1.Emrat e Krishtit. Emrat më të rëndësishëm të Krishtit janë si më poshtë:
  • Jezus. Kjo është forma greqisht e fjalës hebraisht Jozue (Joz. 1:1; Zak. 3:1) ose Jeshua (Ezra 2:2). Ajo rrjedh nga fjala hebraisht “shpëtoj” dhe e përcakton Krishtin si Shpëtimtar (Mat. 1:21). Këtë emër në Dhiatën e Vjetër e mbajtën dy persona që simbolizojnë në mënyrë figurative Krishtin: Jozueu, biri i Nunit, dhe Jozueu, biri i Jehocadakut.
  • Krisht. Kjo është forma që Dhiata e Re i jep termit “Me- sia”, marrë nga Dhiata e Vjetër. Do të thotë “i vajosuri”. Sipas Dhiatës së Vjetër, profetët (1 Mbret. 19:16), priftërinjtë (Eks. 29:7) dhe mbretërit (1 Sam. 10:1) vajoseshin me vaj, i cili sim- bolizonte Frymën e Shenjtë. Nëpërmjet kësaj vajosjeje, ata veço- heshin për postet e tyre të veçanta dhe kualifikoheshin për to. Krishti u vajos me Frymën e Shenjtë për ofiqin e trefishtë të pro- fetit, priftit dhe mbretit. Nga ana historike, kjo vajosje ndodhi kur ai u ngjiz nga Fryma e Shenjtë, si dhe kur u pagëzua.
  • Biri i Njeriut. Ky emër, në kuptimin që i jepet Krishtit, rrjedh nga Danieli 7:13. Është emri që Jezusi i jepte vetes në përgjithësi, ndërsa të tjerët e përdorin rrallë. Ndonëse ky term përbën një tregues të natyrës njerëzore të Jezusit, për shkak të origjinës së tij historike, nënkupton shumë më tepër se kaq: ai nënkupton karakterin mbinjerëzor të Krishtit dhe kthimin e tij në të ardhmen me retë e qiellit në madhështi dhe lavdi (Dan. 7:13; Mat. 16:27, 28; 26:64; Lu. 21:27).
  • Biri i Perëndisë. Krishti quhet “Biri i Perëndisë” në më tepër se një kuptim. Ai quhet i tillë, sepse është Personi i dytë i Trinisë dhe, si rrjedhojë, është Perëndi (Mat. 11:27), por edhe sepse është Mesia i caktuar (24:36) dhe lindja e tij ndodhi nga veprimtaria e mbinatyrshme e Frymës së Shenjtë (Lu. 1:3).
  • Zot. Nganjëherë bashkëkohësit i dhanë këtë emër Jezusit, si formë e sjellshme adresimi, ashtu siç përdorim ne sot fjalën “zotëri”. Sidomos pas ringjalljes së Krishtit, ky emër merr një kuptim më të thellë. Në disa pasazhe, ai nënkupton Krishtin si Zot dhe Sundimtar të Kishës (Rom. 1:7; Efe. 1:17), ndërsa në disa të tjera është i barabartë me emrin e Perëndisë (1 Kor. 7:34; Fil. 4:4, 5).

2.Natyrat e Krishtit. Bibla e paraqet Krishtin si Person me dy natyra, njëra hyjnore dhe tjetra njerëzore. Ky është misteri i madh i perëndishmërisë, Perëndia i shfaqur në mish (1 Tim. 3:16).

