1.Dekretet hyjnore në përgjithësi. Dekreti i Perëndisë është plani ose synimi i tij i përjetshëm, në të cilin ai ka paracaktuar gjithçka që do të ndodhë. Meqë ky dekret përfshin shumë hollësi, shpesh përdorim termin “dekrete hyjnore” në shumës, ndonëse në rea- litet ka vetëm një dekret të vetëm. Ai mbulon të gjitha veprat e Perëndisë në krijim dhe shpengim, madje përfshin dhe veprimet e njerëzve, pa përjashtuar veprat e tyre të mëkatshme. Por, ndonëse ai e bëri të sigurt hyrjen e mëkatit në botë, nuk e bën Perëndinë përgjegjës për veprimet tona të mëkatshme. Dekreti i tij në lidhje me mëkatin quhet dekret lejues.


  • Karakteristikat e dekretit. Dekreti i Perëndisë është theme- luar në urtësi (Efe. 3:9-11), ndonëse nuk e kuptojmë gjithmonë. Ai u formua në thellësitë e përjetësisë dhe, si rrjedhojë, është i përjetshëm në kuptimin më të ngushtë të fjalës (Efe. 3:11). Jo vetëm kaq, por është dhe i efektshëm, pra, gjithçka që përfshihet në të ka për të ndodhur me siguri (Isa. 46:10). Plani i Perëndisë është i pandryshueshëm edhe për shkak se ai është besnik dhe i vërtetë (Jobi 28:13, 14; Isa. 46:10; Lu. 22:22). Ai është dhe i pakushtëzuar, pra, ekzekutimi i tij nuk varet nga veprimet e nje- riut, por madje i bën ato veprime të sigurta (Veprat 2:23; Efe.2:8). Për më tepër, ai është gjithëpërfshirës: përfshin veprimet e mira dhe të liga të njerëzve (Efe. 2:10; Veprat 2:28), ngjarjet e mundshme (Zan. 50:20), kohëzgjatjen e jetës së njeriut (Jobi 14:5; Psa. 39:4) dhe vendbanimin e tij (Veprat 17:26). Në lidhje me mëkatin, ky dekret është lejues.
  • Kundërshtimet që ngrihen në lidhje me doktrinën e dekre- teve. Shumë nuk besojnë në doktrinën e dekreteve dhe, në veçan- ti, parashtrojnë tre kundërshtime.
  • Ky dekret është në mospërputhje me lirinë morale të nje- riut. Por Bibla mëson qartë se Perëndia, jo vetëm që ka caktuar veprimet e lira të njeriut, por edhe faktin se njeriu është i lirë dhe i përgjegjshëm për veprimet e veta (Zan. 50:19, 20; Veprat 2:23; 4:27-29). Ndoshta mund të mos jemi në gjendje t’i harmoni- zojmë këto të dyja me njëra-tjetrën, por Bibla pohon qartë se nuk anulojnë njëra-tjetrën.
  • Ky dekret i bën njerëzit përtacë për të kërkuar shpëtim. Ata mendojnë se, nëse Perëndia ka përcaktuar faktin nëse do të shpëtohen ose jo, nuk ka rëndësi se ç’bëjnë ata. Por kjo s’është aspak e drejtë, sepse njeriu nuk e di se ç’ka caktuar Perëndia në lidhje me të. Për më tepër, Perëndia ka caktuar jo vetëm destina- cionin përfundimtar të njeriut, por edhe mjetet përmes të cilave do të realizohet ai. Dhe, duke ditur se fundi është caktuar vetëm si rezultat i mjeteve të caktuara, ky dekret e inkurajon (jo shku- rajon) përdorimin e tyre.
  • Ky dekret e bën Perëndinë autor të mëkatit. Mirëpo, mund të themi se ky dekret vetëm sa e bën Perëndinë autor të qenieve të lira morale, të cilat bëhen vetë autorë të mëkatit. Më- kati vetëm sa bëhet i sigurt nëpërmjet dekretit, por Perëndia nuk e shkakton vetë mëkatin nëpërmjet veprimit të tij të drejtpërdre- jtë. Në të njëjtën kohë, duhet pranuar se problemi i lidhjes së Perëndisë me mëkatin mbetet një mister që ne s’mund ta zgji- dhim tërësisht.

2.Paracaktimi. Paracaktimi është plani ose synimi i Perëndisë në lidhje me krijesat e tij morale. Ai ka të bëjë me njerëzit, të mirët dhe të këqijtë, me engjëjt dhe djajtë, si dhe me Krishtin si Ndërmjetës. Paracaktimi përfshin dy pjesë, domethënë, zgjedh- jen dhe dënimin paraprak.

  • Zgjedhja. Bibla flet për zgjedhjen në më tepër se një kuptim:
  • Zgjedhja e Izraelit si populli i Perëndisë në Dhiatën e Vjetër (LiP. 4:37; 7:6-8; 10:15; Os. 13:5).
  • Zgjedhja e personave të ndryshëm për një detyrë ose shërbesë të veçantë (LiP. 18:5; 1 Sam. 10:24; Psa. 78:70).
  • Zgjedhja e individëve për shpëtim (Mat. 22:14; Rom. 11:6; Efe. 1:4). Kjo e fundit është zgjedhja për të cilën e kemi fjalën. Ajo mund të përcaktohet si synimi i përjetshëm i Perëndisë, për të shpëtuar disa nga raca njerëzore në Krishtin dhe nëpërmjet tij.
  • Dënimi. Natyrshëm, doktrina e zgjedhjes nënkupton se Perëndia nuk synoi që t’i shpëtonte të gjithë. Nëse synoi të shpëtonte disa, natyrshëm, synoi që të mos shpëtonte të tjerët. Edhe kjo është në harmoni me mësimet e Shkrimit (Mat. 11:25, 26; Rom. 9:13, 17, 18, 21, 22; 11:7, 8; 2 Pjet. 2:9; Juda 4). Dënimi

mund të përkufizohet si synimi i përjetshëm i Perëndisë, që të anashkalojë disa njerëz në veprimin e hirit të tij të veçantë dhe t’i ndëshkojë për mëkatin e tyre. Pra, në realitet, dënimi mishëron një synim të dyfishtë: 1) të anashkalojë disa njerëz, duke mos u dhënë hirin shpëtues; dhe 2) t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre.

Nganjëherë thuhet se doktrina e paracaktimit e ekspozon Perëndinë ndaj akuzës së padrejtësisë. Por kjo s’është aspak e drejtë. Për padrejtësi mund të flisnim vetëm nëse Perëndia do t’i kishte ndonjë detyrim njeriut dhe, nëse do të ishte i detyruar që t’i jepte shpëtimin e përjetshëm. Por situata do të ishte tërësisht e ndryshme, nëse të gjithë njerëzit do të refuzonin bekimet e Perëndisë, gjë që ata e kanë bërë vërtet. Askush s’ka të drejtë t’i kërkojë Perëndisë llogari pse zgjodhi disa dhe hodhi poshtë disa të tjerë. Ai do të kishte qenë përsosmërisht i drejtë edhe sikur të mos kishte shpëtuar askënd (Mat. 20:14, 15; Rom. 9:14, 15).

Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që prekin temat e më- poshtme:

a.Dekreti i Perëndisë në përgjithësi:

Efesianëve 1:11. “Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një tra- shëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vep- ron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij”.

Psalmi 33:11. “Plani i ZOTIT mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez”.

Isaia 46:10. “I cili shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: ‘Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen’”.

b.Paracaktimi:

Efesianëve 1:11 (shih më lart nën pikën a.).

Psalmi 2:7: “Do të shpall dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: ‘Ti je biri im, sot më linde’”.

Efesianëve 1:4, 5. “Sikurse na zgjodhi në të përpara themeli- mit të botës, që të jemi të shenjtë dhe të patëmetë përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar për birësim për veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet”.

Romakëve 11:5. “Kështu, pra, edhe në kohën e tanishme ka mbetur një mbetje sipas zgjedhjes së hirit”.

Romakëve 9:13. “Siç është shkruar: ‘Jakobin e desha, por Ezaun e urreva’”.

Romakëve 9:18. “Kështu, pra, ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>