prill 19

Prill 2022


Kur Izraelitët përballen me frikën dhe pendohen për mëkatin e tyre që kishin kërkuar me ngulm që Samueli t’u jepte një mbret që të ishin si kombet e tjera, atëherë erdhi lajmi i mirë (Kur izraelitët u frikësuan dhe u penduan për mëkatin e tyre, duke kërkuar që Samueli t’u jepte një mbret që të ishte si kombet e tjera, atëherë vjen lajmi i mirë): “Mos u frikësoni; edhe pse keni bërë gjithë këtë të keqe.” A e dëgjon se sa pavend që tingëllon kjo—sa e pavend, por e mrekullueshme? Mund të prisje që ai të thoshte: “Frikësohuni, sepse keni bërë gjithë këtë të keqe.” Kjo është një arsye e mirë për t’u frikësuar: keni bërë të keqen më të madhe që keni kërkuar një mbret tjetër, përveç Perëndisë! E megjithatë, Samueli nuk e tha këtë. “Mos u frikësoni; edhe pse keni bërë gjithë këtë të keqe.”

Samueli vazhdon dhe thotë: “Mos lini së ndjekuri Zotin, për shërbejini Zotit me gjithë zemrën tuaj. Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë, as çlirojnë, sepse janë gjëra të kota.”

Ky është ungjilli; Edhe pse ke mëkatuar shumë dhe e ke çnderuar tmerrësisht Zotin, edhe pse tani ke një mbret dhe insistimi jot për një të tillë ishte mëkat, edhe pse ai mëkat nuk mund të zhbëhet dhe as pasojat e tij të dhimbshme nuk mund të anashkalohen, ende ka një të ardhme dhe një shpresë. Ka mëshirë!

Mos ki frikë! Mos ki frikë!

Pastaj vjen themeli madhështor (terreni kryesor/i madh)—baza dhe themeli—i ungjillit te 1 e Samuelit 12:22. Pse nuk është e nevojshme të frikësohesh, edhe pse keni bërë një të keqe kaq të madhe? “Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të emrit të tij të madh, sepse i pëlqeu Zotit t’ju bëjë popullin e vet.”

Baza e ungjillit është përkushtimi që Perëndia ka ndaj emrit të Tij. A e dëgjove? Mos ki frikë, edhe pse ke mëkatuar: “Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të emrit të tij të madh”. Kjo duhet të ketë dy efekte te ty: një përulësi që të thyen zemrën dhe një lumturi që të bën të kërcesh. Përulësi për shkak se vlera jote nuk është themeli i shpëtimit tënd. Lumturi për shkak se shpëtimi yt është aq i sigurt sa edhe besnikëria e Perëndisë ndaj emrit të Tij. S’mund të jetë më i sigurt se kaq!


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia