Kremtimi i dashurisë së Perëndisë

Dhjetor 2020


Gjoni 3:16

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.

Te Gjoni 3:16 Jezusi na mëson se Perëndia, i Cili ekziston, tregon dashuri. Nguliteni Perëndia, i Cili ekziston në mënyrë absolute, tregon dashuri. Ai na do! Nga gjithë gjërat që mund të thoni për Perëndinë, sigurohuni që të thoni këtë: Ai tregon dashuri.

I njëjti person që shkroi Gjoni 3:16, thotë tek 1 Gjoni 4:8: “Sepse Perëndia është dashuri.” Këtë, unë e kuptoj se do të thotë: dhënia e asaj që është e mirë dhe shërbimi për të mirën e të tjerëve është më afër me thelbin e Perëndisë se sa marrja dhe të qënurit i shërbyer. Perëndia nuk ka nevoja, Ai priret t’i plotësojë këto nevoja. Perëndia është dhurues. Perëndia është dashuri.

Prandaj, Jezusi na thotë në mënyrë më specifike, se çfarë do të thotë me fjalën dashuri tek Gjoni 3:16: “Sepse Perëndia e deshi aq...” Fjala ‘aq’ nuk po flet për sasinë e dashurisë, por për mënyrën e dashurisë. Ai nuk do të thotë se Perëndia e deshi botën kaq shumë, por që Perëndia e deshi botën në këtë mënyrë. “Perëndia e deshi aq...” do të thotë “Perëndia e deshi kështu”.

Si? Cila është mënyra se si deshi Perëndia? Ai deshi në mënyrë të tillë “sa dha Birin e Tij të vetëmlindur”. Ne e dimë se kjo dhënie ishte dorëzim te mohimi dhe vdekja. “Erdhi tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan.” (Gjoni 1:11). Përkundrazi, ata e vranë. Për të gjithë këtë, Jezusi tha: “Unë të kam përlëvduar [Ty o At] mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.” (Gjoni 17:4). Prandaj, kur Ati e dha Birin e Tij të vetëm, e dorëzoi që të vdiste.

Ky është lloji i dashurisë që ka Ati. Ai jep thesarin e Tij më të çmuar: Birin e Tij.

Medito rreth kësaj ketë Advent. Kjo ishte një dashuri shumë e kushtueshme. Ishte një dashuri shumë e fuqishme, një dashuri shumë e ashpër dhe e dhimbshme. Kuptimi i Krishtlindjes është kremtimi i kësaj dashurie. “Perëndia kështu e deshi botën...” Mrekullia e mrekullive është se Perëndia ia jep këtë dashuri të kushtueshme, një bote të padenjë mëkatarësh si puna jonë.


Shkëputur nga libri i John Piper "Agimi i gëzimit të pashkatërrueshëm"


Postime të ngjashme

30 dhjetor, mbrëmje – Besimtar sa për emër apo zotërues i vërtetë i besimit
30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin