spurgeon dev 27 qershor am
Qershor 2023

“Vetëm, mos shkoni shumë larg.”

Eksodi 8:28

Këto janë fjalë dredharake që dalin nga goja e kryetiranit Faraon. Në qoftë se izraelitët e gjorë dhe të skllavëruar duhet të dalin nga Egjipti, ai bën pazar me ta që të mos shkojnë shumë larg—më saktë, të mos shkojnë aq larg sa t’i shpëtojnë terrorit të armëve dhe vëzhgimit të spiunëve të tij. Po kështu, edhe bota nuk e do aspak mospërshtatjen e jokonformizmit ose kundërshtimin e disidencës; ajo do të preferonte që të ishim më të butë dhe të mos i trajtonim gjërat me dorë të fortë. Vdekja për botën dhe varrimi me Krishtin, këto janë përvoja që mendjet mishërore i përqeshin, dhe, për pasojë, pagëzimi që i shpreh ato të dyja, nënvleftësohet pothuajse në mënyrë universale, madje edhe dënohet.

Urtësia e kësaj bote rekomandon shtegun e kompromisit dhe flet për “maturi”. Sipas kësaj politike mishërore pranohet që dëlirësia është shumë e dëshirueshme, por po ashtu paralajmërohemi që të mos jemi shumë të përpiktë; natyrisht që e vërteta duhet ndjekur, por gabimi nuk duhet dënuar ashpër. “Po”, thotë bota: “kini mendje frymërore, pse jo, por mos ia mohoni vetes pak miqësi me botën, udhëtimin e habitshëm për në Panairin e Kotësisë. Ç’dobi sjell dënimi i këtij stili të kotë jete kur është kaq në modë dhe kur e bëjnë të gjithë!?”. Shumë nga ata që shpallin se janë besimtarë, bien pre e kësaj këshille dinake për të zezën e tyre të përjetshme.

Në qoftë se do ta ndjekim vërtet Zotin, duhet të jemi gati të ecim në shtegun e ngushtë dhe të bashkohemi me Moisiun, i cili refuzoi t’i shijonte për një farë kohe kënaqësitë e mëkatit. Duhet t’i largohemi urtësisë së botës—kënaqësive të saj dhe edhe fesë së saj—dhe të shkojmë larg e më larg drejt vendit ku Zoti i thërret të shenjtëruarit e tij.

Kur zjarri e përpin qytetin, shtëpia jonë nuk ka se si të mbetet pa u prekur nga flakët. Kur ka një shpërthim sëmundjeje, është e vështirë t’i shpëtosh asaj. Sa më larg t’i qëndrojmë nepërkës, aq më mirë është për ne, dhe sa më larg përshtatjes me këtë botë, aq më të sigurt jemi. Për të gjithë besimtarët e vërtetë, ushtoftë boria e alarmit: “Prandaj ‘dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre’” (2 e Korintasve 6:17).


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin