“ZGG-Albania” (Misioni i Bashkësive të Reformuara) është degë e fondacionit misionar holandez “ZGG” (“Zending Gereformeerde Gemeenten”, www.zgg.nl), që punon në disa kontinente. “ZGG” ka filluar punën në Shqipëri që në vitin 1994. Si rezultat i kësaj pune janë mbjellë kisha në Delvinë, Tepelenë dhe Durrës. “ZGG- Albania” investon edhe në mësimin dhe botimet teologjike të reformuara.

Në serinë “Nga Burimi i Jetës” do të botohen vepra teologjike biblike – të reformuara – puritane për grupe të ndryshme të krishterësh në Shqipëri. Libri “Përmbledhje e doktrinës së kri- shterë”, e shkruar nga Dr. Luis Berkhof është libri i tretë që botojmë. Lutemi që të jetë bekim për kishat shqiptare.

G.H. Wassink, M.Sc., M.Th.

“ZGG-Albania”, botues dhe bashkësponsorizues; [email protected]

“H E Publications” është marrë me përkthime dhe botime që nga viti 1995. Libri ynë i parë ishte “Origjina: Evolucioni, a është i vërtetë?”, nga Silvia Baker. Pas 21 vitesh kemi botuar 12 libra dhe 8 broshura, me synimin e vetëm që të ndihmojmë, nxisim dhe ndërtojmë të krishterët e rinj të Shqipërisë. I jemi shumë mirënjohës “Misionit Ungjillor – AEM” për ndihmesën e tij gjatë këtyre 21 viteve. Është kënaqësi për ne që ndihmojmë në finan- cimin e këtij libri.

Siç shkruhet më poshtë, kjo vepër vjen nga një teolog shumë i aftë dhe i respektuar, i cili besonte në frymëzimin dhe paga- bueshmërinë e Biblës. Ai e përmbledh në mënyrë të shkëlqyer teologjinë dhe historinë e kishës dhe me kaq mjeshtëri, saqë na siguron të vërtetën, e cila gjendet në Krishtin Jezus, Zotin tonë.

Rev. Ian McNaughton, Dip.Th, Th.M, (“H E Publications”, bashkësponsorizues)

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>