Shtator_5

Shtator 2022


Ata që besojnë në Jezusin, janë të çmuar për Perëndinë (ne jemi nusja e Tij) Ai na do aq shumë, saqë nuk do ta lejojë që të qenët të çmuar për Të, të bëhet perëndia ynë.

Perëndia me të vërtetë na jep shumë vlerë (Ai na birëson në familjen e Tij), por Ai e bën këtë në një mënyrë të tillë që të na largojë nga vetvetja për t’u kënaqur me madhështinë e Tij.

Vëre veten në provë. Nëse Jezusi do të vinte për ta kaluar ditën me ty, të ulej pranë teje dhe të të thoshte: “Të dua me të vërtetë,” ku do të përqendroheshe pjesën tjetër të ditës, që do ta kaloje me Të?

Më duket sikur shumë këngë dhe predikime na lënë me përgjigjen e gabuar. Ato na lënë përshtypjen që kulmi i gëzimit tonë është të përjetosh ndjenjat të njëpasnjëshme e të qenët i dashur. “Ai më do! Ai më do!” Ky është vërtet gëzim. Por nuk është gëzimi më i lartë dhe as qendra.

Çfarë po themi me fjalët “Më do”? Çfarë kuptimi kanë? Çfarë është “të jesh i dashur”?

A nuk do të gjendej gëzimi më i madh dhe që e lartëson më tepër Krishtin në të parët e Jezusit gjithë ditën dhe në të deklaruarit vazhdimisht: “Ti je i mahnitshëm! Ti je i mahnitshëm!”

  • Ai i përgjigjet pyetjes më të vështirë dhe urtësia e Tij është e mahnitshme.
  • Ai e prek një plagë të pistë dhe të qelbur, dhe dhembshuria e Tij është e mahnitshme.
  • Ai ringjall një vajzë nga vdekja në zyrën e ekspertit mjekoligjor dhe fuqia e Tij është e mahnitshme.
  • Ai parashikon ngjarjet e pasdites dhe paranjohja e Tij është e mahnitshme.
  • Ai fle gjatë një tërmeti dhe guximi i Tij është i mahnitshëm.
  • Ai thotë: “Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam” (Gjoni 8:58) dhe fjalët e Tij janë të mahnitshme.

Ne dalim shëtitje gjithë pasditen plotësisht të mahnitur nga ajo që shohim.

A nuk është dashuria e Tij për ne gatishmëria e Tij për të bërë për ne gjithë sa Ai duhet të bëjë (duke përfshirë edhe të vdesë për ne), që ne të mund të mrekullohemi me të dhe të mos shkatërrohemi prej Tij? Shpengimi, shlyerja, falja, drejtësimi dhe pajtimi–të gjitha këto duhet të ndodhin. Ato janë akti i dashurisë.

Por synimi i dashurisë, që i bën ato akte të jenë të dashura, është që ne të jemi me Të, të shohim lavdinë e Tij magjepsëse dhe të mrekullohemi. Në ato çaste, ne e harrojmë veten, ndërkohë që soditim dhe shijojmë gjithë sa Perëndia është për ne në Të.

Prandaj unë i nxit pastorët dhe mësuesit: Përmes  akteve të dashurisë së Krishtit kalojini njerëzit te synimi i dashurisë së Tij. Nëse shpengimi, shlyerja, falja, drejtësimi dhe pajtimi nuk po na çojnë te kënaqësia në vetë Jezusin, ato nuk janë dashuri.

Theksoje këtë. Për këtë u lut Jezusi te Gjoni 17:24: “O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time.”


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia