spurgeon dev 12 maj pm
Maj 2023

“Mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh. Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh.”

Zanafilla 46:3-4

Jakobit duhet të jetë rrëqethur për shkak të mendimit se duhet të largohej nga toka e etërve të tij, për të jetuar mes paganëve të huaj. Ishte një vend i panjohur dhe sipas të gjitha gjasave, një vend sprovash: Kush vallë mund të guxojë të qëndrojë pa e zënë ankthi mes shpurës së një fuqie të huaj? E megjithatë dukej qartë se kjo ishte rruga që ishte caktuar për të dhe prandaj vendosi të shkojë.

Kjo është shpesh përvoja e besimtarëve; ata janë të thirrur për t’u përballur me rreziqe dhe tundime. Në periudha të tilla, le ta ndjekin shembullin e Jakobit, duke i ofruar flijime lutjesh Perëndisë dhe duke kërkuar udhëheqjen e Tij! Le të mos bëjnë asnjë hap pa marrë bekimin e Zotit! Atëherë, shoku i Jakobit do të bëhet miku dhe ndihmësi i tyre.

Ç’bekim është kur ndihemi të sigurt që Zoti është me ne në të gjitha udhët tona dhe begenis të përulet bashkë me ne në të gjitha poshtërimet dhe syrgjynosjet tona! Madje, edhe në kohë të tilla mund të rrezitemi në rrezet e diellit të dashurisë së Atit tonë! Nuk duhet të ngurrojmë të shkojmë aty ku Ai na premton praninë e Tij; madje edhe lugina më e errët ndriçon nga rrezatimi i kësaj sigurie. Duke marshuar përpara me besim në Perëndinë e tyre, besimtarët do të marrin premtimin e Jakobit. As hallet e kësaj jete dhe as dhomat e mortjes nuk do të mund t’i pengojnë ata. Pasardhja e Jakobit doli nga Egjipti në kohën e duhur, dhe porsi ata, edhe të gjithë besimtarët do të kalojnë pa u prekur, mes mundimeve të jetës dhe tmerrit të vdekjes.

E ushtrofshim edhe ne të njëjtin besim si Jakobi! “Mos ki frikë”, ky është urdhërimi i Zotit dhe inkurajimi i Tij hyjnor për ata që, nën nxitjen Tij, kanë dalë e lundrojnë në dete të reja; prania dhe mbrojtja e Perëndisë largofshin edhe grimën më të vogël të frikës mosbesuese! Pa Perëndinë tonë duhet të kemi frikë të bëjmë qoftë edhe një lëvizje të vetme; por kur Ai na urdhëron të lëvizim, është e rrezikshme nëse ngurrojmë.

Lexues, ec përpara dhe mos ki frikë!


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin