spurgeon dev 13 nëntor am
November 2023

“Shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja.”

Gjoni 15:4

Si ndodhi që fillove të japësh fryt? Kjo ndodhi atëherë kur shkove te Jezusi, u dorëzove plotësisht në shlyerjen e Tij të madhe dhe u prehe në drejtësinë e Tij të përkryer. Sa shumë fryt që jepje atëherë!

A i kujton vallë ato ditë të para? Atëherë ishte koha kur hardhia lulëzonte, vilet e rrushit piqeshin, shegët çelnin lule dhe lehet e erëzave lëshonin aromën e tyre. Vallë, a mos ke pësuar rënie që atëherë?

Nëse po, të nxis që të kujtosh atë kohë të dashurisë dhe të pendohesh, si dhe t’u kthehesh veprave të tua të para. Angazhohu me tërë forcën në veprimtaritë që jeta jote e besimit ka dëshmuar se të afrojnë më shumë te Krishti, sepse prej Tij rrjedhin të gjitha frytet e tua.

Çdo ushtrim i shenjtë që të afron tek Ai, do të të ndihmojë që të japësh fryt. Nuk ka dyshim që dielli punon shumë mes pemëve të kopshtit, që ato të lidhin fryte: kjo vlen të thuhet edhe më shumë për Jezusin, si dielli për pemët e kopshtit të Tij të hirit.

Kur ke qenë më i pafrytshëm se kurrë? A nuk ka ndodhur kjo atëherë kur ke jetuar më larg Zotit Jezu Krisht, kur e ke shpërfillur lutjen, kur je larguar nga thjeshtësia e besimit tënd, kur u ke kushtuar më shumë vëmendje hireve të tua sesa Zotit tënd, atëherë kur ke thënë: “Mali im qëndron i fortë, kurrë nuk do të lëkundem”, dhe ke harruar se ku gjendet forca jote—a nuk ka qenë atëherë që edhe pushove së prodhuari fryt?

Disa nga ne kanë mësuar përmes përuljes së tmerrshme të zemrës përpara Zotit, se pa Krishtin nuk kemi asgjë; dhe atëherë kur e kemi parë shterpësinë totale dhe sosjen e gjithë fuqisë njerëzore, kemi klithur me ankth: “Tek Ai gjendet çdo fryt i imi, sepse nga vetja ime nuk jap fryt.”

Përvojat e së kaluarës na kanë mësuar se sa më e çiltër të jetë mbështetja jonë në hirin e Perëndisë në Krishtin dhe sa më shumë të varemi nga Fryma e Shenjtë, aq më shumë fryt do të japim për Perëndinë tonë. Duhet të besojmë në Jezusin, si për vetë jetën, ashtu edhe për frytet e saj.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin