Mars 2022
Në fillim të huton. A iu desh Krishtit që të pushonte së mëkatuari? Jo! “Ai nuk bëri asnjë mëkat” (1 e Pjetrit 2:22).
Pastaj të vjen. Kur armatosemi me mendimin që Krishti vuajti për ne, kuptojmë se kemi vdekur bashkë me Të. “Ai vetë i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi” (1 e Pjetrit 2:24). Kur vdesim me Të, ne pushojmë së mëkatuari.
Është njëlloj si te Romakëve 6: “Duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit të shfuqizohet, që ne të mos i shërbejmë më mëkatit. Sepse, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati... Kështu edhe ju, llogariteni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Krishtin Jezus” (Romakëve 6:6-7, 11).
Pjetri thotë: “Armatosuni edhe ju me të njëjtën mendje!”
Pali thotë: “Llogariteni veten të vdekur!”
Arma e luftës sonë kundër mëkatit është kjo mendje—ky mendim.
Kur tundimet e satanit të vijnë—për epsh, apo vjedhje, për gënjeshtër, apo lakmi, për smirë, apo hakmarrje, për të ulur armët, apo për t’u frikësuar—armatose veten me këtë mendim: Kur Zoti im vuajti dhe vdiq për të më çliruar nga mëkati, unë vdiqa për mëkatin!
Kur satani të thotë: Pse t’i mohosh vetes kënaqësinë e epshit? Pse të përballesh me këtë rrëmujë, që thjesht mund ta anashkalosh duke gënjyer? Pse të mos e ndash mendjen dhe ta marrësh atë luks të padëmshëm, që e lakmon? Pse të mos kërkosh drejtësi duke e kthyer me të njëjtin lëndim që përjetove?
Atëherë, përgjigju atij: Biri i Perëndisë vuajti (vuajti vërtet!) për të më çliruar nga të mëkatuarit. Nuk besoj se Ai vuajti për të më bërë të ndihem si mos më keq. Prandaj, ajo që Ai bleu me vdekjen e Tij, duhet të jetë më e mrekullueshme se kënaqësitë e mëkatit. Qëkur i kam besuar Atij, joshjet e tua nuk më bëjnë më për vete.
Shporru, satan! Nuk më lëshon më goja lëng kur kaloj pranë dyqanit të karameleve të tua.
John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.
©️ dritez.al 2022