Kthimi në besim: Pendimi dhe besimi

Kur ndryshimi që kryen rilindja fillon të shfaqet në jetën e vetëdij- shme të njeriut, flasim për atë që quhet “kthim” (në besim).


1.Kthimi përgjithësi. Bibla nuk flet gjithmonë për kthimin në të njëjtin kuptim. Kthimi që kemi parasysh ne mund të përcak- tohet si ai veprim i Perëndisë përmes së cilit ai bën të parilindu- rit, në jetën e tyre të vetëdijshme, që të kthehen tek ai me besim dhe pendim. Nga ky përcaktim është tashmë e qartë se autori i kthimit në besim është Perëndia. Kjo mësohet qartë në Bibël (Veprat 11:18; 2 Tim. 2:25). Jeta e re e rilindjes nuk çon vet- vetiu në një ndryshim të vetëdijshëm jete, por kjo ndodh vetëm përmes një veprimi të veçantë të Frymës së Shenjtë (Gjoni 6:44; Fil. 2:13). Por, ndërsa në rilindje Perëndia është i vetmi që vep- ron, ndërsa njeriu është pasiv, në kthimin në besim njeriut i bëhet thirrje të bashkëpunojë (Isa. 55:7; Jer. 18:11; Veprat 2:38; 17:30). Gjithsesi, edhe në këtë moment njeriu mund të veprojë vetëm me anë të fuqisë që i jep Perëndia.

Ashtu si rilindja, edhe kthimi në besim nënkupton një ndryshim të atypëratyshëm dhe nuk është një proces si puna e shenj- tërimit; por, në dallim nga rilindja, kthimi në besim përbën një ndryshim në jetën e vetëdijshme, jo në atë të pavetëdijshme, të njeriut. Ndërsa kthimi në besim është i nevojshëm në rastin e gjithë të rriturve nga mosha (Ezek. 33:11; Mat. 18:3), nuk është e thënë që ai të shfaqet në jetën e secilit prej tyre si një çast te- jet i qartë krize. Bibla përmend raste të njerëzve që kthehen në besim, si Naamani (2 Mbret. 5:15), Manasi (2 Kron. 33:12,

13), Zakeu (Lu. 19:8, 9), eunuku (Veprat 8:30 e më tej), Kor- neli (Veprat 10:44 e më tej), Pali (Veprat 9:5 e më tej); Lidia (Veprat 16:14) e kështu me radhë. Përveç kësaj, Bibla flet edhe për kthim në besim në rang kombi (si te Jona 3:10), për kthim të përkohshëm, i cili nuk përfshin ndryshimin e zemrës (Mat. 13:20, 21; 1 Tim. 1:19. 20; 2 Tim. 4:10; Heb. 6:4-6), si dhe për

kthim të përsëritur (Lu. 22:32; Zbu. 2:5, 16, 21, 22; 3:8, 19). Kjo nuk është përsëritje e kthimit (në besim) në kuptimin më të ngushtë të fjalës (pasi kthimi nuk pranon përsëritje), por një veprimtari e ripërtërirë e jetës së re, pasi kjo e fundit është eklip- suar për njëfarë kohe. Kthimi përbëhet nga dy elementë, njëri negativ, ndërsa tjetri pozitiv: pendimi dhe besimi, të cilat duhen diskutuar veçmas.

2.Pendimi, elementi negativ i kthimit (në besim). Pendimi shikon drejt së shkuarës dhe mund të përcaktohet si ai ndryshim që kry- het në jetën e vetëdijshme të mëkatarit, përmes të cilit ai i kthen shpinën mëkatit. Ai përfshin tre elementë, pra, (a) elementin mendor, ku jeta e shkuar shihet si jetë mëkatare, gjë që shkakton faj personal, ndotje dhe mungesë shprese; (b) elementin emo- cional, një ndjesi trishtimi për mëkatin, pasi mëkati është kryer kundër një Perëndie të shenjtë dhe të drejtë; dhe (c) elementin e vullnetit, i cili nënkupton ndryshimin e synimit, një kthim të brendshëm nga mëkati dhe një prirje për të kërkuar falje dhe pastrim (Rom. 3:20; 2 Kor. 7:9, 10; Rom. 2:4). Pendimi kryhet brenda njeriut, kryesisht nga ligji i Perëndisë. Katolikët-romakë kanë një konceptim të jashtëm të pendimit. Sipas tyre, pendimi nënkupton trishtimin jo për mëkate të lindura, por për shkelje personale. Sipas tyre, ky pendim mund të rrjedhë thjesht nga frika e ndëshkimit të përjetshëm; besimtari duhet t’i rrëfehet priftit, i cili është në gjendje të falë mëkatet dhe pastaj një masë shlyerjeje nëpërmjet veprave të jashtme të pendesës, si agjërime, goditje me kamxhik, pelegrinazhe, e kështu me radhë. Mirëpo Bibla, në kundërshtim me këtë, e sheh pendimin tërësisht si një veprim të brendshëm, një veprim trishtimi të vërtetë për shkak të mëkatit dhe nuk e ngatërron këtë me ndryshimin që kryen ky pendim në jetën e njeriut.

3.Besimi, elementi pozitiv i kthimit (në besim). Në dallim nga pen- dimi (që shikon pas), besimi shikon përpara.

  • Lloje të ndryshme besimi. Bibla nuk flet për besimin gjith- monë në të njëjtin kuptim. Ajo përmend besimin historik, i cili nënkupton pranimin mendor të së vërtetës së Shkrimit, pa ndo- një reagim të vërtetë moral apo shpirtëror. Një besim i tillë nuk e merr seriozisht të vërtetën dhe nuk tregon interes të vërtetë për të (Veprat 26:27, 28; Jak. 2:19). Po kështu, Bibla flet edhe për besimin e përkohshëm, i cili përqafon të vërtetat e fesë me disa nxitje ndërgjegjeje dhe trazime ndjenjash, por nuk rrënjo- set në një zemër të rilindur. Ai quhet besim i përkohshëm (Mat. 13:20, 21), për shkak se nuk ka karakter të qëndrueshëm dhe nuk arrin të mbijetojë në kohë sprove dhe përndjekjeje (shih dhe Heb. 6:4-6; 1 Tim. 1:19, 20; 1 Gjon 2:19). Përveç kësaj Bib- la përmend edhe besimin e mrekullueshëm, pra, bindjen e një njeriu se do të kryhet një mrekulli nga ana e tij ose për hir të tij (Mat. 8:11-13; 17:20; Marku 16:17, 18; Gjoni 11:22, 40; Veprat 14:9). Ky besim mund të shoqërohet me besimin shpëtues,por jo medoemos. Së fundi, Shkrimi përmend, por edhe thekson, domosdoshmërinë e besimit shpëtues. Ky e ka vatrën në zemër dhe rrënjoset në jetën e rilindur. Fara e tij mbillet në rilindje dhe lulëzon në besimin veprues. Ai mund të përcaktohet si bindje pozitive, të cilën e kryen në zemër Fryma e Shenjtë, në lidhje me të vërtetën e ungjillit dhe si mbështetje e sinqertë në premtimet e Perëndisë në Krishtin.
    • Elementet e besimit. Ne dallojmë tre elementë të besi- mit të vërtetë shpëtues. (1) Elementi mendor. Njeriu pranon në mënyrë pozitive të vërtetën që zbulohet në fjalën e Perëndisë, pra, ky element nënkupton një njohuri shpirtërore që gjen për- gjigje në zemrën e mëkatarit. Është një njohuri absolutisht e si- gurt, e bazuar në premtimet e Perëndisë. Ndonëse mund të mos jetë gjithëpërfshirës, ky element duhet të mjaftojë për t’i dhënë besimtarit njëfarë ideje të të vërtetave themeltare të ungjillit. (2) Elementi emocional (aprovimi). Kjo nuk përmendet veçmas në Katekizmën e Haidelbergut, për shkak se realisht përfshihet në njohurinë e besimit shpëtues. Kjo lloj njohurie ka si karakte- ristikë faktin se përçon një bindje të fortë për rëndësinë e objek- tit të saj; pra, përçon aprovimin. E vërteta të ngërthen shpirtin.
    • Elementi i vullnetit (besimi). Ky është elementi kurorëzues i besimit shpëtues. Nënkupton besimin personal në Krishtin, si Shpëtimtar dhe Zot, gjë që përfshin dorëzimin e shpirtit si fajtor dhe i ndotur në dorë të Krishtit, dhe mbështetjen në të si burim i faljes dhe jetës shpirtërore. Në analizën përfundimtare, objekti i besimit shpëtues është Jezu Krishti dhe premtimi i shpëtimit në të (Gjoni 3:16, 18, 36; 6:40; Veprat 10:43; Rom. 3:22; Gal. 2:16).

    Ky besim nuk ka origjinë njerëzore, por vjen si dhuratë nga Perëndia (1 Kor. 12:8, 9; Gal. 5:22; Efe. 2:8). Gjithsesi, ushtrimi i tij është veprimtari njerëzore, prandaj dhe fëmijët e Perëndisë nxiten shpesh ta shfaqin (Rom. 10:9; 1 Kor. 2:5; Kol. 1:23; 1Tim. 1:5; 6:11).

    Siguria e besimit. Metodistët pretendojnë se njeriu që be- son është aty për aty i sigurt se është fëmijë i Perëndisë, por kjo nuk do të thotë se është i sigurt edhe për shpëtimin përfundim- tar, sepse njeriu mundet edhe të rrëzohet nga hiri. Por pikëpamja biblike është se besimi i vërtetë, për shkak se përfshin mbështet- jen e sigurt në Perëndinë, përmban natyrshëm një ndjesi sigu- rie dhe qëndrueshmërie, ndonëse shkalla e kësaj ndjesie mund të ndryshojë. Kjo siguri nuk është diçka që besimtari e zotëron gjithmonë në mënyrë të vetëdijshme. Ai nuk jeton gjithmonë në jetën e plotë të besimit dhe, si rezultat, nuk është gjithmonë i vetëdijshëm për pasuritë shpirtërore që ka nën zotërim. Besimtari mund të hallakatet nga dyshimet dhe pasiguritë dhe, si rrjedho- jë, i bëhet thirrje që të kultivojë sigurinë e besimit në jetë (2 Kor. 13:5; Heb. 6:11; 2 Pjet. 1:10; 1 Gjon 3:19). Kjo siguri mund të kultivohet nëpërmjet lutjes, meditimit për premtimet e Perëndisë dhe nëpërmjet zhvillimit të një jete vërtet të krishterë.

    Mësoni përmendësh. Pasazhe që provojnë pikat e mëposhtme:

    a.Se autor i kthimit (në besim) është Perëndia:

    Veprat 11:18. “Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvduan Perëndinë, duke thënë: ‘Perëndia, pra, edhe kombeve u dha pendesën për t’u dhënë jetën!’”.

    2 Timoteut 2:25. “Duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën”.

    b.Se njeriu bashkëpunon në kthimin në besim:

    Isaia 55:7. “I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij dhe le të kthehet te ZOTI, që të ketë dhembshuri për të, te Perëndia ynë që fal bujarisht”.

    Veprat 17:30. “Perëndia, pra, duke mos vënë re kohërat e padijes, tani i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo, që të pen- dohen”.

    c.Domosdoshmëria e kthimit:

    Ezekieli 33:11. “U thuaj atyre: ‘Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj’, thotë Zoti, ZOTI, ‘unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të kthehet nga rruga e tij dhe të jetojë; kthehuni, kthehuni nga rrugët tuaja të këqija. Pse vallë duhet të vdisni, o shtëpi e Izraelit?’”

    Mateu 18:3. “Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk kthe- heni dhe bëheni si fëmijët e vegjël, nuk do të hyni fare në mbre- tërinë e qiejve”.

    d.Besimi historik:

    Veprat 26:27, 28. “‘O mbret Agripa, a u beson profetëve? Unë e di se ti beson’. Atëherë Agripa i tha Palit: ‘Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë’”.

    Jakobi 2:19. “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen”.

    e.Besimi i përkohshëm:

    Mateu 13:20, 21. “Dhe ç’u mboll në gurishte, ky është ai që dëgjon fjalën edhe menjëherë e merr me gëzim; por, s’ka rrë- një në veten e tij, madje është për pak kohë; sepse kur të bë- het shtrëngim a përndjekje për fjalën, menjëherë skandalizo- het”.

    1 Gjon 2:19. “Prej nesh dolën, por nuk ishin prej nesh; sepse, po të kishin prej nesh, do të kishin qëndruar me ne; Por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë prej nesh”.

    f.Besimi i mrekullueshëm:

    Mateu 17:20b. “Se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: ‘Zhvendosu nga këtu atje’, dhe do të zhven- doset; Dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju”.

    Veprat 14:9, 10. “Ky e dëgjoi Palin duke folur, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t’u shpëtuar, dhe tha me zë të lartë: ‘Ngrihu në këmbë!’. Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë”.

    g.Krishti si objekt i besimit shpëtues:

    Gjoni 3:16. “Sepse Perëndia e deshi kaq shumë botën, sa dha dhe Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme”.

    Gjoni 6:40. “Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme; dhe unë do ta ngjall atë në ditën e fundit”.

    h.Domosdoshmëria e kultivimit të sigurisë së besimit:

    Hebrenjve 6:11. “Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës”.

    2 Pjetër 1:10. “Prandaj, vëllezër, jini të zellshëm aq më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>