Atëherë ai tha: “Kështu flet ZOTI: ‘Gërmoni shumë gropa në këtë luginë’. Sepse kështu thotë ZOTI: ‘Ju nuk do të shihni as erë, as shi; megjithatë kjo luginë do të mbushet me ujë; dhe do të pini ju, bagëtia juaj dhe kafshët tuaja të barrës’”.
2 i Mbretërve 3:16-17
Ushtritë e të tre mbretërve ishin të uritura dhe po shuheshin nga etja. Perëndia po bëhej gati ta dërgonte ujin, dhe në këto fjalë, profeti shpalli bekimin që po vinte.
Ja ku kemi një rast të pafuqisë njerëzore: gjithë ata burra trima nuk ishin të aftë të siguronin qoftë një pikë uji të vetme nga qiejt, apo ta gjenin në puset e hapura thellë në tokë. Po kështu, ndodh shpesh që njerëzit e Zotit e humbasin fillin—duke parë pafuqinë e tyre dhe pastaj duke mësuar se ku mund të gjendet ndihma e tyre.
Vër re që njerëzit duhej të përgatiteshin me besim për ta marrë bekimin hyjnor! Ata duhej të gërmonin shumë gropa në të cilat do të grumbullohej uji. Po ashtu, duhet që edhe kisha, përmes përpjekjeve dhe lutjeve, ta përgatisë veten që të bekohet; ajo duhet t’i hapë gropat dhe Zoti do t’i mbushë ato. Një gjë e tillë duhet bërë me besim, duke qenë plotësisht të sigurt se bekimi është në të ardhur. Shumë shpejt, ata do të zbulonin një furnizm unik me ujin që u nevojitej. Nuk ndodhi si atëherë me Elian, kur uji zbriti në formën e shiut nga retë; por në një mënyrë të mistershme dhe të heshtur, gropat u mbushëm përplot. Zoti ka metodat e Tij sovrane të të vepruarit: Ai nuk është i kufizuar nga mënyrat dhe koha ashtu si ne, por bën si dëshiron mes bijve të njerëzve. Detyra jonë është të marrim me përulje prej Tij dhe jo t’i diktojmë Atij [mënyrën dhe kohën].
Ne duhet të vërejmë edhe bollëkun e jashtëzakonshëm të furnizimit—kishte mjaftueshëm, për të plotësuar nevojat e të gjithëve. Dhe kështu ndodh edhe në bekimet e ungjillit. Të gjitha nevojat e bashkësisë dhe të mbarë kishës do të përmbushen përmes fuqisë hyjnore në përgjigje të lutjeve; madje, mbi të gjitha, fitorja do t’i jepet me të shpejtë ushtrive të Zotit.
Çfarë po bëj unë për Jezusin? Çfarë gropash po gërmoj? O Zot, më bëj të gatshëm që të marr bekimin të cilin Ti je kaq i gatshëm ta dhurosh!
© dritez.al 2024