Krishti e caktoi pagëzimin pas ringjalljes së vet (Mat. 28:19; Marku 16:16). Ai i urdhëroi dishepujt që të pagëzonin ata që ishin bërë dishepuj “në emër të Atit, Birit e të Frymës së Shenjtë”, pra, në një marrëdhënie të veçantë me Perëndinë triun. Ndonëse ai nuk synonte t’u jepte një formulë të gatshme, kisha zgjodhi fjalët e kësaj porosie, kur kishte nevojë për to. Formula e tani- shme u përdor që para fillimit të shekullit të dytë. Protestantët e konsiderojnë pagëzimin të pranueshëm, nëse drejtohet nga një drejtues i akredituar siç duhet, dhe në emër të Perëndisë triun, ndërsa katolikët-romanë, të cilët e konsiderojnë pagëzimin të domosdoshëm për shpëtim, lejojnë që ai të kryhet, në rastin kur jeta e një fëmije është në rrezik, edhe nga njerëz të tjerë përveç priftërinjve, sidomos nga mamitë.1.Mënyra e duhur e pagëzimit. Baptistët, jo vetëm që pretendojnë se mënyra e duhur e pagëzimit është ajo e zhytjes, por madje pohojnë se zhytja i përket vetë thelbit të pagëzimit. Pagëzimi që kryhet në çdo mënyrë tjetër nuk është aspak pagëzim. Ata men- dojnë se ideja themeltare e pagëzimit është varrosja dhe ringjallja me Krishtin (Rom. 6:3-6; Kol. 2:12) dhe se kjo gjë tregohet simbolikisht vetëm me anë të zhytjes. Por Shkrimet thonë qartë se pastrimi është gjëja thelbësore në simbolizmin e pagëzimit (Ezek. 36:25; Gjoni 3:25-26; Veprat 22:16; Titit 3:5; Heb. 10:22; 1 Pjet. 3:21).Dhe kjo mund të simbolizohet, jo vetëm me anë të zhytjes, por edhe me anë të spërkatjes ose derdhjes së ujit mbi kokë. Le- vitiku 14:7: “Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë nëpër fusha zogun e gjallë”. Numrat 8:7: “Do të veprosh kështu për t’i pastruar: do të spërkatësh ujë mbi ta për t’i pastruar; pastaj do të heqin një brisk mbi tërë trupin e tyre, do të lajnë rrobat e tyre dhe do të pastrohen”. Ezekieli 36:25: “Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësitë tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj”. Hebrenjve 9:19-22: “Sepse kur iu thanë të gjitha urdhërimet sipas ligjit gjithë popullit nga Moisiu, ky mori gja- kun e viçave, të cjepve, bashkë me ujë, lesh të kuq të ndezur dhe hisop, e spërkati edhe librin edhe gjithë popullin, duke thënë: ‘Ky është gjaku i besëlidhjes që Perëndia urdhëroi për ju’. Gjithashtu ai me atë gjak spërkati edhe tabernakullin dhe të gjitha enët e shërbesës hyjnore. Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë”. Hebrenj- ve 10:22: “Le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, në siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të spërkatura domethënë të pastruara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të pastër”.

Si rrjedhojë, mënyra e pagëzimit s’është aspak e rëndësishme: ai mund të kryhet me zhytje, por edhe me derdhje ose spërka- tje. Por baptistët kanë dhe një argument tjetër, pra, se Dhiata e Re lejon vetëm pagëzimin me zhytje. Mirëpo ata s’arrijnë dot ta provojnë këtë argument. Jezusi nuk urdhëroi një lloj të veçantë pagëzimi dhe Bibla nuk thekson kurrë asnjë mënyrë të veçantë. Fjala “baptizoˉ” e përdorur nga Jezusi nuk do të thotë medoemos “zhys”, por mund të thotë edhe “pastroj me larje”. Nuk ka asnjë rast të vetëm pagëzimi të përmendur në Dhiatën e Re, ku jemi të sigurt se bëhet fjalë për pagëzim me zhytje. Është shumë e pa- gjasë që turmat që shkuan te Gjon Pagëzori dhe tre mijë vetët që besuan në ditën e Rrëshajëve të jenë pagëzuar në këtë mënyrë. Po kështu, s’është e mundshme që kjo mënyrë të jetë zbatuar në rastet e përmendura te Veprat 9:18: “Dhe menjëherë i ranë si luspa nga sytë dhe menjëherë i erdhi drita e syve; dhe si u ngrit, u pagëzua”. Veprat 10:47: “A mund ta ndalojë dikush ujin, që të mos pagëzohen këta që morën Frymën e Shenjtë si edhe ne?” Veprat 16:33-34: “Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë. Dhe si i ngjiti në shtëpinë e tij, ua shtroi tryezën dhe u ngazëllua me gjithë shtëpinë e tij, që kishte besuar në Perëndinë”.

2.Objektet e duhur të pagëzimit. Ka dy klasa njerëzish që mund të pagëzohen: të rriturit dhe foshnjat.

  • Pagëzimi i të rriturve. Pagëzimi duhet kryer nga besim- tarët dhe fëmijët e tyre. Me fjalët e kësaj porosie, Jezusi pa dyshim që kishte kryesisht në mendje pagëzimin e të rriturve, sepse vetëm me këta mund të fillonin dishepujt përpjekjet e tyre misionare. Udhëzimi i tij nënkupton se pagëzimit duhet t’i para- printe rrëfimi i besimit (Marku 16:16). Në ditën e Rrëshajëve, ata që pranuan fjalën e Pjetrit u pagëzuan (Veprat 2:41) (shih dhe Veprat 8:37; 16:31-34). Kisha duhet t’u kërkojë një rrëfim besimi të gjithë të rriturve që kërkojnë të pagëzohen. Pasi të bëhet ky rrëfim, kisha duhet ta pranojë si të mirëqenë, përveçse nëse ekzistojnë arsye të forta për të dyshuar sinqeritetin e këtij rrëfimi.
  • Pagëzimi i fëmijëve. Baptistët e mohojnë të drejtën e pagë- zimit të foshnjave, sepse fëmijët nuk mund të ushtrojnë besim, dhe sepse Dhiata e Re nuk përmban asnjë urdhër për pagëzimin e fëmijëve, dhe nuk shënon asnjë rast të vetëm të një pagëzimi të tillë. Mirëpo kjo nuk provon se ky lloj pagëzimi është jobiblik.
  • Baza biblike për pagëzimin e fëmijëve. Pagëzimi i fëmi- jëve nuk bazohet në asnjë varg të veçantë të Shkrimeve, por në një sërë argumentesh. Besëlidhja që u bë me Abrahamin ishte, pikësëpari, besëlidhje shpirtërore, ndonëse kishte dhe një aspekt kombëtar (Rom. 4:16-18; Gal. 3:8-9, 14). Kjo besëlidhje është ende në fuqi dhe, në thelb, është e njëjta me “besëlidhjen e re” të rendit të tanishëm (Rom. 4:13-18; Gal. 3:15-18; Heb. 6:13- 18). Fëmijët merrnin nga bekimet e kësaj besëlidhjeje, merrnin shenjën e rrethprerjes dhe konsideroheshin pjesë e asamblesë të Izraelit (2 Kron. 20:13; Joeli 2:16). Në Dhiatën e Re, pagëzimi zëvendëson rrethprerjen, si shenja dhe vula e hyrjes në besëlidhje (Veprat 2:39; Kol. 2:11-12). “Besëlidhja e re” paraqitet nga Bi- bla si më e hirshme se e vjetra (Isa. 54:13; Jer. 31:34; Heb. 8:11) dhe, si rrjedhojë, s’mund të përjashtojë dot fëmijët. Kjo është e pagjasë, për shkak të pasazheve të tilla, si: Mateu 19:14; Veprat 2:39; 1 Kor. 7:14. Për më tepër, na thuhet, në disa raste, se u pagëzua gjithë familja dhe është e pagjasë që kjo të mos kishte asnjë fëmijë (Veprat 16:15; 16:33; 1 Kor. 1:16).te fëmija, dhe mund t’ia përforcojë besimin më vonë, kur të kup- tohet më qartë domethënia e pagëzimit. Veprimi i tij nuk ndodh medoemos vetëm pas çastit të administrimit.
  • Baza dhe veprimi i pagëzimit të fëmijëve. Në qarqet e reformuara, disa mendojnë se fëmijët pagëzohen në bazën e rilin- djes së presupozuar, pra, me supozimin (jo sigurinë) se ata janë të rilindur. Të tjerë kanë mendimin se fëmijët pagëzohen mbi bazën e premtimit gjithëpërfshirës së besëlidhjes me Perëndinë, e cila përfshin dhe premtimin e rilindjes. Kjo pikëpamje duhet parapëlqyer më tepër se e para. Premtimi i besëlidhjes siguron të vetmen bazë të sigurt dhe objektive për pagëzimin e fëmijëve. Por, nëse shtrohet pyetja: “Si mund të funksionojë pagëzimi i fëmijëve si mjet hiri për të përforcuar jetën shpirtërore”, për- gjigjja është se, që në çastin kur administrohet, pagëzimi mund të përforcojë jetën e rilindur, nëse ajo është tashmë e pranishme

Mësoni përmendësh. Pasazhe që flasin për pikat e mëposhtme:

a.Themelimi i pagëzimit:

Mateu 28:19. “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë”.

Marku 16:15-16. “Dhe u tha atyre: ‘Shkoni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese; ai që beson dhe pagëzohet do të shpëtohet; por ai që nuk beson, do të dënohet’”.

b.Pagëzimi si simbol pastrimi:

Veprat 22:16. “Dhe tani ç’pret? Çohu dhe pagëzohu dhe lahu nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit”.

1 Pjetri 3:21. “Si kundërformë e kësaj, pagëzimi; na shpëton tani edhe ne, jo heqja e ndyrësisë së mishit, por kërkesa për një ndërgjegjeje të mirë ndaj Perëndisë, nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit”.

c.Zëvendësimi i rrethprerjes nga pagëzimi:

Kolosianëve 2:11-12. “Në të cilin ju edhe u rrethpretë me rrethprerjen që nuk u bë me dorë, nëpërmjet zhveshjes së trupit mëkatar të mishit, me anë të rrethprerjes së Krishtit: të varrosur bashkë në të nëpërmjet pagëzimit, ju edhe u ringjallët bashkë në të, përmes besimit në veprueshmërinë e Perëndisë, që e ka ri- ngjallur prej së vdekurish”.

d.Vlera e përhershme e Besëlidhjes së Abrahamit:

Romakëve 4:16. “Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që prem- timi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhjen, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë nga besimi i Abrahamit”.

Galatasve 3:29. “Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pas- ardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit”.

e.Përfshirja e fëmijëve në kishën e Dhiatës së Re:

Mateu 19:14. “Por Jezusi tha: ‘I lini fëmijët e vegjël dhe mos i ndaloni të vijnë tek unë, sepse për të tillë është mbretëria e qiejve’”. Veprat 2:39. “Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë”.

1 Korintasve 7:14. “Sepse burri jobesimtar është shenjtë- ruar nëpërmjet gruas, dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar nëpërmjet burrit, sepse përndryshe fëmijët do të ishin të papas- tër; por kështu janë të shenjtë”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>