1.Parashtrimi i doktrinës. Bibla mëson se Perëndia ekziston në tre Persona, të quajtur: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Por këta nuk janë tre persona në kuptimin e zakonshëm të fjalës; ata s’janë tre individë, por tre forma në të cilat ekziston Qenia Hyjnore. Nga ana tjetër, ata kanë natyrë të tillë që mund të hyjnë në marrë- dhënie personale me njëri-tjetrin. Ati i flet Birit dhe anasjell- tas, dhe të dy mund të dërgojnë Frymën. Misteri i vërtetë i Tri- nisë qëndron në faktin se secili prej tre Personave zotëron gjithë tërësinë e esencës hyjnore dhe se ajo nuk ekziston jashtë apo veçmas Personave. Këta të tre nuk janë më të ulët se njëri-tjetri për nga natyra, ndonëse mund të thuhet se, për nga rendi i ekzis- tencës, Ati është i pari, Biri i dyti, dhe Fryma e Shenjtë i treti, një rend që pasqyrohet edhe në punën e tyre.

2.Provat biblike për Trininë. Dhiata e Vjetër shfaq disa aludime për më tepër se një Person brenda Perëndisë. Perëndia flet për veten në shumës (Zan. 1:26; 11:7), Engjëlli i Jahves paraqitet si Person hyjnor (Zan. 16:7-13; 18:1-21; 19:1-22), ndërsa Fryma paraqitet si Person i veçantë (Isa. 48:16; 63:10). Për më tepër, ka disa pasazhe ku flet Mesia dhe përmend dy Persona të tjerë. (Isa. 48:16; 61:6; 63:9, 10). Për shkak të natyrës përparuese të zbulesës, Dhiata e Re përmban prova më të qarta. Prova më e qartë gjendet te faktet e shpengimit. Ati dërgon në botë Birin, ndërsa Biri dërgon Frymën e Shenjtë. Për më tepër, ka një sërë pasazhesh ku tre Personat përmenden shkoqur, si te Porosia e Madhe (Mat. 28:19) apo bekimet apostolike (2 Kor. 13:13. Shih dhe Lu. 3:21, 22; 1:35; 1 Kor. 12:4-6; 1 Pjet. 1:2).

Kjo doktrinë u mohua nga socinianët në kohën e reforma- cionit; edhe sot, ajo hidhet poshtë nga unitarianët dhe moder- nistët. Nëse e përmendin ndonjëherë Trininë, ata e paraqesin sikur ai përbëhet prej Atit, njeriut Jezus, dhe një ndikimi hyjnor që quhet Fryma e Perëndisë.

3.Ati Emri “Atë” në Bibël i jepet shpesh Perëndisë triun, si kri- juesi i gjithçkaje (1 Kor. 8:6; Heb. 12:9; Jak. 1:17), si Ati i Izraelit (LiP. 32:6; Isa. 63:16) dhe si Ati i besimtarëve (Mat. 5:45; 6:6, 9, 14; Rom. 8:15). Mirëpo, në një kuptim më të thellë, ky titull i jepet Personit të Parë të Trinisë, për të shprehur marrëdhënien e tij me Personin e Dytë (Gjoni 1:14, 18; 8:54; 14:12, 13). Kjo është Atësia fillestare; atësia njerëzore është pasqyrim shumë i vagullt i saj. Karakteristika dalluese e Atit është se ai e lind Birin nga përjetësia. Veprat që i vishen atij në mënyrë të veçantë janë planifikimi i veprës së shpengimit, krijimi, providenca, si dhe përfaqësimi i Trinisë në Këshillin e Shpengimit.

4.Biri Personi i dytë i Trinisë quhet “Biri” ose “Biri i Perëndisë”. Gjithsesi, ai e mbart këtë emër jo vetëm si i vetëmlinduri prej Atit (Gjoni 1:14, 18; 3:16, 18; Gal. 4:4), por edhe si Mesia i zgjedhur

prej Perëndisë (Mat. 8:29; 26:63; Gjoni 1:49; 11:27), si dhe për shkak të lindjes së tij të veçantë nëpërmjet veprimit të Frymës së Shenjtë (Lu. 1:32, 35). Karakteristika e tij dalluese si Personi i Dytë i Trinisë është se ai është lindur nga përjetësia prej Atit (Psa.2:7; Veprat 13:53; Heb. 1:5). Nëpërmjet lindjes së përjetshme, Ati është shkaku i ekzistencës personale të Birit brenda Qenies Hyjnore. Veprat që i përshkruhen atij janë veprat e ndërmjetë- simit. Ai ndërmjetësoi veprën e krijimit (Gjoni 1:3, 10; Heb. 1:2, 3) dhe ndërmjetëson veprën e shpengimit (Efe. 1:3-14).

5.Fryma e Shenjtë Ndonëse socinianët, unitarianët dhe moder- nistët e sotëm e konsiderojnë Frymën e Shenjtë thjesht si forcë ose ndikim nga Perëndia, ai spikat qartazi në faqet e Biblës si Person (Gjoni 14:16, 17, 26; 15:26; 16:1-15; Rom. 8:26). Ai ka

zgjuarsi (Gjoni 14:26), ndjenja (Isa. 68:10; Efe. 4:30) dhe vull- net (Veprat 16:7; 1 Kor. 12:11). Shkrimi e përshkruan si një Per- son që flet, shqyrton, dëshmon, urdhëron, zbulon, përpiqet dhe ndërmjetëson. Për më tepër, ai veçohet qartazi dhe nga forca e tij (Lu. 1:35; 4:14; Veprat 10:38; 1 Kor. 2:4). Karakteristika e tij dalluese është se rrjedh prej Atit dhe Birit, nëpërmjet veprimit “burues”(Gjoni 15:26; 16:7; Rom. 8:9; Gal. 4:6). Në përgjithë- si mund të thuhet se detyra e tij është të përmbushë gjërat, si në krijim, ashtu dhe në shpengim (Zan. 1:3; Job 26:13; Lu. 1:35; Gjoni 3:34; 1 Kor. 12:4-11; Efe. 2:22).

Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që provojnë temat e mëposhtme:

a.Trinia:

Isaia 61:1. “Fryma e Zotit, ZOTI [Jahve], është mbi mua (Mesia)”, shih dhe Luka 4:17, 18.

Mateu 28:19. “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë”. 2 Korintasve 13:13. “Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë”.

b.Lindja nga përjetësia.

Psalmi 2:7. “Do të shpall dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: ‘Ti je biri im, sot më linde’”.

Gjoni 1:14. “Dhe Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë”.

c.Burimi i Frymës së Shenjtë:

Gjoni 15:26. “Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgoj prej Atit, Fryma e së Vërtetës, që del nga Ati, ai do të dëshmojë për mua”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>