Njeriu në gjendjen fillestare

Nga diskutimi i doktrinës së Perëndisë kalojmë te doktrina e njeriut, kurora e veprës krijuese të Perëndisë.

1.Elementët thelbësorë të natyrës njerëzore. Pikëpamja e zakon- shme është se njeriu përbëhet prej dy pjesësh: trupi dhe shpirti. Kjo është në harmoni me vetëndërgjegjësimin e njeriut dhe për- puthet me mendimin e Shkrimit, i cili thotë se njeriu përbëhet prej “trupit dhe shpirtit” (Mat. 6:25; 10:28) ose “trupit dhe fry- mës” (Pred. 12:7; 1 Kor. 5:3, 5). Disa janë të mendimit se fjalët “shpirt” dhe “frymë” nënkuptojnë elementë të ndryshëm dhe se, si rrjedhojë, njeriu përbëhet prej tri pjesësh: trupi, shpirti dhe fry- ma (shih 1 Thes. 5:23). Sidoqoftë, është e qartë se fjalët “shpirt” dhe “frymë” përdoren në mënyrë të ndërkëmbyeshme. Nganjë- herë vdekja përshkruhet si dhënie shpirti (Zan. 35:18; 1 Mbret. 17:21) dhe nganjëherë si dhënie fryme (Lu. 23:46; Veprat 7:59). Në disa raste, të vdekurit quhen “shpirtra” (Zbu. 9:6; 20:4), ndërsa në raste të tjera, “frymëra” (1 Pjet. 3:19; Heb. 12:23). Këto dy terma përshkruajnë elementin shpirtëror të njeriut nga pikëpamje të ndryshme. Fryma nënkupton parimin e jetës dhe veprimit, i cili kontrollon trupin, ndërsa shpirti nënkupton njeriun si subjekt personal, i cili mendon, ndien e ka vullnet dhe, në disa raste, nënkupton vatrën e ndjenjave.

  • Origjina e shpirtit çdo individi. Ka tri pikëpamje në lidhje me origjinën e shpirtit të çdo individi.
  • Paraekzistencializmi. Disa kanë përkrahur idenë se shpir- trat e njerëzve ekzistonin në një gjendje të mëparshme dhe se përgjegjëse për gjendjen e tyre të tanishme është diçka që u ndo- dhi në atë kohë. Disa vetë gjetën në këtë gjë shpjegimin e faktit se njeriu lind mëkatar. Kjo pikëpamje nuk gjen më mbështetje tani.
  • Traducianizmi. Sipas kësaj pikëpamjeje, njerëzit e marrin shpirtin, si dhe trupin, nga prindërit. Kjo është pikëpamja mbi- zotëruese në kishën luteriane. Mbështetja për të gjendet në faktin se Bibla s’na thotë asgjë për krijimin e shpirtit të Evës dhe se na thuhet që pasardhësit dalin nga ijët e etërve (Zan. 46:26; Heb. 7:9, 10). Për më tepër, duket se kjo pikëpamje mbështetet nga fakti se, në rastin e kafshëve, si trupi, ashtu dhe shpirti trans- metohet nga prindi te pasardhësit, nëpërmjet trashëgimisë së ti- pareve dhe veçorive familjare, si dhe nëpërmjet trashëgimisë së shprishjes së mëkatshme, e cila është më tepër çështje shpirti se trupi. Sidoqoftë, kjo pikëpamje ka vështirësi të mëdha: ose i bën prindërit krijues, ose supozon se shpirti i njeriut mund të ndahet në pjesë të ndryshme. Për më tepër, ajo vë në rrezik konceptin e natyrës së pamëkatshme të Jezusit.
  • Kreacionizmi. Sipas kësaj pikëpamjeje, çdo shpirt njerëzor është krijim i drejtpërdrejtë i Perëndisë, koha e saktë e së cilit s’mund të përcaktohet në mënyrë të përpiktë. Shpirti supozohet se krijohet i pastër, por bëhet i mëkatshëm që para lindjes, kur hyn në atë kompleksitet mëkati që rëndon mbi shpatullat e gjithë njerëzimit në tërësi. Kjo pikëpamje është e zakonshme në qarqet e reformuara. Ajo mbështetet nga fakti se Shkrimi e paraqet trupin dhe shpirtin e njeriut sikur kanë origjina të ndryshme (Pred. 12:7; Isa. 42:5; Zak. 12:1; Heb. 12:9). Për më tepër, kjo pikëpamje është në harmoni me natyrën shpirtërore të shpirtit, si dhe mbron konceptin e natyrës së pamëkatshme të Jezusit. Gjithsesi, edhe ajo ka vështirësitë e veta. Për shembull, nuk shpje- gon trashëgimin e tipareve të familjes dhe mund të duket sikur e bën Perëndinë Krijues të shpirtrave të mëkatshëm.

2.Njeriu si shëmbëlltyrë e Perëndisë. Bibla mëson se njeriu u krijua shëmbëlltyrën e Perëndisë. Sipas Zanafillës 1:26, Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipasshëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne”. Fjalët “shëmbëlltyrë” dhe “ngjasim” duket se nënkuptojnë të njëjtën gjë. Vargjet e mëposhtme tregojnë se ato përdoren në mënyrë të ndërkëmbyeshme (Zan. 1:26, 27; 5:1; 9:6; 1 Kor. 11:7; Kol. 3:10; Jak. 3:9). Ka gjasë që fjala “ngjasim” të thek- sojë faktin se shëmbëlltyra është tejet e ngjashme me objektin në fjalë. Ka pikëpamje të ndryshme për shëmbëlltyrën e Perëndisë te njeriu:

  • Pikëpamja katolike-romane. Katolikët-romanë e gjejnë shëmbëlltyrën e Perëndisë në disa dhunti të natyrshme që i janë dhuruar njeriut, si natyra shpirtërore e shpirtit, liria e vullnetit dhe pavdekësia. Këtyre Perëndia u shtoi një dhuratë të mbi- natyrshme që quhet drejtësia fillestare, për të mbajtur nën kon- troll natyrën më të ulët të njeriut. Sipas tyre kjo nënkupton ngja- simin e njeriut me Perëndinë.
  • Pikëpamja luterane. Luteranët nuk bien të gjithë dakord për këtë pikë, por mendimi mbizotërues mes tyre është se shëm- bëlltyra e Perëndia ka të bëjë vetëm me ato cilësi shpirtërore që njeriut iu dhanë në krijim, pra, njohuria e vërtetë, drejtësia dhe shenjtëria. Këto mund të përcaktohen si “drejtësia fillestare”. Kjo pikëpamje është tepër kufizuese.
  • Pikëpamja e Reformuar. Të reformuarit bëjnë dallimin mes shëmbëlltyrës së natyrshme dhe asaj morale të Perëndisë. E para është më e gjerë dhe përgjithësisht thuhet se nënkupton qenien shpirtërore, racionale, morale dhe të pavdekshme të njeriut. Ajo u errësua, por nuk humbi tërësisht, për shkak të mëkatit. Ndërsa shëmbëlltyra morale është shëmbëlltyra e Perëndisë në kuptimin më të kufizuar dhe nënkupton njohurinë e vërtetë, drejtësinë dhe shenjtërinë. Ajo humbi për shkak të mëkatit dhe u rimëkëmb në Krishtin (Efe. 4:24; Kol. 3:10). Meqë njeriu e ruajti shëmbëll- tyrën në kuptimin më të gjerë, mund të quhet ende shëmbëlltyrë e Perëndisë ose mbartës i kësaj shëmbëlltyre (Zan. 9:6; 1 Kor. 11:7; 15:49; Jak. 3:9).

3.Njeriu besëlidhjen e veprave. Perëndia hyri menjëherë në marrëdhënie besëlidhjeje me njeriun. Kjo besëlidhje fillestare quhet besëlidhja e veprave.

  • Prova biblike për besëlidhjen e veprave. (1) Pali bën para- lelin mes Adamit dhe Krishtit te Romakëve 5:12-21. Në Adamin të gjithë njerëzit vdiqën, por në Krishtin të gjithë ata që janë të tijtë marrin sërish jetë. Kjo do të thotë se Adami ishte kreu për- faqësues i gjithë njerëzve, njësoj siç është tani Krishti kreu për- faqësues i gjithë atyre që janë të tijtë. (2) Te Osea 6:7, lexojmë: “Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen”. Mëkati i Adamit quhet shkelje e besëlidhjes.
  • Elementët e besëlidhjes së veprave. (1) Palët. Besëlidhja është gjithmonë një kontratë mes dy palësh. Në këtë rast palët janë Perëndia triun, Zoti sovran i universit, dhe Adami si përfa- qësues i racës njerëzore. Meqë këto palë janë shumë të pabara- barta, besëlidhja merr kuptueshëm natyrën e një marrëveshjeje që i imponohet njeriut. (2) Premtimi. Premtimi i besëlidhjes ishte premtimi i jetës në kuptimin më të lartë, i një jete të ngritur përtej mundësisë së vdekjes. Kjo është ajo që besimtarët marrin tani përmes Krishtit, Adamit të fundit. (3) Kushti. Kushti ishte bindja absolute. Urdhri i prerë që të mos hanin nga pema e njohjes së të mirës dhe të keqes ishte qartazi sprovë e bindjes së kulluar. (4) Ndëshkimi. Ndëshkimi ishte vdekja në kuptimin më përfshirës të fjalës: fizike, shpirtërore dhe e përjetshme. Ajo nënkupton jo vetëm ndarjen e trupit nga shpirti, por, në mënyrë më themelore, ndarjen e shpirtit nga Perëndia. (5) Sakrament(et). Me shumë gjasë, pema e jetës ishte i vetmi sakrament i kësaj besëlidhjeje (nëse mund ta quajmë të tillë). Me sa duket, ajo u caktua si sim- bol dhe vulë e jetës.
  • Vlefshmëria e tanishme e besëlidhjes së veprave. Arminia- nët besojnë se kjo besëlidhje u anulua tërësisht. Por kjo s’është e vërtetë. Kërkesa për bindje të përsosur mbetet ende për ata që nuk pranojnë drejtësinë e Krishtit (Lev. 18:5; Gal. 3:12). Ndo- nëse ata s’mund ta përmbushin këtë kërkesë, kushti mbetet gjith- sesi. Sidoqoftë, kjo besëlidhje nuk vlen më për ata që janë në Krishtin, sepse ai ka përmbushur kërkesat e ligjit në vend të tyre. Si pasojë, kjo besëlidhje pushoi së qeni mënyrë jetese, sepse si e tillë u bë e pafuqishme pas Rënies.
  • Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që provojnë:

    a.Elementët e natyrës njerëzore:

    Mateu 10:28. “Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t’jua humbë edhe shpirtin, dhe trupin në ferr”.

    Romakëve 8:10. “Dhe, nëse Krishti është në ju, trupi është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë”.

    b.Krijimi i shpirtit:

    Predikuesi 12:7. “… dhe pluhuri t’i kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t’i kthehet Perëndisë që e ka dhënë”. Hebrenjve 12:9. “Pastaj etërit tanë sipas mishit i kishim ndre- qës dhe i respektonim; a nuk do t’i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të frymërave, për të jetuar?”

    c.Krijimi i njeriut në shëmbëlltyrën e Perëndisë:

    Zanafilla 1:27. “Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëm- bëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mash- kull e femër”.

    Zanafilla 9:6. “Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet”.

    d.Njeriu, në përgjithësi, edhe tani është në shëmbëlltyrën e Perëndisë:

    Zanafilla 9:6. Shih më lart nën c.

    Jakobi 3:9. “Me atë bekojmë Perëndinë Atë, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë”.

    e.Rikthimi i shëmbëlltyrës së Perëndisë te njeriu:

    Efesianëve 4:24. “Dhe vishni njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës”.

    Kolosianëve 3:10. “Edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shembullit të atij që e krijoi”.

    f.Besëlidhja e veprave:

    Osea 6:7. “Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen”.

    1 Korintasve 15:22. “Sepse, ashtu sikurse në Adamin të gjithë vdesin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>