  • Dy natyrat. Meqë shumë në ditët tona mohojnë natyrën hyjnore të Krishtit, është e nevojshme të theksojmë provat bib- like për të. Disa pasazhe të Dhiatës së Vjetër e nënkuptojnë qartë këtë gjë (si, p.sh., Isa. 9:6; Jer. 23:6; Mikea 5:2; Mal. 3:1). Provat në Dhiatën e Re janë edhe më të bollshme (Mat. 11:27; 16:16; 26:63, 64; Gjoni 1:1, 18; Rom. 9:5; 1 Kor. 2:8; 2 Kor. 5:10; Fil.2:6; Kol. 2:9; Heb. 1:1-3; Zbu. 19:16). Natyra njerëzore e Je- zusit nuk vihet në dyshim. Madje, tipari hyjnor që shumë njerëz pranojnë t’i veshin atij është natyra e tij e përsosur njerëzore. Ka prova të bollshme për natyrën njerëzore të Jezusit. Ai flet për veten si njeri (Gjoni 8:40) dhe quhet i tillë prej të tjerëve (Veprat 2:22; Rom. 5:15; 1 Kor. 15:21). Ai kishte elementet thelbësore të natyrës njerëzore, pra, trup dhe shpirt (Mat. 26:26, 38; Lu. 24:89; Heb. 2:14). Për më tepër, Jezusi iu nënshtrua ligjeve të zakonshme të zhvillimit njerëzor (Lu. 2:40, 51) dhe dëshirave e vuajtjeve njerëzore (Mat. 4:2; 8:24; Lu. 22:44; Gjoni 4:6; 11:35; 12:27; Heb. 2:10, 18; 5:7, 8). Mirëpo, ndonëse ishte vërtet njeri, ai ishte pa mëkat; nuk mëkatoi dhe nuk mund të mëkatonte (Gjoni 8:46; 2 Kor. 5:21; Heb. 4:15; 9:14; 1 Pjet. 2:22; 1 Gjon 3:5). Ishte e domosdoshme që Krishti të ishte edhe Perëndi, edhe njeri. Vetëm si njeri mund të bëhej zëvendësuesi ynë, të vuante dhe të vdiste; dhe vetëm si njeri i pamëkat mund të kryente shly- erjen për mëkatet e të tjerëve. Dhe vetëm si Perëndi mund t’i jepet flijimit të vet vlerë të pafundme dhe të mbante zemërimin e Perëndisë, në mënyrë që të çlironte të tjerët prej këtij zemërimi (Psa. 40:7-10; 130:8).
  • Dy natyra të bashkuara në një Person. Krishti ka natyrë njerëzore, por nuk është person njerëzor. Personi i Ndërmjetësit është Biri i pandryshueshëm i Perëndisë. Në mishërim, ai nuk ndryshoi duke u bërë person njerëzor, as nuk birësoi një person njerëzor (pra, nuk u fut në trupin e dikujt tjetër). Ai mori, përveç natyrës hyjnore, edhe natyrën njerëzore, e cila nuk u zhvillua në një personalitet të pavarur, por u bë personale në Personin e Birit të Perëndisë. Pasi kreu këtë marrje të natyrës njerëzore, Personi i Ndërmjetësit nuk është vetëm hyjnor, por është hyjnor-njerëzor; është Perëndia-njeri dhe zotëron gjithë cilësitë thelbësore të natyrës njerëzore dhe asaj hyjnore. Ai ka edhe vetëdije hyjnore, edhe vetëdije njerëzore, si dhe vullnet njerëzor, dhe vullnet hyj- nor. Ky është një mister që ne s’e rrokim dot. Shkrimi tregon qar- të unitetin e Personit të Krishtit. Është gjithmonë i njëjti Person që flet, pavarësisht nëse mendja që gjen shprehje është njerëzore apo hyjnore (Gjoni 10:30; 17:5; krahaso me Mat. 27:46; Gjoni 19:28). Nganjëherë cilësitë dhe veprimet njerëzore i vishen Personit që përcaktohet me titull hyjnor (Veprat 20:28; 1 Kor. 2:8; Kol. 1:13, 14); herë të tjera, veprimet dhe cilësitë hyjnore i vishen Personit që përcaktohet me një titull njerëzor (Gjoni 3:13; 6:62; Rom. 9:5).
  • Disa nga gabimet më të rëndësishme në lidhje me këtë dok- trinë. Alogitët dhe ebionitët mohonin natyrën hyjnore të Krish- tit në kishën e hershme. Këtij mohimi iu bashkuan dhe socinia- nët në kohën e reformacionit, si dhe unitarianët e modernistët e kohës sonë. Në kishën e hershme, Ari nuk arriti të shprehte siç duhet natyrën e plotë hyjnore të Krishtit dhe e konsideroi si një gjysmë-Perëndi, ndërsa Apollinari nuk pranoi natyrën e plotë nje- rëzore të Krishtit, por argumentoi se Logosi [pra, Fjala] hyjnor i zuri vendin shpirtit njerëzor të Krishtit. Nestorianët mohonin unitetin e dy natyrave në një Person të vetëm, ndërsa evtikianët nuk arritën të dallonin siç duhet dy natyrat nga njëra-tjetra.
  • Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që provojnë këto më- sime:

    a.Hyjnia e Krishtit:

    Isaia 9:5. “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i për- jetshëm, Princ i paqes”.

    Jeremia 23:6. “Në ditët e tij Juda do të shpëtohet dhe Izraeli do të qëndrojë në siguri. Ky do të jetë emri me të cilin do të thi- rret: ‘Zoti drejtësia jonë’”.

    Gjoni 1:1. “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe fjala ishte Perëndi”.

    Romakëve 9:5. “Të tyret janë dhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen”.  Kolosianëve 2:9. “Sepse në të banon trupërisht gjithë plotë- sia e Hyjnisë”.

    b.Natyra njerëzore e Krishtit:

    Gjoni 8:40. “Por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që dëgjova nga Perëndia”.

    Mateu 26:38. “Atëherë ai u tha atyre: ‘Shpirti im është thellë- sisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua’”.

    Luka 24:39. “Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, se jam unë vetë. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”.

    Hebrenjve 2:14. “Sepse, duke qenë se bijtë kanë të përbash- kët mishin dhe gjakun, po ashtu edhe ai u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin”.

    c.Uniteti i Personit të Krishtit:

    Gjoni 17:5. “Dhe tani, më përlëvdo, ti o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota”.

    Gjoni 3:13. “Dhe askush nuk u ngjit në qiell, përveçse atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell”.

    1 Korintasve 2:8. “Të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kry- qëzuar Zotin e lavdisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}