepër, Bibla na mëson se njeriu është mëkatar që nga lind- ja, prandaj, kjo nuk mund të konsiderohet si rrjedhojë e imitimit (Jobi 14:4; Psa. 51:5; Gjoni 3:6). Edhe foshnjat konsiderohen mëkatarë, sepse i nënshtrohen vdekjes, e cila është ndëshkimi për mëkatin (Rom. 5:12-14). Të gjithë njerëzit janë nën dënim nga natyra dhe, si rrjedhojë, kanë nevojë për shpengimin që gjendet në Krishtin Jezus. Fëmijët nuk bëhen kurrë përjashtim i këtij rre- gulli (Gjoni 3:3, 5; Efe. 2:3; 1 Gjon 5:12).
Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që provojnë:
a.Se mëkati është faj:
Romakëve 5:18. “Sikundër, pra, me anë të shkeljes së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit dënimi, ashtu edhe me anë të drejtësisë së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit drejtësimi i jetës”.
1 Gjon 3:4. “Kush bën mëkat, bën dhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelja e ligjit.
Efesianëve 2:3. “Ndërmjet të cilëve, edhe ne dikur, jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar vullnetet e mishit dhe të mendjes; dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, si dhe të tjerët”.
b.Se mëkati është ndotje:
Jeremia 17:9. “Zemra është gënjeshtare mbi çdo gjë dhe e li- gur keq; kush mund ta njohë atë?”
Romakëve 7:18: “Sepse unë e di se në mua, domethënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë, sepse dëshira ndodhet tek unë, por të bëj të mirën nuk e gjej”.
Romakëve 8:6. “Sepse mendja e mishit është vdekje, por men- dja e frymës është jetë dhe paqe”.
c.Se mëkati e ka vatrën në zemër:
Jeremia 17:9. Shih më lart pikën b.
Mateu 15:19. “Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës, kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë”.
Hebrenjve 3:12. “Vini re, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë”.
d.Se faji i Adamit na vishet neve:
Romakëve 5:12. “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja i arriti të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan”. Edhe vargun 19: “Sepse, ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nëpër- mjet bindjes së një të vetmi, të shumtët do të bëhen të drejtë.”
1 Korintasve 15:21-22. “Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu. Sepse, ashtu sikurse në Adamin të gjithë vdesin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin”.
e.Se njeriu është plotësisht i shprishur:
Jer. 17:9; Rom. 7:18; 8:5. Shih dhe pikën b) më sipër.
g.Se mëkati është i përbotshëm:
1 Mbretërve 8:46. “Sepse nuk ka njeri që nuk mëkaton.”
Psalmi 143:2. “Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, sepse asnjë i gjallë nuk do të jetë i drejtë para teje.”
Romakëve 3:12. “Të gjithë kanë dalë nga udha, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.”
1 Gjon 1:8. “Po të themi se nuk kemi mëkat, gënjejmë vet- veten dhe e vërteta nuk është në ne.”