Qeverisja dhe pushteti i kishës

Krishti është Kreu i kishës dhe burimi i gjithë autoritetit të saj (Mat. 23:10; Gjoni 13:13; 1 Kor. 12:5; Efe. 1:20-23; 4:11, 12;

5:23,24).

Ai sundon mbi kishën, jo me anë të forcës, por me anë të fja- lës dhe Frymës së tij. Të gjithë drejtuesit e kishës janë veshur me autoritetin e Krishtit dhe duhet t’i nënshtrohen kontrollit të fjalës së tij.

1.Drejtuesit e kishës. Drejtuesit e kishës që përmenden në Dhiatën e Re janë dy llojesh:

  • Drejtuesit e jashtëzakonshëm. Më të rëndësishmit e këtyre ishin APOSTUJT. Në kuptimin më të ngushtë të fjalës, ky emër u jepet vetëm Të Dymbëdhjetëve që u zgjodhën nga Jezusi dhe Palit, por gjithashtu u është dhënë edhe disa burrave apostolikë (Veprat 14:4, 14; 1 Kor. 9:5, 6; 2 Kor. 8:23; Gal. 1:19).

Apostujt kishin disa cilësi të veçanta. Ata ishin thirrur drejt- përdrejt nga Krishti (Gal. 1:1), panë Krishtin pas ringjalljes (1 Kor. 9:1), ishin të vetëdijshëm se ishin të frymëzuar (1 Kor. 2:13), kryenin mrekulli (2 Kor. 12:12) dhe bekoheshin së tepërmi në punët e tyre (1 Kor. 9:1).

Dhiata e Re flet edhe për PROFETËT, njerëz të frymëzuar në mënyrë të veçantë për ndërtimin e kishës dhe që nganjëherë parashikonin gjëra të ardhshme (Veprat 11:28; 13:1,2; 15:32; Efe. 4:11).

Dhe, së fundi, Dhiata e Re përmend UNGJILLTARËT, të cilët ndihmonin apostujt në punën e tyre (Veprat 21:8; Efe. 4:11; 2 Tim. 4:5).

  • Drejtuesit e zakonshëm. Në mënyrë të shpeshtë përmenden PLEQTË, sidomos në Veprat e Apostujve (Veprat 11:30; 14:23; 15:2, 6, 22; 16:4; 20:17; 21:18).

Përkrah termit “plak” është dhe emri “PESHKOP” që përdo- rej për të përcaktuar të njëjtin lloj pozicioni drejtues në kishë (Veprat 20:17, 28; 1Tim. 3:1; 5:17, 19; Titit 1:5,7; 1 Pjet. 5:1-2).

Ndonëse të dy këta emra i jepeshin të njëjtës klasë drejtuesish, emri “plak” theksonte moshën e tyre, ndërsa emri “peshkop” theksonte punën e tyre si mbikëqyrës. Në fillim pleqtë nuk ishin MËSUES, por, dalëngadalë, funksioni i mësuesit u lidh me pozi- cionin e tyre (Efe. 4:11; 1 Tim. 5:17; 2 Tim. 2:2).

Nga 1 Timoteu 5:17 (“Pleqtë që qeverisin mirë, le të ndero- hen dyfish, sidomos ata që mundohen në fjalë e mësim”) duket se disa pleq thjesht drejtonin, ndërsa të tjerë jepnin edhe mësim. Përveç këtyre, Dhiata e Re flet edhe për DHJAKËT (Fil. 1:1;1 Tim. 3:8, 10, 12). Mendimi i shumicës është se krijimi i këtij pozicioni është shënuar te Veprat 6:1-6.

2.Asambletë kishtare. Kishat e reformuara kanë një sërë grupesh qeverisëse. Lidhja e tyre me njëri-tjetrin shënohet nga një shka- llëzim i kujdesshëm. Ato njihen si këshilli, klasa dhe sinodi. Kon- cistori përbëhet nga pastori dhe pleqtë e kishës lokale; klasa, nga një pastor dhe një plak i secilës kishe lokale brenda një rajoni të caktuar; dhe sinodi, nga një numër i barabartë pastorësh dhe pleqsh nga çdo klasë. 

  • Qeverisja e kishës lokale (bashkësisë). Qeverisja e kishës lokale ka karakter përfaqësues. Pastori dhe pleqtë, të zgjedhur nga njerëzit e kishës, formojnë një këshill ose koncistor për qeverisjen e kishës (Veprat 14:23; 20:17; Titit 1:5). Ndonëse pleqtë zgjidhen nga njerëzit, nuk e marrin autoritetin prej tyre, por drejtpërdrejt nga Jezu Krishti, Zoti i Kishës. Çdo kishë lo- kale është kishë e plotë, tërësisht e pajisur për të drejtuar punët e veta. Por, meqë është e lidhur me kisha të tjera, në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët, ajo s’është tërësisht e pavarur. Rendi kishtar shërben për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kishës lokale, por edhe të drejtat dhe interesat kolektivë të kishave të lidhura me njëra-tjetrën.
  • Asambletë kryesore. Kur kisha lokale lidhen për t’i dhënë shprehje më të madhe unitetit të kishës, bëhen të nevojshme asambletë kryesore, si klasat dhe sinodet. Këshilli i Jerusalemit i përshkruar te Veprat 15, mori formën e një asambleje krye- sore. Përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit, të cilët përbëjnë koncistorët, përfaqësohen nga një numër i kufizuar i tyre nëpër klasa, dhe këto, nga ana e tyre, përfaqësohen në sinod. Natyr- shëm, asambletë kishtare duhet të merren vetëm me çështje të kishës, çështje të doktrinës dhe moralit, qeverisjes kishtare dhe disiplinës. Por, edhe në këtë rast, asambletë kryesore duhet të kufizohen vetëm në çështje që nga natyra i takojnë juridiksionit të një asambleje të vogël, por që për ndonjë arsye të caktuar nuk mund të zgjidhen dot atje; dhe në çështje që nga natyra i takoj- në juridiksionit të një asambleje kryesore, për shkak se kanë të bëjnë me kishat në përgjithësi. Vendimet e asambleve kryesore nuk janë thjesht këshillimore, por të autoritetshme, përveçse në rastin kur shpallet shkoqur se janë vetëm këshillimore.

3.Pushteti i kishës. Pushteti i kishës është shpirtëror, sepse i është dhënë nga Fryma e Shenjtë (Veprat 20:28. “Kini kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në të cilën Fryma e Shenjtë ju ka vënë juve mbikëqyrës që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e vet”), është shfaqje e pushtetit të Fry- mës (Gjoni 20:22-23), ka të bëjë vetëm me besimtarët (1 Kor. 5:12-13) dhe mund të ushtrohet vetëm në mënyrë shpirtërore (2 Korintasve 10:4. “Sepse armët e luftës sonë nuk janë mishërore, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat”).

Po kështu, ky është një pushtet thjesht shërbesëtar, i cili rrjedh nga Krishti dhe ushtrohet në emër të tij. Pushteti i kishës është i trefishtë:

  • Një pushtet dogmatik ose mësimor. Kisha është autorizuar të mbrojë të vërtetën, ta transmetojë besnikërisht brez pas brezi, si dhe ta mbrojë nga gjithë forcat e mosbesimit (1 Timoteut 1:3- 4; 2 Timoteut 1:13; Titit 1:9-11). Ajo duhet të predikojë fjalën pa pushim mes gjithë kombeve të botës (Isa. 3:10-11; 2 Korintasve 5:20; 1 Timoteut 4:13; 2 Timoteut 2:15; 4:2; Titit 2:1-10), duhet të përpilojë kredo [besore] dhe rrëfime besimi, si dhe duhet të sigurojë përgatitjen e pastorëve të saj të ardhshëm (2 Timoteut 2:2. “Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, besojua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë”).
  • Një pushtet qeverisës. Perëndia është Perëndi i rregullit, i cili dëshiron që të gjitha gjërat në kishë të bëhen me maturi dhe rregull (1 Kor. 14:33, 40). Për këtë arsye, ai na siguroi gjërat e duhura për administrimin e duhur të punëve të kishës dhe i dha kishës pushtetin që të zbatonte në mënyrë të efektshme ligjet e Krishtit (Gjoni 21:15-17; Veprat 20:28; 1 Pjetri 5:2. “Ruani tufën e Perëndisë midis jush, duke e mbikëqyrur jo me detyrim, por me vullnetin e lirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë”).

Kjo përfshin dhe pushtetin e disiplinës (Mat. 16:19; 18:18; Gjoni 20:23; 1 Kor. 5:2, 7, 13; 2 Thes. 3:14-15; 1 Tim. 1:20;Tit. 3:10). Qëllimi i disiplinës në kishë është i dyfishtë, pra, që të zbatojë ligjin e Krishtit në lidhje me pranimin dhe përjashtimin e anëtarëve, si dhe të nxisë ndërtimin shpirtëror të anëtarëve të kishës, duke siguruar bindjen e tyre ndaj ligjeve të Krishtit. Nëse ka anëtarë të sëmurë, kisha duhet, së pari, të gjejë një kurë, por, nëse kjo s’del e suksesshme, duhet të largojë anëtarët e sëmurë. Ajo merret me mëkatet publike dhe kur s’ka asnjë akuzë formale, por, në rastin e mëkateve private, kisha këmbëngul që të zbatohet rregulla e parashtruar te Mateu 18:15-18.

  • Një pushtet ose shërbesë mëshire. Krishti dërgoi dishepujt e vet, jo vetëm për të predikuar, por edhe për të shëruar gjith- farëlloj sëmundjesh (Mat. 10;1,8; Lu. 9:1-2; 10:9, 17). Ndër të krishterët e hershëm kishte disa që kishin dhuntinë e shërimit (1 Kor. 12:9-10, 28, 30). Kjo dhunti e veçantë nuk u shfaq më me kalimin e epokës apostolike. Që nga ajo kohë shërbesa e mëshirës u kufizua kryesisht te përkujdesja e kishës për të var- frit. Zoti aludoi për këtë detyrë te Mateu 16:11 dhe Marku 14:7. Kisha e hershme praktikonte njëfarëlloj bashkimi të ardhurash, në mënyrë që askujt të mos i mungonin gjërat bazë për jetën (Veprat 4:34). Më vonë u caktuan shtatë burra për “të shërbyer në tryezë”, pra, për të siguruar një shpërndarje pak a shumë të barabartë të gjërave që silleshin për të varfrit (Veprat 6:1-6). Pas kësaj, dhjakët përmenden në mënyrë të përsëritur (Rom. 16:1; Fil. 1:1; 1 Tim. 3:8-12). Vihet një theks i fortë te ndihmesa ose mbledhja e ndihmave për të varfrit (Veprat 11:29; 20:35; 1 Kor. 16:1-2; 2 Kor. 8:13-15; 9:1, 6-7; Gal. 2:10; 6:10; Efe. 4:28; 1

Tim. 5:10, 16; Jak. 1:27; 2:15-16; 1 Gjon 3:17).

Mësoni përmendësh. Pasazhe që provojnë pikat e mëposhtme:

a.Se Krishti është kreu i Kishës:

Efesianëve 1:22b-23. “Edhe përmbi çdo gjë ia dha për krye kishës, e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush gjithçka, në të gjitha”.

Kolosianëve 1:18. “Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri prej së vdekurish, që ai të bëhet i pari në të gjitha”.

b.Shenjat e veçanta të apostullit:

  • Korintasve 9:1-2. “A s’jam apostull? A s’jam i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin? Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju jam; sepse vula e apostullimit tim jeni ju në Zotin”.
  • Korintasve 12:12. “Shenjat e apostullit u kryen ndër ju me durim të madh, me shenja e mrekulli dhe vepra të fuqishme”.

c.Pozicioni i plakut ose peshkopit:

Veprat 14:23. “Dhe mbasi u caktuan atyre pleqtë sipas kishave, u lutën me agjërime, i lanë Zotit, në të cilin kishin be- suar”.

  • Timoteu 3:1. “Kjo fjalë është e besueshme: Në qoftë se di- kush dëshiron të bëhet peshkop, punë të mirë dëshiron”.

Titi 1:5. “Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të rregullosh punët që kanë mbetur pa u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, siç të porosita;”.

d.Funksioni mësimdhënës i disa pleqve:

  • Timoteu 5:17. “Pleqtë që qeverisin mirë, le të nderohen dy- fish, sidomos ata që mundohen në fjalë e mësim”.
  • Timoteu 2:2. “Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, besojua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë”.

e.Pozicioni i dhjakëve:

  • Timoteut 3:10. “Edhe këta le të vihen më parë në provë, pastaj ta kryejnë shërbesën, po të jenë të paqortueshëm”.

f.Natyra shpirtërore e punës së pleqve:

Veprat 20:28. “Kini kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në të cilën Fryma e Shenjtë ju ka vënë juve mbikëqyrës që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e vet”. 1 Pjetri 5:2-3. “Ruani tufën e Perëndisë midis jush, duke e mbikëqyrur jo me detyrim, por me vullnet të lirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë, dhe jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën”.

g.Pushteti i disiplinës:Mateu 18:18. “Në të vërtetë ju them se ç’të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe ç’të keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell”.Gjoni 20:23. “Kujt do t’ia falni mëkatet, do t’i jenë falur, kujt do t’ia mbani, do t’i jenë mbajtur”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>