nentor 7

Nëntor 2022


Jakobi na mëson se ekziston një përjetim i çmuar i një hiri “më të madh” dhe i Perëndisë që na “afrohet” neve. Sigurisht që ky është një përjetim i mrekullueshëm–më tepër hir dhe një afërsi e veçantë e Perëndisë. Por unë po ju pyes: a është i pakushtëzuar ky përjetim i dashurisë së Perëndisë? Jo, nuk është. Ky përjetim është i kushtëzuar nga fakti nëse e përulim veten dhe i afrohemi Perëndisë. Perëndia “u jep [më tepër] hir të përulurve... Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve.”

Ka përjetime të çmuara të dashurisë së Perëndisë, të cilat kërkojnë që ne ta luftojmë krenarinë, të kërkojmë përulësinë dhe ta çmojmë afërsinë e Perëndisë. Këto janë kushtet. Sigurisht, vetë kushtet janë puna e Perëndisë në ne. Por sërish ato mbeten kushte, të cilat ne duhet t’i plotësojmë.

Nëse kjo është e vërtetë, kam frikë se siguritë e papërcaktuara, të shkujdesura nga ana biblike, që sot thonë se dashuria e Perëndisë është e pakushtëzuar, mund t’i ndalojnë njerëzit që të bëjnë pikërisht ato gjëra që Bibla thotë, në mënyrë që ta shijojnë gjithë paqen, që e dëshirojmë kaq fort. Në përpjekje për të dhënë paqe përmes “pakushtëzimit” mund të jemi duke i shkëputur njerëzit nga vetë kura që Bibla na jep.

Sigurisht, le ta shpallim qartë dhe fort që dashuria hyjnore e zgjedhjes, dashuria hyjnore e vdekjes së Krishtit dhe dashuria hyjnore e rilindjes sonë–lindja jonë e re–të gjitha janë absolutisht të pakushtëzuara.

Le ta shpallim pa u lodhur lajmin e mirë se drejtësimi ynë bazohet mbi vlerën e bindjes dhe flijimit të Krishtit, dhe jo mbi vlerën tonë (Romakëve 5:19): “Sepse, ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nëpërmjet bindjes së një të vetmi, të shumtët do të bëhen të drejtë”).

Por le të shpallim gjithashtu të vërtetën biblike, që thotë se përjetimet më të plota dhe më të ëmbla të hirit të Perëndisë dhe afërsisë së Perëndisë do të shijohen nga ata që çdo ditë e përulin veten dhe i afrohen Perëndisë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia