Shpesh ne i përdorim fjalët “gjendje” dhe “kushte” në mënyrë të ndërkëmbyeshme. Mirëpo, kur flasim për gjendjet e Krishtit, fjalën “gjendje” e përdorim në një kuptim më të veçantë; me të nënkuptojmë marrëdhënien që Jezusi kishte (dhe ka) me ligjin. Në kohën e përuljes së tij si njeri, ai u bë shërbëtor nën ligjin; pasi u lartësua, është Zot, dhe si i tillë qëndron mbi ligjin. Natyrshëm këto dy gjendje mbartën me vete kushte të veçanta jete dhe këto diskutohen si faza të ndryshme të këtyre gjendjeve.


1.Gjendja e përuljes. Gjendja e përuljes nënkupton se Krishti la mënjanë madhështinë hyjnore që i takonte, si Sunduesi sovran i universit, dhe mori natyrën njerëzore në formën e një shërbëtori; se, ndonëse ishte Ligjdhënësi absolut, ai iu nënshtrua kërkesave dhe mallkimit të ligjit (Mat. 3:15; Gal. 3;13; 4:4; Fil. 2:6-8). Kjo gjendje pasqyrohet në kushtet e mëposhtme, ku zakonisht da- llojmë disa faza.

  • Mishërimi dhe lindja e Krishtit. Në mishërim, Biri i Perën- disë u bë mish, duke marrë natyrën njerëzore (Gjoni 1:14; 1 Gjon 4:2). Ai u bë vërtet pjesë e racës njerëzore, kur u lind nga Maria. Kjo nuk do të kishte qenë e vërtetë, po ta kishte marrë natyrën njerëzore nga qielli, siç pohojnë anabaptistët. Bibla mëson lind- jen nga e virgjëra te Isaia 7:14; Mat. 1.20; Lu. 1:34, 35. Kjo lindje e mrekullueshme ndodhi për shkak të ndikimit të mbi- natyrshëm të Frymës së Shenjtë, i cili e ruajti natyrën njerëzore të Krishtit të pastër nga ndotja e mëkatit, që nga çasti i ngjizjes (Lu. 1:35).
  • Vuajtjet e Krishtit. Nganjëherë flasim sikur vuajtjet e Kri- shtit të kishin të bënin vetëm me agonitë e tij të fundit, por kjo s’është e drejtë. Gjithë jeta e tij ishte jetë vuajtjeje. Ishte jeta shërbëtore e Zotit të Ushtrive, jeta e të Pamëkatit në një botë të mallkuar nga mëkati. Satani e sulmoi, njerëzit e refuzuan, ndërsa armiqtë e përndoqën. Vuajtjet e shpirtit të tij ishin më të ashpra se ato të trupit. Ai u tundua nga djalli, u shtyp nga bota e ligësisë që e rrethonte dhe u stërmundua nga pesha e mëkatit që i ishte vënë mbi shpatulla. Ishte vërtet “njeri i vuajtjeve, e njihte mirë dhimbjen” (Isa. 53:3).
  • Vdekja e Krishtit. Kur flasim për vdekjen e Krishtit, natyr- shëm kemi parasysh vdekjen e tij fizike. Ai nuk vdiq si rezultat i një aksidenti apo nga dora e një vrasësi, por sipas një dënimi me gjyq dhe, si i tillë, u llogarit ndër shkelësit (Isa. 53:12). Duke pësuar ndëshkimin që jepnin romakët, me kryqëzim, ai pësoi një vdekje të mallkuar, sepse mbarti mallkimin e të gjithëve ne (LiP. 21:23; Gal. 3:13).
  • Varrimi i Krishtit. Mund të tingëllojë sikur vdekja ishte faza e fundit e vuajtjeve të Krishtit. A nuk klithi në kryq: “U krye!”? Por këto fjalë, ndoshta, i referohen vuajtjes së tij aktive. Edhe varrosja e Krishtit ishte me siguri pjesë e përuljes së tij, për të cilën ai, si Biri i Perëndisë, ishte i vetëdijshëm. Kthimi i nje- riut në pluhur është ndëshkim për mëkatin (Zan. 3:19). Fakti se qëndrimi i Shpëtimtarit në varr ishte diçka poshtëruese shfaqet qartë në Bibël (Psa. 16:10; Veprat 2:27, 31; 13:34, 35). Ky vep- rim i tij na shpëtoi nga tmerret e varrit. 
  • Zbritja në Hades. Fjalët e Besores Apostolike: “Ai zbriti në hades” janë interpretuar në mënyra të ndryshme. Katolikët- romanë thonë se Krishti zbriti në Limbus Patrum, vendi ku ishin ndryrë shenjtorët e Dhiatës së Vjetër, në mënyrë që t’i çlironte; ndërsa luterianët thonë se, midis vdekjes dhe ringjalljes së vet, Jezusi zbriti në ferr për të predikuar dhe për të kremtuar fitoren e tij mbi fuqitë e errësirës. Me shumë gjasë, kjo është një shprehje figurative që nënkupton faktin se (1) Krishti pësoi goditjet e ferrit në kopshtin e Gjetsemanisë dhe në kryq, dhe (2) se hyri në pozitën më poshtëruese të gjendjes së vdekjes (Psa. 16:8-10; Efe. 4:9).

2.Gjendja e lartësimit. Në gjendjen e lartësuar, Krishti kaloi nga pozicioni nën ligj si detyrim i besëlidhjes, në pozicionin e pagu- esit të pagës për ndëshkimin e mëkatit dhe fitoi me meritë drej- tësinë dhe jetën e përjetshme të mëkatarit. Për më tepër, ai u kurorëzua me një nder dhe lavdi të jashtëzakonshme. Këtu mund të dallohen katër faza.

  • Ringjallja. Ringjallja e Krishtit nuk kishte të bënte thjesht me ribashkimin e trupit të tij me shpirtin, por në veçanti me faktin se, në Krishtin, natyra njerëzore, trup e shpirt bashkë, u rikthye në bukurinë dhe forcën e vet fillestare dhe, madje, u ngrit në një nivel më të lartë. Në dallim nga gjithë ata që ishin ngja- llur së vdekurish para tij, Krishti u ringjall me një trup shpirtëror (1 Kor. 15:44, 45). Për këtë arsye, ai mund të quhet “fryti i parë i atyre që kanë fjetur” (1 Kor. 15:20) dhe “i parëlinduri nga të vdekurit” (Kol. 1:18; Zbu. 1:5). Ringjallja e Krishtit kishte domethënie të trefishtë: (1) ishte shpallje e Atit se Krishti kishte përmbushur gjithë detyrimet e ligjit (Fil. 2:9); (2) simbolizoi drej- tësimin, rilindjen dhe ringjalljen e fundit të besimtarëve (Rom. 6:4, 5, 9; 1 Kor. 6:14; 15:20-22); (3) ishte shkaku i drejtësimit, rilindjes dhe ringjalljes sonë (Rom. 4:25; 5:10; Efe. 1:20; Fil. 3:10; 1 Pjet. 1:3). 
  • Ngjitja. Ngjitja në qiell ishte, në njëfarë kuptimi, përmbu- shja e domosdoshme e ringjalljes, por kishte dhe një domethënie të vetën. Ngjitja e Krishtit në qiell na jepet në dy vende të ndry- shme, pra, te Lu. 24:50-53 dhe te Veprat 1:6-11. Pali e përmend te Efesianët 1:20; 4:8-10; 1 Timoteut 3:16. Edhe letra e Hebrenjve thekson rëndësinë e saj (1:3; 4:14; 6:20; 9:24). Kjo ishte një ngjitje e dukshme e Ndërmjetësit, sipas natyrës së tij nje- rëzore, nga toka në qiell, një shkuarje nga një vend në një vend tjetër. Ajo përfshiu përlëvdimin e mëtejshëm të natyrës njerëzore të Krishtit. Luterianët kanë pikëpamje të ndryshme për këtë. Ata e mendojnë ngjitjen si një ndryshim gjendjeje, ku natyra njerëzore e Jezusit kaloi në shijimin e plotë të disa cilësive hyj- nore dhe u bë njëherë e përgjithmonë e gjithëpranishme. Me ngjitjen e tij, Krishti, si kryeprifti ynë i madh, hyn në shenjtë- roren e brendshme për t’i paraqitur flijimin e tij Atit dhe fillon punën e vet si ndërmjetësues para fronit (Rom. 8:34; Heb. 4:14; 6:20; 9:24). Ai u ngjit për të përgatitur një vend për ne (Gjoni 14:1-3). Me të, ne jemi ulur tashmë në vendet qiellore dhe, me ngjitjen e tij në qiell, ne kemi sigurinë e një vendi në qiell (Efe. 2:6; Gjoni 17:24).
  • Ulja në të djathtë të Perëndisë. Pas ngjitjes, Krishti u ul në të djathtë të Perëndisë (Efe. 1:20; Heb. 10:12; 1 Pjet. 3:22). Natyrshëm, shprehja “në të djathtë të Perëndisë” nuk mund të merret në mënyrë të fjalëpërfjalshme, por duhet kuptuar si tre- gues figurativ i një vendi pushteti dhe lavdie. Gjatë uljes së tij në të djathtë të Perëndisë, Krishti sundon mbi kishën e vet dhe e mbron, drejton universin dhe ndërmjetëson për popullin e vet në bazë të flijimit të kryer prej tij.
  • Kthimi fizik. Lartësimi i Krishtit do të arrijë pikën kul- more, kur Krishti të kthehet për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit. Siç dihet, kthimi i tij do të jetë trupor dhe i dukshëm (Veprat 1:11; Zbu. 1:7). Fakti se ai do të vijë si Gjykatës është i qartë në pjesë të tilla, si: Gjoni 5:22, 27; Veprat 10:42; Rom. 2:16; 2 Kor. 5:10; 2 Tim. 4:1. Kohën e kthimit të tij të dytë nuk mund ta dimë. Ai do të vijë, me qëllim që të gjykojë botën dhe të përsosë shpëtimin e popullit të vet. Kjo do të shënojë fitoren e plotë të veprës së tij shpenguese (1 Kor. 4:5; Fil. 3:20; Kol. 3:4;
  • 1 Thes. 4:13-17; 2 Thes. 1:7-10; 2 Thes. 2:1-12; Tit. 2:13; Zbu.1:7).

    Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që flasin për këto pika:

    a.Gjendja e përuljes:

    Galatasve 3:13. “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (sepse është shkruar: ‘I mallkuar është kushdo që varet në dru’)”.

    Galatasve 4:4-5. “Por, kur erdhi plotësimi i kohës, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të vënë nën ligj, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë”.

    Filipianëve 2:6-8. “I cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit”.

    b.Mishërimi:

    Gjoni 1:14. “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë”.

    Romakëve 8:3. “Sepse atë që ishte e pamundur për ligjin, sepse ishte pa forcë për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar birin e vet në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish”.

    c.Lindja nga e virgjëra:

    Isaia 7:14. “Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel”.

    Luka 1:35. “Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ‘Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Më të Lartit do të të mbu- lojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë’”.

    d.Zbritja në Hades:

    Psalmi 16:10. “Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol” (Hades, Veprat 2:27); dhe nuk do të lejosh që i shenjti yt të shohë kalbjen”.

    Efesianëve 4:9. “Dhe kjo: ‘ai u ngjit’ ç’do të thotë përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulëta të dheut?”.

    e.Ringjallja:

    Romakëve 4:25. “I cili u dorëzua për shkak të shkeljeve tona dhe u ringjall për drejtësimin tonë”.

    1 Korintasve 15:20. “Por tashti Krishti u ringjall prej së vde- kurish, dhe u bë fryti i parë i atyre që kanë fjetur”.

    f.Ngjitja:

    Luka 24:51. “Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe u ngrit lart në qiell”.

    Veprat 1:11. “Dhe thanë: ‘Burra galileas, çfarë qëndroni e shi- koni drejt qiellit? Ky Jezus, që u mor nga mesi juaj në qiell, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell’”.

    g.Ulja me Atin:

    Efesianëve 1:20. “Të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djath- tën e tij në vendet qiellore”.

    Hebrenjve 10:12. “Ai, përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë”.

    h.Kthimi:

    Veprat 1:11. Shih më lart nën pikën f.

    Zbulesa 1:7. “Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë mbi të”.
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>