Thesari yne i vertete

Dhjetor 2020


Mateu 2:10

Por, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.

Të adhurosh Jezusin do të thotë që plot me gëzim t’i atribuosh autoritet dhe dinjitet Krishtit me dhurata sakrifikuese. Ne ia atribuojmë Atij këto gjëra, nuk ia shtojmë. Perëndisë nuk mund t’i shërbehet me duart e njerëzve, sikur Ai të kishte nevojë për ndonjë gjë (Veprat 17:25).

Prandaj, dhuratat e dijetarëve nuk iu dhanë për ta mbështetur apo për t’i plotësuar nevojat. Një monark do të çnderohej, nëse vizitorët e huaj i vinin me paketa ndihmash mbretërore. Këto dhurata nuk shërbejnë as si ryshfet. Perëndia na thotë te Ligji i Përtërirë 10:17 se Ai nuk pranon ryshfet.

Atëherë, çfarë kuptimi kanë dhuratat? Në çfarë mënyre janë ato adhurim? Dhuratat janë nxitëse të dëshirës për vetë Krishtin, në të njëjtën mënyrë siç është edhe agjërimi. Kur i jepni një dhuratë të tillë Krishtit, është një mënyrë për të thënë diçka të tillë si:

Gëzimi që po kërkoj nuk është shpresa që të pasurohem me gjëra prej Teje. Nuk kam ardhur tek Ti për gjërat e Tua, por për Ty. Këtë dëshirë, të cilën po e nxit dhe demonstroj, duke dorëzuar këto gjëra me shpresën që të kënaqem më tepër me Ty dhe jo me gjërat. Duke të dhënë atë për të cilën Ti nuk ke nevojë dhe me të cilën mund të kënaqem vetë, jam duke thënë me më tepër vërtetësi dhe dëshirë: “Ti je thesari im dhe jo këto gjëra.”

Mendoj se ky është kuptimi i adhurimit të Perëndisë, me dhurata ari, temjani dhe mirrë. Zoti e pranoftë të vërtetën e këtij teksti dhe na zgjoftë një dëshirë për vetë Krishtin. Thënçim edhe ne prej zemrës:

Zot Jezus, Ti je Mesia, mbreti i Izraelit. Të gjitha kombet do të vijnë dhe do të përulen para Teje. Perëndia e qeveris botën në mënyrë të tillë që të sigurohet që njerëzit të të adhurojnë. Prandaj, çfarëdo kundërshtimi që mund të përball, me gëzim ta atribuoj Ty autoritetin dhe dinjitetin dhe sjell dhuratat e mia për të thënë se vetëm Ti mund të ma kënaqësh zemrën dhe jo këto gjëra.

Shkëputur nga libri i John Piper "Agimi i gëzimit të pashkatërrueshëm"


Postime të ngjashme

30 dhjetor, mbrëmje – Besimtar sa për emër apo zotërues i vërtetë i besimit
30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin
>