Darka e Zotit u caktua si sakrament në kohën e Pashkës, pak para vdekjes së Jezusit (Mat. 26:26-29; Marku 14:22-25; Lu. 22:19-20; 1 Kor. 11:23-25). Sakramenti i ri kishte lidhje me ele- mentin qendror të darkës së Pashkës. Buka që hahej me qengjin u dedikua për një përdorim të ri; e njëjta gjë ndodhi dhe me verën e kupës së tretë, “kupa e bekimit”. Buka e thyer dhe vera sim- bolizojnë trupin e thyer dhe gjakun e derdhur të Zotit; ngrënia dhe pirja fizike e këtyre tregojnëojnë zotërimin shpirtëror të fryteve të flijimit të Krishtit; dhe gjithë sakramenti shërben si përkujtesë e vdekjes së tij shpenguese.


1.Darka e Zotit si shenjë dhe vulë. Si çdo sakrament tjetër, Darka e Zotit është, pikësëpari, një shenjë. Shenja përfshin jo vetëm elementët e dukshëm (pra, bukën dhe verën), por edhe ngrënien dhe pirjen e tyre. Është prezantim simbolik i vdekjes së Zotit (1 Kor. 11:26) dhe simbolizon pjesëmarrjen e besimtarit në Krish- tin e kryqëzuar dhe në jetën dhe forcën e Zotit të ringjallur. Përveç kësaj, ky sakrament është dhe një veprim rrëfimi nga ana e atyre që marrin pjesë në të. Ata rrëfejnë besimin në Krishtin si Shpëtimtar dhe besnikërinë ndaj tij si Mbret. Por Darka e Zotit është më tepër se shenjë; ajo është dhe vulë, e cila i vendoset gjësë së simbolizuar dhe është premtim i realizimit të saj. Ajo u jep pjesëmarrësve besimtarë sigurinë se janë objekte të dashurisë së madhe të Krishtit, e cila na u zbulua në vetëdorëzimin e tij ndaj një vdekjeje të dhimbshme dhe të turpshme; se të gjitha prem- timet e besëlidhjes dhe gjithë pasuritë e ungjillit janë të tyret; dhe se bekimet e shpëtimit janë nën zotërimin e tyre aktual.

2.Prania e Krishtit në Darkën e Zotit. Çështja e natyrës së pranisë së Krishtit në Darkën e Zotit është debatuar për një kohë të gjatë; për të ekzistojnë shumë mendime të kundërta. Këtu do të shqyrtojmë katër pikëpamje.

  • Pikëpamja e Romës. Kisha katolike-romane e koncepton praninë e Krishtit në Darkën e Zotit në kuptimin fizik. Në bazë të pohimit të Jezusit: “Ky është trupi im”, kjo kishë pretendon se buka dhe vera kthehen/ndërrohen në trupin dhe gjakun e Krishtit, ndonëse vazhdojnë të duken dhe të shijojnë si bukë dhe verë. Kjo pikëpamje has në një sërë kundërshtimesh: (1) Jezusi, duke qëndruar përpara dishepujve në mish, nuk mund të thoshte dot se po mbante trupin e vet në duar; (2) Shkrimi flet për bukën si bukë edhe pasi ka ndodhur kthimi i supozuar nga katolikët-romanë (1 Kor. 10:17; 11:26-28); dhe (3) Është në kundërshtim me logjikën të besosh se ajo që duket dhe shijon si bukë dhe verë, në fakt, është gjak dhe mish.
  • Pikëpamja luteriane. Luterianët besojnë se, ndonëse buka dhe vera mbeten ato që janë, gjithë personi i Krishtit, trup dhe gjak, është i pranishëm në, nën dhe bashkë me elementët. Kur Krishti mbajti në dorë bukën, bashkë me të mbajti dhe trupin e tij dhe prandaj ishte në gjendje të thoshte: “Ky është trupi im”. Kushdo që ha nga buka, ha dhe trupin, qoftë ai besimtar ose jo. Ky s’është ndonjë përmirësim kushedi se çfarë i doktrinës kato- like-romane. Ai u jep fjalëve të Jezusit një kuptim të panatyrshëm: “Kjo shoqëron trupin tim”. Për më tepër, kjo pikëpamje vështirësohet nga koncepti i pamundur se trupi i Krishtit është i kudondodhur.
  • Pikëpamja zvingliane. Zvingli nuk pranonte praninë tru- pore të Krishtit në Darkën e Zotit, ndonëse pranonte se ai është shpirtërisht i pranishëm në besimin e besimtarëve. Për të, Darka e Zotit ishte thjesht shenjë ose simbol, përkujtesë e vdekjes së Krishtit dhe vepër rrëfimi nga ana e besimtarëve. Mirëpo disa nga pohimet e tij duket se tregojnë se ai e konsideronte Darkën e Zotit si vulë ose premtim të asaj që Perëndia bën për besimtarin në Krishtin.
  • Pikëpamja e Kalvinit. Kalvini mbajti një pozicion të ndër- mjetëm. Në vend të pranisë fizike dhe lokale, ai mësoi praninë shpirtërore të Krishtit në Darkën e Zotit. Në dallim nga Zving- li, ai theksoi domethënien më të thellë të sakramentit. Kalvi- ni e konsideronte si vulë dhe premtim të asaj që Perëndia bën për besimtarët, dhe jo si premtim të përkushtimit të tyre ndaj Perëndisë. Virtytet dhe efektet e flijimit të Krishtit në kryq janë të pranishme në sakrament dhe u përçohen realisht besimtarëve me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.

3.Njerëzit për të cilët u caktua si sakrament Darka e Zotit. Darka e Zotit nuk u caktua si sakrament për të gjithë njerëzit pa da- llim, por vetëm për besimtarët që ia kuptojnë vlerën shpirtërore. Fëmijët që s’kanë arritur ende moshën e maturisë nuk duhet të marrin pjesë në të. Edhe besimtarët e vërtetë mund të jenë në një gjendje të tillë shpirtërore që s’mund të marrin pjesë denjë- sisht në tryezën e Zotit, prandaj, duhet të shqyrtojnë veten me kujdes (1 Kor. 11:28-32). Natyrisht, jobesimtarët janë të për- jashtuar nga Darka e Zotit. Hiri që merret në sakrament nuk ndryshon në lloj nga ai që merret nëpërmjet Fjalës. Sakramenti vetëm sa i shton efektivitetin Fjalës dhe masës së hirit që merret prej saj. Shijimi i dobive të tij shpirtërore varet nga besimi i pjesëmarrësit.

Mësoni përmendësh. Pasazhe që kanë të bëjnë me pikat e më- poshtme:

a.Caktimi i Darkës së Zotit si porosi:

1 Korintasve 11:23-27. “Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhto- hej, mori bukë dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ‘Merrni, hani; ky është trupi im që thyhet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim’. Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ‘Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim’. Sepse sa herë të hani nga kjo bukë dhe të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë. Pran- daj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjë- sisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit”.

b.Darka e Zotit si shenjë dhe vulë:

Mateu 26:26-27. “Dhe ndërsa ata po hanin, Jezusi mori bukën, dhe e bekoi, dhe e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ‘Merrni, hani; ky është trupi im’. Dhe mori kupën, dhe falën- deroi, dhe ua dha atyre duke thënë: ‘Pini prej tij të gjithë’”.

1 Korintasve 10:16. “Kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë bashkësia e gjakut të Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë bashkësia e trupit të Krishtit?”

c.Darka e Zotit si vepër rrëfimi:

1 Korintasve 11:26. “Sepse sa herë të hani nga kjo bukë dhe të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë”.

d.Pjesëmarrja e denjë dhe vetëshqyrtimi:

1 Korintasve 11:27-29. “Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit. Por njeriu le të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa, sepse ai që ha dhe pi padenjë- sisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}