5 janar

Janar 2022  


Arsyeja pse bashkimi me Krishtin sjell një ndryshim të madh për besimtarin, është që në Kalvar Krishti korri një triumf vendimtar mbi djallin. Ai nuk e hoqi satanin nga bota, por e çarmatosi deri në pikën sa ia rrëmbeu nga duart armën e dënimit.

Satani nuk mund t’i akuzojë dot besimtarët për mëkatin e pafalur. Kjo është akuza e vetme, e cila mund të na shkatërrojë. Për pasojë, ai nuk mund të na çojë dot në shkatërrim total. Ai mund të na lëndojë nga ana fizike dhe emocionale—madje mund të na vrasë. Ai mund të na tundojë dhe t’i nxitë njerëzit e tjerë kundër nesh, por nuk mund të na shkatërrojë dot.

Triumfi vendimtar i Kolosianëve 2:13-15 i dedikohet faktit se “dorëshkrimi i porosive, që ishte kundër nesh” u mbërthye në kryq. Ky dorëshkrim ishte akuza kryesore e djallit kundër nesh. Tani, ai nuk ka asnjë akuzë, që qëndron në oborrin e qiellit. Ai është i pafuqishëm për të bërë atë që ka më shumë dëshirë: të na çojë në humbje. Ai thjesht nuk mundet! Krishti e mbarti dënimin tonë. Djalli tani është çarmatosur.

Një mënyrë tjetër për ta parë këtë është te Hebrenjve 2:14-15: “[Krishti u bë njeri] që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të çlironte të gjithë ata, që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.”

Vdekja është ende armiku ynë, por tani i është hequr gjembi. Nepërkës së vdekjes i ka dalë helmi. Thumbi vdekjeprurës është zhdukur dhe ai thumb ishte mëkati. Pushteti mallkues i mëkatit vinte nga ajo që ligji kërkonte, por qoftë falënderuar Krishti, i cili e përmbushi kërkesën e ligjit. “O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?” (1 e Korintasve 15:55).


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia