nentor 18

Nëntor 2022


Fjala e Perëndisë është shpresa jonë e vetme. Lajmi i mirë i premtimeve të Perëndisë dhe i paralajmërimeve të gjykimit të Tij janë mjaft të mprehta, mjaft të gjalla dhe mjaft vepruese, aq sa mund të depërtojnë deri në thellësitë e zemrës dhe më tregojnë se gënjeshtrat e mëkatit janë me të vërtetë gënjeshtra.

Dështimi nuk do të krijojë një të ardhme të mrekullueshme për mua. As tradhtia, as të veshurit në mënyrë provokuese, as hedhja tej e pastërtisë time seksuale, as të qëndruarit në heshtje ndaj pandershmërisë në punë, as divorci dhe as hakmarrja. Ajo që më shpëton nga ky mashtrim është fjala e Perëndisë.

Fjala e premtimit të Perëndisë është si të hapësh një dritare të madhe nga e cila hyn drita e shndritshme e diellit të mëngjesit mbi kacabunjtë e mëkatit, të cilat shtiren si kënaqësi përmbushëse në zemrat tona. Perëndia të ka dhënë lajmin e Tij të mirë, premtimet e Tij, fjalën e Tij për të të mbrojtur nga mashtrimet e forta të mëkatit që përpiqen të ta ngurtësojnë zemrën dhe të të joshin për t’u larguar nga Perëndia, të cilat të çojnë në shkatërrim.

Merr zemër në betejën tënde për të besuar. Për shkak se fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, dhe më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe, ajo do të depërtojë më thellë nga sa ka depërtuar çdo mashtrim i mëkatit ndonjëherë, dhe do të na zbulojë atë që është vërtet e vlefshme dhe në të cilën ia vlen vërtet të besosh dhe të duash.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia