4 shkurt

Shkurt 2022


Ky varg tregon se Perëndia dërgon pikëllime për të na ndihmuar të mësojmë fjalën e Tij. Si funksionon kjo? Si na ndihmon pikëllimi të mësojmë dhe t’i bindemi fjalës së Perëndisë?

Ka përgjigje të panumërta, ashtu sikurse ka edhe përjetime të panumërta të kësaj mëshire të madhe. Ja pesë prej tyre:

Pikëllimi na largon nga cektësia e jetës dhe na bën më seriozë, kështu mendja jonë përputhet edhe më shumë me seriozitetin e fjalës së Perëndisë. Ngulite këtë: Në librin e Perëndisë nuk gjendet as edhe një faqe e cekët!

Pikëllimi rrëzon patericat e botës dhe na detyron të mbështetemi më tepër në Perëndinë, dhe kjo na sjell në harmoni edhe më të madhe me synimin e fjalës. Kjo sepse synimi i fjalës është që ne të shpresojmë në Perëndinë dhe t’i besojmë Atij. “Sepse, sa u shkruan më përpara, u shkruan për mësimin tonë, që me anë të durimit dhe ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë” (Romakëve 15:4). “Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë” (Gjoni 20:31).

Pikëllimi na bën ta hetojmë Shkrimin me një dëshpërim edhe më të madh për ndihmë, në vend që ta trajtojmë atë si diçka të parëndësishme për jetën. “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj” (Jeremia 29:13).

Pikëllimi na sjell në bashkësinë e vuajtjeve të Krishtit, që të kemi përbashkësi edhe më të afërt me Të dhe ta shohim botën edhe më tepër përmes syve të Tij. Dëshira e zjarrtë e zemrës së Palit ishte “që ta njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe bashkësinë në vuajtjet e tij, duke u barazuar me vdekjen e tij” (Filipianëve 3:10).

Pikëllimi i vret dëshirat mashtruese dhe shpërqendruese të natyrës mëkatare dhe kështu na sjell në një nivel edhe më të lartë frymëror dhe na bën edhe më pranues ndaj fjalës frymërore të Perëndisë. “Duke qenë se Krishti ka vuajtur për ne në mish, armatosuni edhe ju me të njëjtën mendje, sepse ai që ka vuajtur në mish, pushoi së mëkatuari” (1 e Pjetrit 4:1). Vuajtja ndikon shumë në vrasjen e mëkatit. Sa më të pastër të jemi, aq më qartë do ta shohim Perëndinë (Mateu 5:8).

Fryma e Shenjtë na dhëntë  hir për të mos e përçmuar mësimin e Perëndisë përmes dhimbjes.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia