Maj 2023

[Ne] qëndrojmë në të.

1 e Gjonit 4:13

A dëshiron vallë një banesë për shpirtin tënd? Ndoshta po pyet: “Sa kushton ajo vallë?”. Vlen diçka më pak nga sa do të donte të paguante natyra krenare njerëzore. Është pa para dhe pa pagesë. Mirëpo, ti dëshiron të paguash një tarifë të pranueshme qiraje! Sa do të doje të bëje diçka për ta fituar Krishtin! Atëherë, nuk mund ta marrësh këtë banesë, sepse është “pa pagesë”.

A do ta marrësh banesën e Zotërisë tim me qira për gjithë përjetësinë, pa paguar asgjë për të, asgjë përveç shumës simbolike të dashurisë dhe shërbesës ndaj Tij për jetë e mot? A do ta marrësh Jezusin dhe do të banosh në Të? Kjo banesë është e mobiluar me gjithçka që të nevojitet; është e mbushur me pasuri më të shumta nga sa do të kesh mundësi të shpenëzosh për sa të jetosh. Në këtë banesë mund të kalosh kohë përbashkësie intime me Krishtin dhe të gostitesh me dashurinë e Tij; aty tryezat janë të mbushura plot e përplot me ushqim, me të cilin mund të jetosh tani e përjetë, dhe kur të jesh lodhur, do të gjesh atje prehje në Jezusin; dhe prej andej, ju keni një pamje të vetë qiellit.

Vallë, a e do këtë banesë? Nëse do të ishe i pastrehë, do të thoshe: “Si nuk e dashkam këtë banesë; por a mund ta kem atë?”. Po; çelësi i saj është: “Eja te Jezusi!”. “Por”, thua ti, “unë jam tepër rreckaman për një banesë të tillë.” Mos ki merak, se brenda saj do të gjesh petka të reja! Eja edhe nëse ndihesh në faj ose nën dënim; dhe megjithëse mund të të duket vetja tepër i papërshtatshëm për atë banesë, shumë shpejt, Krishti do të të bëjë mjaft të përshtatshëm për të. Ai do të të lajë dhe do të të pastrojë, dhe atëherë, ti do të këndosh: “[Ne] qëndrojmë në Të”.

Besimtar, lumturia jote do të shumëfishohet në një banesë të tillë! Çfarë privilegji është për ty që të jetosh në një banesë kaq të sigurt—në një vend sigurie. Dhe duke qëndruar në Të, ti jo vetëm që ke një banesë të përkryer dhe të të sigurt, por edhe të përjetshme. Kur kjo botë të jetë shkrirë si një ëndërr, banesa jonë do të mbetet [aty ku është], dhe do të qëndrojë më e pavdekshme se mermeri, më e fortë se graniti, vetekzistuese si Perëndia, sepse ajo banesë është vetë Perëndia. “[Ne] qëndrojmë në të.”


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin