15 mars

Mars 2022                                                                      


Demonët këtu mësuan një të fshehtë. Ata e dinin se ishin të mallkuar. Ata e dinin se Biri i Perëndisë do të ishte fitimtar, ata nuk e dinin se Krishti do të vinte para kohës së mposhtjes së tyre finale.

Krishti nuk do të presë fundin e luftës për t’i udhëhequr trupat e tij në luftim. Ai ka filluar të organizojë një forcë kryengritëse në territorin e satanit. Krishti ka stërvitur një “togë” për të kryer misione të guximshme shpëtimi. Ai ka planifikuar shumë fitore taktike para se të vijë koha e ngadhënjimit të fundit strategjik.

Nga kjo rrjedh kjo mendësi lufte: meqë humbja e satanit është e sigurt, dhe ai e di këtë, ne gjithmonë mund t’ia kujtojmë atij kur ai na tundon që ta ndjekim. Ne mund të qeshim dhe t’i themi: “Paske dalë mendsh. Kush dëshiron t’i bashkohet një humbësi?”

Kisha është armiku i çliruar i “perëndisë së kësaj bote” (2 e Korintasve 4:4). Ne jemi forcat guerile dhe kryengritësit. Ne jemi kryengritësit ndaj mbretërisë rebele të “princit të pushtetit të ajrit” (Efesianëve 2:2).

Lufta nuk ka siguri. Ajo të rrëmben me vrullin e saj. Jetë njerëzish humbasin. Forcat e satanit janë gjithmonë vigjilente ndaj aktivitetit tonë kryengritës. Krishti ka garantuar ringjalljen për të gjithë ata që luftojnë deri në vdekje, por Ai nuk na ka garantuar rehati, as pranim nga bota, as begati në territorin e armikut.

Shumë e dhanë jetën e tyre me dëshirë në territorin e armikut, duke kryer misione për Komandantin. Nuk ka një mënyrë më të mirë për të jetuar, apo për të vdekur sesa kjo!


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia