4 janar

Janar 2022  


Ky varg është plot me inkurajim për mëkatarët e papërsosur si ne, si dhe plot me motivim për shenjtëri.

Kjo do të thotë se mund të kesh siguri që në sytë e Atit tënd qiellor ti qëndron i përsosur dhe i plotë. Jo sepse je i përsosur, por pikërisht për faktin se tani nuk je i tillë, por je “duke u shenjtëruar”, “duke u bërë i shenjtë”—pra, me anë të besimit në premtimet e Perëndisë, po largohesh nga papërsosmëritë e vazhdueshme, dhe po shkon gjithnjë e më tepër drejt shenjtërisë. Kjo është ajo që thekson Hebrenjve 10:14.

A të bën besimi yt më të zellshëm për ta braktisur mëkatin dhe për të përparuar në shenjtëri? Ky është ai lloj besimi, i cili në mes të papërsosmërisë mund të shikojë drejt Krishtit dhe të thotë: “Ti tashmë më ke përsosur para syve të Tu.”

Ky besim thotë: “O Krisht, sot kam mëkatuar, por unë e urrej mëkatin tim, sepse Ti e ke shkruar ligjin Tënd në zemrën time dhe unë dëshiroj fort që ta zbatoj atë. Ti po punon në mua atë që është e pëlqyeshme në sytë e Tu (Hebrenjve 13:21). Prandaj, unë e urrej mëkatin që ende vazhdoj ta bëj; i urrej mendimet mëkatare që ende vazhdoj t’i sjell nëpër mend.”

Ky është besimi i vërtetë dhe real që shpëton. Ky është besimi që mund t’i shijojë vërtet fjalët: “me një blatë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen.”

Kjo nuk është mburrja e të fortit. Kjo është klithma e të dobëtit, që ka nevojë për një Shpëtimtar.

Unë të ftoj, madje të nxis, që të jesh mjaft i dobët për t’i besuar Krishtit në këtë mënyrë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia