Diskutimi i dekreteve çon natyrshëm në studimin e ekzekutimit të tyre, gjë që fillon me veprën e krijimit. Ky është fillimi dhe baza e gjithë zbulesës, si dhe themeli i gjithë jetës fetare.


1.Krijimi në përgjithësi. Fjala “krijim” nuk përdoret gjithmonë në të njëjtin kuptim në Bibël. Në kuptimin më të ngushtë, kjo fjalë nënkupton atë vepër të Perëndisë përmes së cilës ai krijoi botën dhe gjithçka në të, një pjesë pa përdorur materiale para- ekzistuese, ndërsa pjesën tjetër prej materialesh që nga natyra janë të papërshtatshme për të shfaqur lavdinë e vet. Kjo paraqitet si vepër e Perëndisë Triun (Zan. 1:2; Jobi 26:13; 38:4; Psa. 33:6;

Isa. 40:12, 13; Gjoni 1:3; 1 Kor. 8:6; Kol. 1:15-17). Në dallim nga panteizmi, ne duhet të besojmë se krijimi ishte vepër e lirë e Perëndisë. Ai s’kishte nevojë për botën (Efe. 1:11; Zbu. 4:11). Dhe, në dallim nga deizmi, besojmë se ai e krijoi botën në mënyrë që ajo të varet gjithmonë prej tij. Atij i duhet ta mbajë përditë në ekzistencë (Veprat 17:28; Heb. 1:3).

  • Koha e krijimit. Bibla na mëson se Perëndia e krijoi botën “në fillim”, pra, në fillim të gjithë gjërave të përkohshme. Para këtij fillimi shtrihet përjetësia e pakohshme. Pjesa e parë e veprës së krijimit që përmendet te Zanafilla 1:1 ishte krijimi tërësisht nga hiçi, ose pa përdorimin e materialeve që ekzistonin më parë. Shprehja “krijimi nga asgjëja” nuk gjendet në Bibël, por në një nga librat e apokrifës (2 Makabenjve 7:28). Gjithsesi, kjo ide na mësohet qartë në pasazhe të tilla si Zanafilla 1:1; Psalmi 33:9; 148:5; Romakëve 4:7; Hebrenjve 11:3.
  • Synimi përfundimtar i krijimit. Disa mendojnë se synimi ose qëllimi përfundimtar i krijimit është lumturia e njeriut. Ata thonë se Perëndia nuk mund ta bënte veten synim përfundim- tar, sepse ai është i mjaftueshëm në vetvete. Por unë mendoj se është e qartë se Perëndia nuk ekziston për njeriun, por njeriu për Perëndinë. Krijesa nuk mund të jetë synimi përfundimtar i krijimit. Bibla na mëson qartë se Perëndia e krijoi botën për të shfaqur lavdinë e vet. Natyrshëm, zbulesa e lavdisë së Perëndisë nuk synohet të shërbejë si spektakël bosh që duhet admiruar nga krijesat, por synon edhe të përkrahë mirëqenien e tyre si dhe t’ua sintonizojë zemrën për të përlëvduar Krijuesin (Isa. 43:7; 60:21; 61:3; Ezek. 36:21, 22; 39:7; Lu. 2:14; Rom. 9:17; 11:36; 1 Kor. 15:28; Efe. 1:5, 6, 12, 14; 8:9, 10; Kol. 1:16).
  • Zëvendësuesit e doktrinës së krijimit. Ata që mohojnë dok- trinën e krijimit, përkrahin një nga këto tri teori për të shpjeguar botën. (1) Disa thonë se lënda fillestare është e përjetshme; bota u krijua prej saj, ose në mënyrë rastësore, ose nga ndonjë forcë e epërme drejtuese. Por kjo është e pamundur, sepse nuk mund të kesh dy të përjetshme dhe si rrjedhojë, as dy të pafundme përbri njëra-tjetrës. (2) Disa të tjerë argumentojnë se në thelb Perëndia dhe bota janë një, dhe se bota është një rrjedhje (derdhje) e do- mosdoshme e qenies hyjnore. Por kjo pikëpamje e zhvesh Perën- dinë nga fuqia e vetëvendosjes, ndërsa njerëzit i zhvesh nga liria dhe nga karakteri i tyre moral dhe i përgjegjshëm. Po kështu, kjo e bën Perëndinë të përgjegjshëm për gjithë ligësinë që ekziston në botë. (3) Ka dhe të tjerë që gjejnë strehë në teorinë e evolucionit.Por ky është qartazi gabim, sepse evolucioni nuk ofron asnjë shpjegim për botën. Ai presupozon që më parë diçka që evoluon.

2.Bota Shpirtërore. Perëndia krijoi jo vetëm një botë materiale, por dhe një botë shpirtërore, e cila përbëhet nga engjëjt.

  • Prova për ekzistencën e engjëjve. Përgjithësisht, teologjia e sotme liberale e ka hedhur poshtë besimin në këto qenie shpir- tërore. Mirëpo gjithë Bibla e merr si të qenë ekzistencën e tyre dhe i përshkruan si qenie me personalitet (2 Sam. 14:20; Mat. 24:36; Juda 6; Zbu. 14:10). Disa u japin trupa të ajërt, por kjo bie ndesh me Shkrimet. Engjëjt janë qenie të kulluara shpir- tërore (ndonëse nganjëherë marrin formë trupore) (Efe. 6:12; Heb. 1:14), pa mish e kocka (Lu. 24:39), dhe si rrjedhojë janë të padukshëm (Kol. 1:16). Disa janë të mirë, të shenjtë dhe të zgje- dhur (Marku 8:38; Lu. 9:26; 2 Kor. 11:14; 1 Tim. 5:21; Zbu. 14:10), ndërsa të tjerët kanë rënë nga gjendja fillestare dhe si pasojë janë të ligj (Gjoni 8:44; 2 Pjet. 2:4; Juda 6).
  • Klasat e engjëjve. Kuptohet, ka klasa të ndryshme engjëjsh. Bibla flet për kerubinët, të cilët zbulojnë fuqinë, madhështinë dhe lavdinë e Perëndisë dhe ruajnë shenjtërinë e tij në kopshtin e Edenit, në tabernakull dhe tempull, si dhe në zbritjen e Perëndisë në tokë (Zan. 3:24; Eks. 25:18; 2 Sam. 22:11; Psa. 18:10; 80:1;99:1; Isa. 37:16). Përkrah tyre janë serafinët që përmenden vetëm tek Isaia 6:2, 3, 6. Ata qëndrojnë si shërbëtorë përreth fronit të Mbretit qiellor, këndojnë lavdet e tij dhe janë gjithmonë gati të zbatojnë urdhrat e tij. Ata shërbejnë për synimin e pajtimit dhe për të përgatitur njerëzit që t’i afrohen Perëndisë në mënyrën e duhur. Vetëm dy engjëj përmenden me emër. I pari është Gab- rieli (Dan. 8:16; 9:21; Lu. 1:19, 26). Me sa duket, detyra e tij e veçantë ishte që t’i përçonte njeriut zbulesa hyjnore dhe t’ia inter- pretonte. I dyti është Mikaeli (Dan. 10:13, 21; Juda 9; Zbu. 12:7). Në letrën e Judës ai quhet kryeengjëll. Mikaeli është luftëtari trim që ndeshet në betejat e Jahves me armiqtë e popullit të Perëndisë dhe me forcat e liga në botën shpirtërore. Përveç këtyre, Bibla përmend në terma të përgjithshëm principatat, fuqitë, fronet dhe pushtetet (Efe. 1:21; 3:10; Kol. 1:16; 2:10; 1 Pjet. 3:22). Këta emra tregojnë dallime rangjesh dhe dinjiteti mes engjëjve.
  • Puna e engjëjve. Engjëjt paraqiten duke përlëvduar Perën- dinë vazhdimisht (Psa. 103:20; Isa. 6; Zbu. 5:11). Që nga hyrja e mëkatit në botë, ata u shërbejnë atyre që trashëgojnë shpë- timin (Heb. 1:14), gëzohen kur mëkatarët kthehen në besim (Lu. 15:10), ruajnë besimtarët (Psa. 3:7; 91:11), mbrojnë fëmi- jët (Mat. 18:10), janë të pranishëm në kishë (1 Kor. 11:10; Efe. 3:10; 1 Tim. 5:21) dhe çojnë besimtarët në gji të Abrahamit (Lu. 16:22). Po kështu, ata shpesh transmetojnë zbulesa të veçan- ta nga Perëndia (Dan. 9:21-23; Zak. 1:12-14), i komunikojnë bekime popullit të tij (Psa. 91:11, 12; Isa. 63:9; Dan. 6:22; Ve- prat 5:19) dhe ekzekutojnë gjykime kundër armiqve të tij (Zan. 19:1, 13; 2 Mbret. 19:85; Mat. 18:41).
  • Engjëjt e ligj. Përveç engjëjve të mirë, ka dhe engjëj të ligj, të cilët kënaqen kur kundërshtojnë Perëndinë dhe shkatërrojnë punën e tij. Ata u krijuan të mirë, por nuk e ruajtën pozicionin fillestar (2 Pjet. 2:4; Juda 6). Nuk na zbulohet mëkati i tyre i veçantë, por, me sa duket, u rebeluan kundër Perëndisë dhe sy- nuan autoritetin hyjnor (shih 2 Thes. 2:4, 9). Satani, i cili me sa duket ishte një nga princat e engjëjve, u bë kreu i njohur i atyre që ranë nga gjendja e shenjtërisë (Mat. 26:41; 9:34; Efe. 2:2). Me fuqi mbinjerëzore, ai dhe ushtritë e veta përpiqen të shkatërrojnë veprën e Perëndisë. Përpiqen të verbojnë e mashtrojnë edhe të zgjedhurit, si dhe të nxisin mëkatarin të vazhdojë në udhën e tij të ligë.
  • Bota materiale. Te Zanafilla 1:1 na jepet rrëfimi i krijimit fillestar të qiellit dhe tokës. Pjesa tjetër e këtij kapitulli i përkushtohet asaj që shpesh quhet krijim dytësor, pra, përfundimit të veprës së krijimit brenda gjashtë ditësh.
  • Ditët e krijimit. Një pyetje për të cilën debatohet shpesh është nëse ditët e krijimit ishin apo jo ditë të zakonshme. Gjeolo- gët dhe evolucionistët i konsiderojnë si periudha të gjata kohore. Fjala “ditë” nuk nënkupton gjithmonë një periudhë njëzetekatër- orëshe në Bibël (shih Zan. 1:5; 2:4; Psa. 50:16; Pred. 7:14; Zak. 4:10). Mirëpo, interpretimi i fjalëpërfjalshëm i fjalës “ditë” në rrëfimin e krijimit përkrahet nga argumentet e mëposhtme:
  • Fjala hebraisht jom (ditë) nënkupton, pikësëpari, një ditë të zakonshme dhe duhet kuptuar si e tillë, derisa konteksti të përcaktojë një interpretim tjetër.
  • Përmendja e përsëritur e mëngjesit dhe mbrëmjes e për- krah këtë interpretim.
  • Me ç’kuptohet, dita që Jahve caktoi dhe shenjtëroi si ditë pushimi ishte një ditë e zakonshme.
  • Tek Eksodi 20:9-11, Izraeli porositet të punojë gjashtë ditë dhe të pushojë të shtatën, për shkak se Jahve e krijoi qiellin dhe tokën brenda gjashtë ditëve dhe pushoi ditën e shtatë.
  • Është e qartë se tri ditët e fundit janë ditë të zakonshme, sepse u përcaktuan nga pozicioni i tokës kundrejt diellit. Dhe, nëse këto të tria ishin ditë të zakonshme, pse të mos kenë qenë dhe tri të parat të tilla?
  • Puna gjatë gjashtë ditëve. Ditën e parë u krijua drita; pastaj nga ndarja e dritës prej errësirës u formua dita dhe nata. Kjo nuk bie ndesh me idenë se dielli, hëna dhe yjet u krijuan ditën e katërt, sepse këta nuk janë vetë drita, por trupa që mbartin dritën. Edhe puna e ditës së dytë kishte karakter ndarës, sepse u bë ndarja e ujërave të sipërm nga ujërat e poshtme, nëpërmjet formimit të kubesë qiellore. Ditën e tretë puna e ndarjes vazhdoi me ndarjen e detit nga toka e thatë. Përveç kësaj, u krijua dhe mbretëria bimore e pemëve dhe bimëve. Nëpërmjet fjalës së tij të fuqishme, Perëndia bëri që toka të prodhonte bimë pa lule, perime dhe pemë frutore; secila prej tyre do të jepte farë sipas llojit të vet. Ditën e katërt u krijua dielli, hëna dhe yjet, për të shërbyer për një larmi qëllimesh: për të ndarë ditën nga nata, për të shërbyer si shenja për kushtet e motit, për të përcaktuar vijimin e ditëve, stinëve dhe viteve, si dhe për të funksionuar si ndriçues për tokën. Puna e ditës së gjashtë përfshiu krijimin e zogjve dhe peshqve, banorëve të ajrit dhe ujit. Së fundi, dita e gjashtë shënohet nga pika kulmore e veprës së krijimit. U krijuan klasat më të larta të kafshëve të tokës dhe gjithë vepra e krijimit u kurorëzua me krijimin e njeriut në shëmbëlltyrën e Perëndisë. Trupi i tij u formua nga pluhuri i tokës, ndërsa fryma e tij ishte krijim i atypëratyshëm i Perëndisë. Ditën e shtatë Perëndia pu- shoi nga puna e tij e krijimit dhe u kënaq duke kundruar punën që kishte kryer.
  • Teoria e evolucionit. Evolucionistët duan që të zëvendë- sojnë doktrinën biblike me pikëpamjen e tyre për origjinën e gjithçkaje. Ata besojnë se, nëpërmjet një procesi tërësisht naty- ror, nga format më të thjeshta të materies dhe jetës u formuan të gjitha speciet ekzistuese të bimëve dhe kafshëve (përfshi dhe nje- riun), si dhe shfaqjet e larmishme të jetës, si inteligjenca, morali dhe feja. Ky është vetëm një supozim, i cili dështon në shumë pika. Për më tepër, ai bie kryekëput ndesh me rrëfimin e krijimit që na jepet në Bibël.
  • Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që prekin temat e mëposhtme:

    a.Fakti i krijimit:

    Zanafilla 1:1. “Në fillim, Perëndia krijoi qiejt dhe tokën”.

    Psalmi 33:6. “Qiejt u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij”.

    Gjoni 1:3. “Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (Fjalës), dhe pa atë nuk u bë as edhe një nga ato që u bënë”.

    Hebrenjve 11:3. “Me anë të besimit kuptojmë se bota është krijuar me fjalën e Perëndisë, kështu që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen”.

    b.Synimi përfundimtar i krijimit:

    Isaia 43:6, 7. “Ktheji… tërë ata që quhen me emrin tim”.

    Psalmi 19:1. “Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij”.

    Psalmi 148:13. “Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejt”. Shih lidhjen.

    c.Engjëjt:

    Psalmi 103:20. “Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij”.

    Hebrenjve 1:14. “A nuk janë të gjithë frymëra shërbenjëse, që dërgohen për t’u shërbyer atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?”

    Juda 6. “Dhe ata engjëjt që nuk e mbajtën gjendjen e tyre të parë, po lanë banesën e vet, i mbajti me pranga të përjetshme poshtë në errësirë për gjyqin e ditës së madhe”.

    d.Koha e krijimit:

    Zanafilla 1:1. “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën”.

    Eksodi 20:11. “Sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në ta, dhe ditën e shtatë ai pu- shoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenj- tëruar atë”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>