Kjo kryevepër e satirës, të cilën autori ia dedikon mikut të tij J. R. R. Tolkien, ka tërhequr dhe ndikuar miliona lexues me portretizimin dinak e ironik të jetës së njeriut nga pikëpamja e djallit Hirzi. E pakrahasueshme për sa i përket komikes dhe origjinalitetit, korrespondenca e mprehtë e djallit plak të përbotshëm, me nipin e tij Krimbaqin, nxjerr në pah anën më të errët e më argëtuese të autorit C. S. Lewis.