korrik 15

Korrik 2022


Pali e kuptoi se pjesa e parë e këtij vargu mund të keqkuptohej: “Jam munduar më shumë se gjithë të tjerët.” Prandaj vazhdoi dhe tha: “Jo unë, por hiri i Perëndisë me mua.”

Pali nuk e gjurmon bindjen e vet te mirënjohja e tij për hirin e kaluar. Ai e gjurmon atë deri te hiri, që vazhdon të vijë te Pali çast pas çasti. Ai po mbështetet në premtimin që hiri i ardhshëm i Perëndisë do të arrijë në çdo moment nevoje. Në çdo rast të synimit dhe përpjekjes së Palit për t’iu bindur Krishtit, hiri po punonte për ta prodhuar atë synim dhe atë përpjekje. Pali nuk e bëri punën e tij thjesht nga mirënjohja për hirin e kaluar, por në një varësi çast pas çasti në mbërritjen e hirit të premtuar. Ai dëshiron të theksojë se hiri i Perëndisë, që sigurohet në çdo kohë, është shkaku vendimtar i punës së tij.

A e thotë me të vërtetë këtë? A nuk thotë thjesht që hiri i Perëndisë ishte me Palin? Jo, thotë më shumë. Ne duhet të ballafaqohemi me fjalët: “Jo unë.” Pali do ta lartësojë hirin e Perëndisë, që vjen çast pas çasti, në mënyrë të tillë që të jetë e qartë se ai vetë nuk është bërësi vendimtar i kësaj pune.

Gjithsesi Pali është një bërës i kësaj pune: “Jam munduar më shumë se të gjithë të tjerët.” Ai punoi, por tha se ishte hiri i Perëndisë “ndaj meje”.

Nëse i lejojmë të flasin të gjitha pjesët e këtij vargu, rezultati është ky: hiri është vepruesi vendimtar në punën e Palit. Përderisa edhe Pali është një bërës i punës së tij, mënyra se si hiri bëhet vendimtar, është duke u bërë fuqia aftësuese e punës së Palit.

Për mua kjo do të thotë se ndërsa Pali u përball me barrën e shërbesës së çdo dite, ai e uli kokën dhe rrëfeu se nëse nuk i jepej një hir i ardhshëm për punën e asaj dite, ai nuk do të ishte në gjendje ta bënte atë punë.

Ndoshta Pali kujtoi fjalët e Jezusit: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5), prandaj u lut për hirin e ardhshëm për atë ditë dhe besoi premtimin se ai hir do të vinte me fuqi. “Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Krishtin Jezus” (Filipianëve 4:19).

Pastaj Pali veproi me gjithë fuqinë e tij.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>