14 mars

Mars 2022                                                                      


Isaia e sheh që po vjen dita kur të gjithë kombet, ose përfaqësuesit e të gjitha grupeve të njerëzve, nuk do të jenë më në konflikt me Jahveun, Perëndinë e Izraelit dhe me Mesian e tij, për të cilin e dimë që është Jezusi.

Kombet nuk do të adhurojnë më Belin, Nebon, Molokun, Allahun, Budën, apo programet utopike shoqërore, apo mundësitë kapitaliste të rritjes, paraardhësit, apo frymërat animiste. Përkundrazi, ata do të vijnë me besim në banketin e përgatitur mbi malin e Perëndisë.

Atyre do t’u hiqet veli i pikëllimit, vdekja do të shkatërrohet, turpi i popullit të Perëndisë do të hiqet dhe lotë s’do të ketë më.

Ky është sfondi që na ndihmon të kuptojmë vizionin e Isaias 25:3: “Prandaj populli i fuqishëm të përlëvdon, qyteti i kombeve të fuqishme ka frikë nga ti.” Me fjalë të tjera, Perëndia është më i fortë se “populli i fuqishëm”. Ai është aq i pushtetshëm dhe aq i hirshëm, saqë në fund do t’i bëjë kombet mizore që t’i druhen Atij.

Prandaj, tabloja që Isaia na jep, është ajo ku të gjitha kombet kthehen te Perëndia për ta adhuruar, një gosti e madhe për të gjithë popujt, heqja e gjithë vuajtjes, pikëllimit dhe turpit nga kombet, që janë bërë populli i Tij, si dhe shkatërrimi përfundimtar dhe i përjetshëm i vdekjes.

Ky triumf është i sigurt, sepse vetë Perëndia po e siguron. Prandaj, ne mund të jemi të sigurt për këtë.

As edhe një jetë e investuar në kauzën e ungjillëzimit botëror nuk harxhohet më kot. Asnjë lutje apo dollar i vetëm, asnjë letër e vetme, asnjë dritë që është ndriçuar në një vend të errët, nuk është e kotë. Asgjë e investuar në këtë kauzë për përparimin e mbretërisë nuk është e kotë.

Triumfi është i sigurt.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>