1.Përshkrim i përgjithshëm i kishës. Fjala kryesore e Dhiatës së Vjetër për kishën rrjedh nga një folje që do të thotë “thërras”, ndërsa fjala kryesore e Dhiatës së Re vjen nga një folje që do të thotë “t’i bëj thirrje”. Të dyja nënkuptojnë se kisha është një mbledhje (apo kuvend) ose asamble e thirrur nga Perëndia.


  • Kuptimet e ndryshme të kësaj fjale në Dhiatën e Re. Në mënyrën më të përgjithshme ajo nënkupton një kishë lokale, qoftë e mbledhur për adhurim ose jo (Veprat 5:11; 11:26; Rom. 16:4; 1 Kor. 1:18; 16:1). Nganjëherë nënkupton një kishë shtëpi ose “kishën në shtëpinë” e ndonjë individi (Rom. 16:5, 23; 1 Kor. 16:19; Kol. 4:15). Në kuptimin më gjithëpërfshirës, kjo fjalë përshkruan gjithë trupin e besimtarëve, si në qiell, ashtu dhe në tokë (Efe. 1:22; 3:10, 21; 5:23; Kol. 1:18, 24).
  • Thelbi i kishës. Katolikët-romanë dhe protestantët kanë mendime të ndryshme për natyrën thelbësore të kishës. Këta të parët e gjejnë këtë në kishën si organizatë e jashtme dhe e dukshme, e cila përbëhet, pikësëpari, nga prifti së bashku me rendin e lartë të peshkopëve, kryepeshkopëve, kardinalëve dhe papës. Protestantët hoqën dorë nga ky koncept i jashtëm dhe e kërkojnë thelbin e kishës në bashkësinë e padukshme dhe shpirtërore të shenjtorëve. Në natyrën e vet thelbësore, kisha përfshin besimtarët e gjithë epokave dhe askënd tjetër. Ajo është trupi shpirtëror i Jezu Krishtit, ku s’ka asnjë vend për jobesim- tarët.
  • Dallimet që i jepen kishës. Kur flasim për kishën në terma të përgjithshëm, kemi parasysh një sërë dallimesh.
  • Kisha militante dhe kisha triumfuese. Në formën e tanishme në tokë, kisha është kishë militante, pra, është e thirrur për luftë të shenjtë dhe është realisht e përfshirë në këtë lloj lufte.1 Nga ana tjetër, kisha në qiell është kisha triumfuese, ku shpata është shkëmbyer me palmën e fitores.
    Kisha e dukshme dhe e padukshme. Ky dallim vlen për kishën, ndërsa ajo ekziston në tokë; ajo është e padukshme për sa i ta- kon natyrës së vet shpirtërore, prandaj është e pamundur që të përcaktosh me saktësi kush i përket asaj dhe kush jo, por bëhet e dukshme në rrëfimin e besimit dhe sjelljen e anëtarëve të vet, në shërbesën e fjalës dhe sakramenteve, si dhe në organizimin dhe qeverisjen e saj të jashtme.
    Kisha si organizëm dhe si institucion. Ky dallim vlen vetëm për kishën e dukshme. Si organizëm, ajo është e dukshme në jetën kolektive të besimtarëve dhe në kundërshtimin e botës nga ana e tyre, ndërsa, si organizatë, ajo është e dukshme në ofiqet, administrimin e fjalës dhe sakramenteve, si dhe në disa forma të qeverisjes së kishës.
    Përcaktimet e kishës. Kisha e padukshme mund të për- caktohet si grupi i të zgjedhurve që janë thirrur nga Fryma e

    1 Shënim nga botuesi: Kjo luftë është lufta frymërore midis një të krishteri të rilindur, si dhe gjithë Kishës, në njërën anë dhe satanit e botës së mëkatshme dhe mishit tonë të mëkatshëm, nga ana tjetër (Rom. 7:14-26; Efe. 6:11-12; 1 Pjet. 5:8-9). Bërja e kësaj lufte është e mundur vetëm në fuqinë e Frymës së Krishtit (Rom. 8:11-13) dhe bëhet me mjete frymërore (Efe. 6:13-18;1 Tim. 6:11-12; 2 Tim. 2:22-26). Termi luftë frymërore nuk nën- kupton në asnjë mënyrë një luftë me mjete fizike kundrejt anëtarëve apo përkrahësve të feve të ndryshme. 
    Perëndisë ose thjesht si bashkësia e besimtarëve. Ndërsa kisha e dukshme mund të përcaktohet si komuniteti i atyre që rrëfej- në besimin e vërtetë së bashku me fëmijët e tyre. Duhet vënë në dukje se anëtarësimi në të dyja këto kisha nuk është plotësisht e njëjta gjë.
    2.Cilësitë dhe shenjat e kishës. Në veçanti, kisha ka tre cilësi dhe tre shenja (ose karakteristika të jashtme).

    • Cilësitë e kishës. Këto janë tre të mëposhtmet:
  • Uniteti i saj. Sipas katolikëve-romakë, ky është uniteti i një organizate imponuese mbarëbotërore, kurse, sipas protestantëve, ky është uniteti i trupit shpirtëror të Jezu Krishtit.
    Shenjtëria e saj. Këtë gjë katolikët-romakë e gjejnë në shenj- tërinë e dogmave, rregullave morale, adhurimin dhe disiplinën e kishës; ndërsa protestantët e gjejnë në anëtarët e kishës si të shenjtë në Krishtin dhe të shenjtë në parim, në zotërimin e jetës së re, e cila është e destinuar për shenjtëri të përsosur.
    Katoliciteti i saj. Roma pretendon të drejtë ekskluzive për këtë, sepse kisha e saj është e përhapur në mbarë botën dhe ka një numër më të madh anëtarësh sesa gjithë sektet të marra së bashku. Protestantët pohojnë se kisha e padukshme është kisha e vërtetë katolike, sepse ajo përfshin gjithë besimtarët e gjithë kohërave dhe vendeve.

    • Shenjat ose karakteristikat e jashtme të saj. Ndërsa cilësitë i përkasin kryesisht kishës së padukshme, shenjat i përkasin ki- shës së dukshme dhe shërbejnë për të dalluar të vërtetën nga e rremja. Edhe numri i këtyre është tre:
  • Predikimi i vërtetë i Fjalës së Perëndisë. Kjo është shenja më e rëndësishme e kishës (1 Gjon 4:1-3; 2 Gjon 9). Nuk do të thotë se predikimi duhet të jetë i përsosur dhe absolutisht i pastër, por se duhet t’u jetë besnik bindjeve themeltare të fesë së krishterë dhe duhet të ketë një ndikim kontrollues mbi besimin dhe praktikën.
    Administrimi i duhur i sakramenteve. Sakramentet nuk duhen ndarë nga fjala, siç ndodh në kishën katolike-romane, dhe duhen dhënë nga pastorë të ligjshëm në përputhje me institucionin e shenjtë të sakramentit, dhe u duhen dhënë vetëm besimtarëve dhe farës së tyre (Mat. 18:18; 1 Kor. 5:1-5; 14:33, 40; Zbu.2:14, 15, 20).
    Ushtrimi besnik i disiplinës. Kjo është e nevojshme për të ruajtur dëlirësinë e doktrinës dhe për të siguruar shenjtërinë e sakramenteve. Fjala e Perëndisë këmbëngul për këtë (Mat. 18:18; 1 Kor. 5:1-5; 14:33, 40; Zbu. 2:14, 15, 20).
    Mësoni përmendësh. Pasazhe që dëshmojnë për pikat e më- poshtme:
    a.Uniteti i kishës:
    Gjoni 10:16. “Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i sjell edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm”.
    Gjoni 17:20-21. “Tani unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të fjalës së tyre, që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, në mua dhe unë në ty që edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më dërgove”.
    Efesianëve 4:4-6. “Është një trup dhe një Frymë, sikurse ju u thirrët në një shpresë të thirrjes suaj. Është një Zot, një besim, një pagëzim”.
    b.Shenjtëria e Kishës:
    Eksodi 19:6. “Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë”. 1 Pjetri 2:9. “Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull i fituar nga Perëndia, që të shpallni lavdinë e atij, që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme."

c.Katoliciteti i kishës:

Psalmi 2:8. “Më kërko dhe unë do të të jap kombet si trashë- gimi dhe mbarë dheun si zotërim”.

Zbulesa 7:9. “Pas këtyre gjërave, pashë dhe ja një turmë e madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me petka të bardha dhe me palma në duart e tyre”.

d.Nevoja që të përkrahësh të vërtetën:

2 Timoteu 1:13. “Mbaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje në besim dhe dashuri, në Krishtin Jezus”.

2 Timoteu 2:15. “Ji i zellshëm të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që ndan drejt fjalën e së vërtetës”.

Titi 2:1. “Por ti fol ato, që i kanë hije doktrinës së shëndoshë”.

e.evoja për administrimin e duhur të sakramenteve:

Veprat 19:4-5. “Atëherë Pali tha: ‘Gjoni pagëzoi pagëzim pen- dimi, duke i thënë popullit të besonin në atë që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtin’. Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus”.

1 Korintasve 11:28-30. “Por njeriu le të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa, sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit. Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe mjaft kanë vdekur”.

f.Nevoja për disiplinë:

Mateu 16:19. “Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; ç’të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe ç’të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej”.Titi 3:10-11. “Refuzoje një njeri sektar, mbasi ta kesh qor- tuar një herë e dy herë, duke ditur se një i tillë është çoroditur dhe mëkaton, duke qenë i dënuar nga vetja”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>