nentor 30

Nëntor 2022


Kjo nuk duhet të merret si e mirëqenë që duhet të ketë një mikpritje për mëkatarët në qiell.

Perëndia është i shenjtë, i pastër dhe plotësisht i drejtë. Megjithatë, e gjithë historia e Biblës tregon se si një Perëndi kaq i madh dhe i shenjtë mundet dhe në të vërtet i mirëpret në favorin e Tij njerëzit e pistë dhe jo të shenjtë si unë dhe ti. Si mund të ndodhë kjo?

Hebrenjve 9:25 thotë se flijimi i Krishtit për mëkatin nuk ishte si flijimet e kryepriftërinjve judenj. Ata hynin në vendin e shenjtë çdo vit me flijimet e kafshëve për të bërë shlyerjen për mëkatet e popullit. Por këto vargje thonë se Krishti nuk hyri në qiell për “ta ofruar si fli veten e vet shumë herë... sepse përndryshe ai duhet të vuante shumë herë qëkurse u krijua bota” (Hebrenjve 9:25-26).

Nëse Krishti do të ndiqte modelin e priftërinjve, atëherë Atij do t’i duhej të vdiste çdo vit. Përderisa mëkatet që duheshin mbuluar përfshijnë mëkatet e Adamit dhe Evës, Atij do t’i duhej ta fillonte vdekjen e Tij të përvitshme që nga themelimi i botës. Por shkrimtari i Hebrenjve e trajton këtë si diçka të jashtëzakonshme.

Pse është e jashtëzakonshme? Sepse kjo do ta bënte vdekjen e Birit të Perëndisë të dukej e dobët dhe e paefektshme. Nëse ajo duhet të përsëritet vit pas viti për shekuj me radhë, ku do të ishte triumfi? Ku do ta shihnim vlerën e pafundme të flijimit të Birit të Perëndisë? Ajo do të humbiste në turpin e një vuajtjeje dhe vdekjeje të përvitshme.

Në kryq kishte turp, por ishte një turp triumfues. “[Jezusi e përçmoi] fyerjen dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë” (Hebrenjve 12:2).

Ky është ungjilli i lavdisë së Krishtit, shëmbëlltyra e Perëndisë (2 e Korintasve 4:4). Lutem që pavarësisht se sa i pistë apo jo i shenjtë që mund të jesh nga mëkati, ta shohësh dritën e lavdisë së Tij dhe të besosh në Të.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i Kolegjit dhe Seminarit Betlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i Kishës Baptiste Betlehem, në Miniapolis, Minesota. Ai është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Katër prej librave të John Piper janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e Shko Dëm Jetën, Pes Pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë, Virusi Korona dhe Krishti dhe Lajm i Mirë, Gëzim i Madh.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

29 Dhjetor – Një fat i tmerrshëm
>