dev spurgeon 9 janar am
January 2023

“Unë do të jem ZOTI i tyre.”

Jeremia 31:33

I krishterë, këtu ke gjithçka që mund të të nevojitet. Për të qenë i lumtur, ti dëshiron diçka që do të të kënaqë. Dhe a nuk mjafton kjo? Nëse do të mund ta zbrazësh këtë premtim në kupën tënde, a nuk do të thoshe edhe ti bashkë me Davidin: “Kupa ime po kapërderdhet” (Psalmi 23:5). A nuk të bën ty pronarin e gjithçkaje përmbushja e këtyre fjalëve: “Unë jam ZOTI yt”? Dëshira është po aq e pangopur sa mortja, por Ai që mbush gjithçka, në të gjitha, mund ta mbushë atë. Kush mund ta matë kapacitetin e dëshirave tona? Por pasuria e pamasë e Perëndisë mund ta kapërderdhë atë. Dëshiroj të të pyes: a nuk ndihesh i plotë kur Perëndia është yti? A dëshiron diçka tjetër përveç Perëndisë? A nuk të mjafton gjithëmjaftueshmëria e Tij për të të kënaqur, edhe sikur gjithçka tjetër të dështonte? Mirëpo, ti dëshiron diçka më shumë sesa kënaqësia e paqtë, ti digjesh nga dëshira për lumturi marramendëse. 

Eja, shpirti im, dëgjoje këtë muzikë që i ka hije qiellit, në këtë zotërim tëndin, sepse Perëndia është Krijuesi i qiellit. As e gjithë muzika që derdhet nga instrumentet melodike, as ajo që buron nga telat gjallërues, nuk mund të japë një melodi të tillë, si ky premtim i ëmbël: “Unë do të jem ZOTI i tyre.” Ja ku kemi një det të thellë lumturie, një oqean të pafundmë hareje. Eja, zhyte shpirtin tënd në të, plusko për një epokë dhe nuk do të gjesh asnjë breg; kridhu në të për gjithë përjetësinë dhe nuk do t’ia gjesh fundin. “Unë do të jem ZOTI i tyre.” Nëse kjo nuk i bën sytë e tu të shkëlqejnë dhe zemrën tënde të rrahë fort nga lumturia, atëherë, pa dyshim që shpirti yt nuk është në një gjendje të shëndetshme. 

Por ti do diçka që shkon përtej kënaqësive të tanishme—ti lakmon diçka për të cilën mund të shpresosh; dhe ku ka shpresë më të madhe sesa përmbushja e premtimit madhështor: “Unë do të jem ZOTI i tyre”? Ky është kryevepra e të gjitha premtimeve; shijimi i tij e kthen qiell e tokë në një parajsë të vërtetë. Thithe palcën dhe limfën që të ofron ky zotërim. Jeto në pajtim me dinjitetin e privilegjeve të tua dhe gëzohu me një hare të papërshkrueshme.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin
>