17 mars

Mars 2022                                                                      


Lutja është një reagim ndaj premtimeve, domethënë, ndaj sigurive të hirit të ardhshëm të Perëndisë.

Lutja është të tërheqësh nga llogaria ku Perëndia i ka depozituar të gjitha sasitë e hirit të Tij të ardhshëm.

Lutja nuk është të shpresosh në errësirë se mund të ketë një Perëndi me qëllime të mira. Lutja mbështetet në premtimet e Perëndisë. Ajo shkon çdo ditë te banka dhe tërheq aq sa i duhen nga hiri i ardhshëm.

Sigurohu që mos të të shpëtojë lidhja mes dy gjysmave të këtij vargu madhështor. Vër re fjalën “prandaj”: “Të gjitha premtimet e Perëndisë janë “Po” në Krishtin. Prandaj përmes tij ne i themi “Amen” Perëndisë për lavdinë e tij.”

Për t’u siguruar që e kuptojmë këtë, le t’u ndryshojmë vendet dy gjysmave të vargut: Kur ne lutemi, ne i themi “Amen” Perëndisë përmes Krishtit, për shkak se Perëndia ka shqiptuar një “Amen” të prerë për të gjitha premtimet e tij në Krishtin. Lutja është një përgjërim me siguri të plotë se për hir të Krishtit Perëndia do t’i përmbushë premtimet e tij për të na dhënë hir të ardhshëm. Lutja e lidh besimin tonë te hiri i ardhshëm me themelin e gjithçkaje, me Jezu Krishtin.

Kjo na çon te pika e fundit: “Amen” është një fjalë e çmuar dhe plot kuptim kur lutemi. Kuptimi i saj nuk është: “Po, tani e thashë këtë lutje.” Kuptimi i saj parësor është: “Po, Perëndia i ka bërë të gjitha këto premtime.”

“Amen” do të thotë: “Po, Zot, Ti mund ta bësh!” Do të thotë: “Po, Zot, Ti je i fuqishëm! Po, Zot, Ti je i mençur! Po, Zot, Ti je i mëshirshëm! Po, Zot, i gjithë hiri i ardhshëm vjen prej Teje dhe është konfirmuar në Krishtin.”

“Amen” është pasthirrma e shpresës dhe e sigurisë së garantuar pas një lutjeje për ndihmë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>