18 mars

Mars 2022                                                                      


Perëndia nuk është kontradiktor. Ai nuk e tregon veten me premtime, me betime dhe me gjakun e Birit të Tij, thjesht për të ankoruar njërin skaj të sigurisë sonë, ndërsa tjetrin ta lërë të qëndrojë në ajër.

Shpëtimi që Jezusi arriti me gjakun e Tij, ishte gjithçka që nevojitet për ta shpëtuar popullin e Tij, dhe jo vetëm një pjesë e tij.

Prandaj priremi të pyesim: Pse shkrimtari i Hebrenjve nga inkurajon ne të kapemi fort pas shpresës tonë (Hebrenjve 6:18)? Nëse të kapurit tonë fort u arrit dhe u sigurua pandryshueshmërisht nga gjaku i Jezusit—dhe kështu ndodhi (dhe ky është ndryshimi mes besëlidhjes së re dhe asaj të vjetër)—atëherë, pse Perëndia na thotë ne të kapemi fort?”

Përgjigjja është kjo:

  • Ajo që Krishti bleu për ne kur vdiq, nuk ishte liria nga nevoja për t’u kapur fort, por fuqia aftësuese për t’u kapur fort.
  • Ajo që Ai bleu, nuk ishte anulimi vullnetit tonë, sikur të mos na duhej të kapeshim fort, por fuqizimi i vullnetit tonë që të duam të kapemi fort.
  • Ajo që Ai bleu, nuk ishte shfuqizimi i urdhërimit për t’u kapur fort, por përmbushja e urdhërimit për t’u kapur fort.
  • Ajo që Ai bleu, nuk ishte fundi i nxitjes, por triumfi i nxitjes.

Ai vdiq që ti të bësh pikërisht atë që Pali bëri te Filipianëve 3:12: “Po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti.” Nuk është marrëzi, por ungjilli, kur i thua një mëkatari të bëjë atë që vetëm Krishti mund ta aftësojë të bëjë, domethënë, të shpresojë në Perëndinë.

Prandaj, unë të nxis me gjithë zemër: Zgjatu dhe kape atë për të cilën Krishti të ka zënë, dhe mbaje fort me gjithë forcën tënde—të cilën, Ai e ushtron me pushtet në ty.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia