Në librin “Martesa e formësuar nga Ungjilli”, Chad & Emily Van Dixhoorn theksojnë se si Krishti na thërret dhe na aftëson që ta duam bashkëshortin/en. Duke u mbështetur në Shkrimin e Shenjtë dhe në shkrimet e pastorit puritan William Gouge, Agustinit dhe të tjerëve, ata na ofrojnë një vlerësim të shkurtër të projektit biblik rreth martesës dhe japin këshilla realiste rreth jetës martesore nga një këndvështrim i hirshëm.