nentor 29

Nëntor 2022


Aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së përjetshëm ia ofroi veten e tij të patëmetë Perëndisë, do të pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë! (Hebrenjve 9:14)

Ne jetojmë në epokën moderne–në epokën e internetit, të telefonave të zgjuar dhe të transplanteve të zemrës–dhe në thelb, problemi ynë  është gjithmonë i njëjti: Ndërgjegjja jonë na dënon dhe na bën të ndihemi të papranueshëm për Perëndinë. Ne jemi shkëputur nga Perëndia dhe ndërgjegjja na dëshmon për këtë gjë.

Ne mund të sakrifikojmë veten, ose t’i hedhim fëmijët tanë në lumin e shenjtë, ose të japim një milion dollarë për bamirësi, ose të shërbejmë në një kuzhinë për të varfrit, apo të praktikojmë njëqind forma të ndryshme pendese ose vetëlëndimi, dhe rezultati do të jetë i njëjtë: Njolla mbetet dhe vdekja na tmerron.

E dimë që ndërgjegjja jonë është e njollosur–jo nga gjërat e jashtme si prekja e një trupi të vdekur, e një pelene të pisët, ose e një bërxolle derri. Jezusi tha se ajo që del prej njeriut e ndot njeriun, jo ajo që hyn brenda tij (Marku 7:15-23). Ne ndotemi nga qëndrime të tilla si krenaria, keqardhja për veten, hidhërimi, epshi, smira, xhelozia, lakmia, apatia dhe frika.

Përgjigjja e vetme në këtë epokë moderne, si dhe në çdo epokë tjetër, është gjaku i Krishtit. Ku do të shkosh kur ndërgjegjja jote të ngrihet/çohet dhe të të dënojë? Hebrenjve 9:14 të jep përgjigjen: “Aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së përjetshëm ia ofroi veten e tij të patëmetë Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë!”

Përgjigjja është: Kthehu te gjaku i Krishtit. Kthehu i vetmi agjent pastrues në gjithësi, i cili mund të të japë lehtësim në jetë dhe paqe në vdekje.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i Kolegjit dhe Seminarit Betlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i Kishës Baptiste Betlehem, në Miniapolis, Minesota. Ai është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Katër prej librave të John Piper janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e Shko Dëm Jetën, Pes Pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë, Virusi Korona dhe Krishti dhe Lajm i Mirë, Gëzim i Madh.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

29 Dhjetor – Një fat i tmerrshëm
>