spurgeon dev 20 dhjetor am
December 2023

“Të kam dashur me një dashuri të përjetshme.”

Jeremia 31:3

Ndonjëherë Zoti Jezus ia shpreh Kishës së Vet mendimet e dashurisë së Tij. “Nuk i duket e mjaftueshme që t’i ndajë ndjenjat e Tij me të tjerët kur nuk e ka atë pranë, por në vetë praninë e saj, Ai thotë: ‘Ti je e bukur mikja ime’ (Kënga e Këngëve 1:15) . Është e vërtetë, kjo nuk është metoda e Tij e zakonshme. Ai është një i dashur i mençur dhe e di se kur të rezervohet dhe kur ta shprehë hapur dashurinë; por ka raste kur nuk do t’i mbajë të fshehura ndjenjat, raste në të cilat do t’i shpallë ato në mënyrë të padiskutueshme, për të zhdukur çdo hije dyshimi nga shpirtrat e popullit të Vet” (Predikimet e Ralph Erskine-it).

Fryma e Shenjtë shpesh e ka për kënaqësi që, në mënyrën më të hirshme të mundshme, t’u dëshmojë shpirtrave tanë për dashurinë e Jezusit. Ai merr nga gjërat e Krishtit dhe na i zbulon neve. Nuk dëgjohet asnjë zë nga retë, asnjë vegim nuk e shihet natën, por megjithatë, kemi një dëshmi që është më e sigurt se çdonjëra prej këtyre.

Në qoftë se një engjëll do të zbriste fluturimthi nga qielli dhe do t’i fliste besimtarit personalisht për dashurinë e Shpëtimtarit, dëshmia e tij nuk të ishte asnjë grimë më bindëse sesa dëshmia që ka lindur në zemrën e tij nga Fryma e Shenjtë. 

Pyeti njerëzit e Zotit të cilët e kanë kaluar jetën më pranë portave të qiellit, dhe do të të tregojnë se kanë kaluar periudha kohe kur dashuria e Krishtit për ta ka qenë një fakt aq i qartë dhe aq i sigurt, saqë nuk mund ta dyshonin më, njëlloj siç nuk mund të vinin në dyshim as vetë ekzistencën e tyre.

Po, besimtar i dashur, unë dhe ti kemi kaluar periudha ripërtëritjeje falë pranisë së Zotit, dhe atëherë besimi ynë është ngritur drejt lartësive të sigurisë! Ne kemi pasur sigurinë për ta mbështetur kokën mbi supin e Zotit tonë, dhe nuk e kemi vënë në dyshim dashurinë e Mësuesit tonë ndaj nesh. Pyetja e errët: “Zot, mos jam unë ai që do të të tradhëtojë?”, është shporrur larg nesh. Zoti na ka puthur me të puthurat e gojës së Vet dhe i ka mbytur dyshimet tona me përqafimin e Vet të fortë. Për shpirtrat tanë, dashuria e Tij ka qenë edhe më e mirë se vera.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin