maj 31

Maj 2022


Të shërbyerit Perëndisë është krejtësisht i ndryshëm nga të shërbyerit kujtdo tjetër.

Perëndia është jashtëzakonisht xheloz, që ta kuptojmë këtë gjë—dhe ta shijojmë. Për shembull, Ai na urdhëron: “I shërbeni Zotit me gaz!” (Psalmi 100:2). Ka një arsye për këtë gëzim. Arsyeja jepet te Veprat 17:25. Perëndia nuk “shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, frymëmarrje dhe gjithçka.”

Ne i shërbejmë Atij me gëzim për shkak se nuk e mbajmë barrën e plotësimit të nevojave të Tij. Ai nuk ka nevoja. Prandaj, shërbimi ndaj Tij nuk mund të ketë kuptimin e plotësimit të nevojave të Tij. Në vend të kësaj, ne gëzohemi në një shërbim në të cilin Ai përmbush nevojat tona. T’i shërbejmë Perëndisë gjithmonë do të thotë të marrim hir nga Perëndia për të bërë atë që duhet të bëjmë.

Për të treguar sa xheloz është Perëndia që ne ta kuptojmë këtë dhe të mburremi në këtë gjë, gjejmë një histori te libri i dytë i Kronikasve 12. Roboami, biri i Salomonit, i cili sundoi mbi mbretërinë jugore pas revoltës së dhjetë fiseve, nuk zgjodhi Zotin, por ua ofroi shërbimin e tij perëndive dhe mbretërve të tjerë.

Si gjykim, Perëndia dërgoi Shishakun, mbretin e Egjiptit kundër Roboamit me 1 200 karroca lufte dhe 60 000 kalorës (2 i Kronikave 12:2-3).

Në mëshirën e Tij, Perëndia dërgoi profetin Shemaiah te Roboami me këtë mesazh: “Kështu thotë Zoti: ‘Ju më keni braktisur, prandaj edhe unë ju braktis në duart e Shishakut’” (2 i Kronikave 12:5). Rezultati i lumtur i këtij mesazhi është që Roboami dhe princat e tij e përulën veten në pendim dhe thanë: “Zoti është i drejtë” (2 i Kronikave 12:6).

Kur Zoti e pa që ata e kishin përulur veten tha: “Meqenëse ata u përulën, unë nuk do t’i shkatërroj, por do t’iu jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jerusalemit me anë të Shishakut” (2 i Kronikave 12:7). Por si disiplinë për ta, Ai thotë: “Megjithatë do t’i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç’do të thotë të më shërbesh mua dhe t’u shërbesh mbretërive të kombeve” (2 i Kronikave 12:8).

Ideja është e qartë: T’i shërbesh armikut dhe t’i shërbesh Perëndisë janë shumë të ndryshme. Si ndryshojnë? T’i shërbesh Perëndisë do të thotë të marrësh, është bekim, gëzim dhe përfitim. T’i shërbesh Shishakut është rraskapitje, shterje dhe pikëllim. Perëndia është dhënës. Shishaku është marrës.

Kjo është arsyeja pse jam kaq xheloz për të thënë se adhurimi i së dielës në mëngjes dhe adhurimi i bindjes së përditshme në thelb nuk do të thotë të ngarkohesh duke i dhënë Perëndisë, por të marrësh me gëzim prej Perëndisë. Ky është shërbimi i vërtetë që Perëndia kërkon. Në gjithë sa bëni, më besoni Mua si dhënësi!


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia