spurgeon dev 22 dhjetor am
December 2023

Unë të forcoj.

Isaia 41:10

Perëndia zotëron një rezervë të madhe me të cilën mund ta përmbushë këtë përgjegjësi, sepse është i aftë që të bëjë çdo gjë. Besimtar, kurrë nuk ke përse të kesh frikë, për sa kohë që nuk e than dot oqeanin e gjithëfuqishmërisë dhe nuk i thërrmon dot malet e larta të forcës së plotfuqishme! 

Mos mendo se forca e njeriut do të mund ta mposhtë ndonjëherë fuqinë e Perëndisë! Për sa kohë që shtyllat vigane të tokës qëndrojnë të patundura, ke arsye të mjaftueshme për të qëndruar i fortë në besimin tënd.

I njëjti Perëndi që e drejton tokën në orbitën e saj, i cili ushqen furrën e zjarrtë të diellit dhe stolis llambat e qiellit, ka premtuar të të pajisë me forcën e përditshme. Meqenëse është i aftë të mbajë gjithësinë, as mos të të shkojë në mendje se do të jetë i paaftë t’i mbajë premtimet e Veta.

Pa kujto pak veprat e Perëndisë në kohët e lashta, në brezat e shkuar! Pa kujto pak se si foli dhe se si u bënë gjërat, se si urdhëroi dhe se si gjithçka u bë e qëndrueshme! Vallë, a mund të lodhet Ai që e krijoi botën? Ai e mban varur botën mbi asgjë; si mundet vallë që Ai, i cili e bën këtë, të jetë i paaftë për t’i mbështetur fëmijët e Vet? A do ta kthejë vallë fjalën e Tij, sepse i mungon fuqia?

Vallë, kush është ai që i vë fre stuhisë? Vallë, a nuk kalëron Perëndia mbi krahët e erës dhe a nuk i bën retë karrot e veta? A nuk e mban Ai oqeanin në pëllëmbë të dorës së Vet? Si mundet vallë të të lërë në baltë? Nëse Ai ka bërë që të shkruhet një premtim kaq besnik si ky i këtushmi, a do të mund të guxoje vallë të mendoje qoftë edhe për çast se ka dhënë një premtim që nuk e mban dot apo që shkon përtej fuqive të Tij për ta përmbushur? Jo! S’ke pse dyshon më. 

Perëndia im, Ti që je forca ime, besoj se ky premtim do të përmbushet, sepse rezervuari i pamasë i hirit Tënd nuk mund të shterojë kurrë dhe depozitat vërshuese të hirit Tënd nuk mund të boshatisen nga miqtë e Tu ose të plaçkiten nga armiqtë e Tu!

Çdo i dobët i fortë le të jetë,
Krahut të Jahveh-ut t’i këndojë përjetë.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin