1.Zbulesa përgjithësi. Diskutimi për fenë të çon natyrshëm te diskutimi për zbulesën, e cila është origjina e fesë. Nëse Perëndia s’do të kishte zbuluar veten, feja do të kishte qenë e pamundur. Njeriu s’do të kishte mundur dot të kishte asnjë lloj njohurie të Perëndisë, nëse Perëndia s’do ta kishte bërë veten të njohur. I vetëm, njeriu s’do të kishte zbuluar dot kurrë Perëndinë. Ne bëjmë dallimin mes zbulesës së Perëndisë në natyrë dhe zbulesës së tij në Bibël.

Sigurisht, ateistët dhe agnostikët nuk besojnë te zbulesa. Pan- teistët flasin nganjëherë për të, por në të vërtetë s’ka vend për zbulesën në sistemin e tyre të mendimit. Edhe deistët pranojnë zbulesën e Perëndisë në natyrë, por mohojnë domosdoshmërinë, realitetin, madje dhe mundësinë e një zbulese të veçantë si ajo që kemi në Shkrimet. Ne besojmë edhe te zbulesa e përgjithshme, edhe tek ajo e veçantë.

2.Zbulesa e përgjithshme. Nga ana kohore zbulesa e përgjithshme e Perëndisë vjen përpara zbulesës së tij të veçantë. Ajo nuk i vjen njeriut në formën e komunikimeve verbale, por në formën e fakteve, forcave dhe ligjeve të natyrës, në trupin dhe veprimin e mendjes njerëzore, si dhe në faktet e përvojës dhe historisë. Bi- bla i referohet kësaj lloj zbulese në pjesë të tilla, si: Psa. 19:1-2; Rom. 1:19, 20; 2:14, 15.

  • Pamjaftueshmëria e zbulesës së përgjithshme. Ndonëse pe- lagjianët, racionalistët dhe deistët e konsiderojnë këtë zbulesë si të mjaftueshme për nevojat tona të tanishme, katolikët-romanë dhe protestantët bien dakord me njëri-tjetrin se kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo zbulesë është errësuar nga mallkimi i mëkatit që qëndron mbi krijimin e bukur të Perëndisë. Shkrimi i dorës së Perëndisë nuk u fshi tërësisht, por u bë i mjegullt dhe i pa- qartë. Tani, zbulesa e përgjithshme nuk përçon asnjë njohuri tërësisht të besueshme për Perëndinë dhe gjërat shpirtërore dhe, si rrjedhojë, nuk na siguron një themel të besueshëm mbi të cilin të mund të ndërtojmë të ardhmen tonë të përjetshme. Pështje- llimi i tanishëm fetar i atyre që duan ta bazojnë fenë e tyre mbi themele tërësisht të natyrshme provon qartë pamjaftueshmërinë e zbulesës së përgjithshme. Madje, ajo nuk na siguron as ba- zën e mjaftueshme për fenë në përgjithësi, aq më pak për fenë e vërtetë. Edhe kombet pagane pretendojnë se (gjoja) mbështeten në zbulesa të veçanta. Së fundi, zbulesa e përgjithshme dështon tërësisht në përmbushjen e nevojave shpirtërore të mëkatarëve. Ndonëse përçon njëfarë njohurie të mirësisë, urtësisë dhe fuqisë së Perëndisë, nuk na përçon asnjë lloj njohurie për Krishtin, si e vetmja udhë shpëtimi.
  • Vlera e zbulesës së përgjithshme. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se zbulesa e përgjithshme s’ka asnjë lloj vlere. Është merita e saj që edhe në fetë pagane gjenden elemente të fesë së vërtetë. Për shkak të kësaj zbulese, johebrenjtë ndihen se janë pasardhje e Perëndisë (Veprat 17:28), kërkojnë Perëndinë në mënyrë që ta gjejnë (Veprat 17:27), shohin në natyrë fuqinë e përjetshme dhe natyrën hyjnore të Perëndisë (Rom. 1:19, 20) dhe bëjnë na- tyrshëm gjërat e ligjit (Rom. 2:14). Ndonëse jetojnë në terrin e mëkatit dhe paditurisë, dhe ndonëse deformojnë të vërtetën e Perëndisë, gjithsesi, ata përfitojnë nga ndriçimi i Fjalës (Gjoni 1:9) dhe nga veprimet e përgjithshme të Frymës së Shenjtë (Zan. 6:3). Për më tepër, zbulesa e përgjithshme e Perëndisë përbën dhe sfondin e zbulesës së tij të veçantë. Kjo e dyta s’do të mund të kuptohej dot plotësisht pa të parën. Shkenca dhe historia hedhin vërtet dritë mbi faqet e Biblës.
    • Zbulesa e veçantë. Përveç zbulesës së Perëndisë në natyrë, kemi dhe zbulesën e tij të veçantë që tani është mishëruar në Shkrimet. Bibla është në mënyrë të spikatur libri i zbulesës së veçantë të Perëndisë, një zbulesë ku faktet dhe fjalët shkojnë dorë për dore; fjalët interpretojnë faktet, ndërsa faktet u japin peshë fjalëve.
    • Domosdoshmëria e zbulesës së veçantë. Kjo zbulesë e ve- çantë u bë e domosdoshme, për shkak të hyrjes së mëkatit në botë. Shkrimi i dorës së Perëndisë në natyrë u errësua dhe u prish, ndërsa njeriu u godit me verbëri shpirtërore, u bë i prirur drejt gabimit dhe mosbesimit dhe tani, në verbërinë e shthurjen e vet, nuk arrin të lexojë siç duhet as gjurmët e mbetura të zbulesës fillestare dhe e ka të pamundur që të kuptojë zbulesën e mëtejshme të Perëndisë. Prandaj u bë e nevojshme që Perëndia të riinterpretonte të vërtetat e natyrës, të siguronte një zbulesë të re shpengimi dhe t’i ndriçonte mendjen njeriut e t’ia shpengonte nga fuqia e gabimit.
    • Mënyrat e zbulesës së veçantë. Për të dhënë zbulesën e tij të veçantë ose të mbinatyrshme, Perëndia përdori gjithfarëlloj mënyrash, si për shembull:
    • Teofanitë ose shfaqjet e dukshme të Perëndisë. Ai zbu- loi praninë e vet nëpërmjet zjarrit dhe reve të tymit (Eks. 8:2; 33:9; Psa. 78:14; 99:7), nëpërmjet erërave të furishme (Jobi 38:1; Psa. 18:10-16), si dhe nëpërmjet “një shushuritjeje të ëmbël” (1 Mbret. 19:12). Të gjitha këto ishin shenja të pranisë së tij dhe zbulonin diçka nga lavdia e tij. Ndër shfaqjet në Dhiatën e Vjetër, vend të spikatur zinin ato të Engjëllit të Jahves, Personi i dytë i Trinisë (Zan. 16:13; 31:11; Eks. 23:20-23; Mal. 3:1). Pika kul- more e shfaqjes personale të Perëndisë mes njerëzve u arrit në mishërimin e Jezu Krishtit. Në të Fjala u bë mish dhe banoi mes nesh (Gjoni 1:14).
      • Komunikimet e drejtpërdrejta. Nganjëherë Perëndia u foli njerëzve me zë të dëgjueshëm, si në rastin e Moisiut dhe popu- llit të Izraelit (LiP. 5:4); herë të tjera u dha mesazhet e tij pro- fetëve, nëpërmjet veprimit të brendshëm të Frymës së Shenjtë (1 Pjet. 1:11). Po kështu e zbuloi veten nëpërmjet ëndrrave dhe vegimeve, si dhe nëpërmjet Urimit dhe Thumimit (Num. 12:6; 27:21; Isa. 6). Në Dhiatën e Re, Krishti shfaqet si Mësuesi i madh i dërguar nga Perëndia, për të zbuluar vullnetin e Atit; po kështu, nëpërmjet Frymës së tij, apostujt bëhen mjete zbulesash të mëtejshme (Gjoni 14:26; 1 Kor. 2:12-12; 1 Thes. 2:13).
      • Mrekullitë. Mrekullitë e Biblës nuk duhen konsideru- ar kurrë thjesht si gjëra të jashtëzakonshme që mahnitin pa masë njerëzinë, por si pjesë thelbësore të zbulesës së veçantë të Perëndisë. Ato janë shfaqje të fuqisë së veçantë të Perëndisë, shenja të pranisë së tij të veçantë dhe shpesh shërbejnë si sim- bole të të vërtetave shpirtërore. Ato janë shenja të Mbretërisë së ardhshme të Perëndisë dhe forcës shpenguese të Perëndisë. Mrekullia më e madhe është ardhja e Birit të Perëndisë në mish. Në të, gjithë krijimi i Perëndisë po rimëkëmbet dhe po i rikthe- het bukurisë së tij fillestare (1 Tim. 3:16; Zbu. 21:5).
  • Karakteri i zbulesës së veçantë. Kjo zbulesë e veçantë e Perëndisë është zbulesë shpengimi. Ajo zbulon planin e Perëndisë për shpengimin e mëkatarëve dhe botës, si dhe mënyrën se si po realizohet ky plan. Ajo është e domosdoshme për ripërtëritjen e njeriut; i ndriçon mendjen dhe bën që vullneti i tij të priret drejt asaj që është e mirë; e mbush me ndjenja të shenjta dhe e përgatit për shtëpinë e tij qiellore. Kjo zbulesë jo vetëm që na sjell një mesazh shpengimi, por edhe na bën të njihemi me fak- tet shpenguese. Jo vetëm na pasuron me njohuri, por na trans- formon dhe jetën, duke i shndërruar mëkatarët në shenjtorë. Qartazi, kjo zbulesë është progresive, pra, e përshkallëzuar. Të vërtetat madhështore të shpengimit shfaqen të paqarta në fillim, por dalëngadalë, qartësia u shtohet dhe, më në fund, në Dhiatën e Re shfaqen në gjithë plotësinë dhe bukurinë e tyre.

Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që flasin për:

a. Zbulesën e përgjithshme:

Psalmi 8:1. “Sa madhështor është emri yt mbi gjithë rruzu- llin, o ZOT, Zoti ynë”.

Psalmi 19:1-2. “Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës”.

Romakëve 1:20. “Sepse cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë”.

Romakëve 2:14-15. “Sepse, kur kombet që s’kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s’kanë ligjin, janë ligj për vetveten; këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegjja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre akuzojnë ose edhe mbrojnë njëri-tjetrin”.

Numrat 12:6-8. “Pastaj ZOTI tha: ‘Dëgjoni tani fjalët e mia! Nëse ka një profet midis jush, unë, ZOTI, i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr. Por nuk veproj kështu me shër- bëtorin tim Moisi, që është besnik në tërë shtëpinë time. Me të unë flas sy për sy’”.

Hebrenjve 1:1-2. “Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, në këto ditët e fundit, na foli me anë të Birit”.

2 Pjetri 1:21. “Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur ndonjëherë nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>